16.5 C
Tirana
E premte, 11 Tetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

TAKIM ME ZEMRËN E TJETRIT ME KOLEKTIVIN E BUKUR E CILËSOR PEDAGOGJIK TË GJIMNAZIT “ISMAIL QEMALI” TIRANË 

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Me një pjesë të kolektivit të gjimnazit “Ismail Qemali”, Tiranë, 2016

Herët në  mëngjesin të 8 shtator 2016 shkova në gjimnazin “Ismail Qemali” Tiranë për të takuar e dhuruar librin e kujtimeve “Në labirintet e jetës sime”. Kisha punuar në vitet shkollore 2004 – 2011, dhe kam  kujtimet më të mira të jetës sime pedagogjike. Ishin kolegë e kolege të talentuara me shumë kulturë qytetare.

Isha larguar nga gjimnazi “Ismail Qemali“ kur në kraharorin tim rrihte zemra që më lindi nëna ime e shtrenjtë dhe në 8 shtator 2016 shkova me emocione malli për të takuar e dhuruar librin e kujtimeve. Kisha ardhur për herë të parë nga Nju Jorku me zemrën e tjetrit që më ka dhënë shansin e jetës sime të dytë. Kisha bërë një rrugë të mundimshme dhimbje me kalvarin fizik e shpirtëror, vuajtje, klithme e shprese në një betejë për jetë a vdekje nëpër spitalet Tiranë, Torino, Malinao dhe Nju Jork.

Kur mbërrita te oborri gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë sapo kishin dalë rrezet  diellit dhe punonjëset e shërbimit  ishin në procesin  e higjenizimit. Ato, kur më panë në hyrjen  e oborrit të shkollës më takuan me shumë dashamirësi. Duhej të prisja të vinin koleget që t’i  takoja pa filluar ora e mësimit. Me çantën me libra shkova tek lokali vogël  ngjitur me murin rrethues të gjimnazit ku e pija kafen me kolegët e mi. Atje takova kolegët e departamentit të edukimit fizik Ilir Reçi e Bashkim Greblleshi. U takova me mall dhe ata nuk po besonin që isha para tyre.

U dedikova librin e kujtimeve dhe po shkruaja dedikimin për librin që do i dhuroja kolegut Fatos Vaqari që kishte dalë në pension një vit para meje dhe shtëpinë e kishte afër gjimnazit. Gjithmonë në vitet që punova në gjimnazin “Ismail Qemali” kolegun Fatos Vaqari  e gjeja tek lokali, i cili me humorin e tij na hiqte streset e përditshme. Kur do të ulesha në tavolinë i pyeta kolegët e mi  për kolegun Fatos Vaqari që vinte i pari tek lokali. Kur më thane se kishte 6 muaj që ishte larguar nga jeta, mbeta i ngrirë, mu ngurtësuan edhe tingujt  e zerit. Ishte shumë dashamirës. Atje tek palestra e gjimnazit me kolegët e tij më mirëpriste me shumë dashuri njerëzore kur shkoja në orët që kisha pushim. Më mbeti hidhërimi që nuk  munda ta takoja,

Pasi ika nga lokali, hyra në oborrin e gjimnazit që të prisja kolegët kut të hynin tek porta tu dhuroja librin. Aty më takoi me respekte  kolegu Edi Pinari, me të cilin jemi në një bllok banimi. Kisha patur shumë mirëkuptim në bashkëpunimin pedagogjik në departamentin e lëndëve histori gjeografi. Duke hyrë në koridoret e shkollës ra zilja për një mbledhje operative të drejtorisë me mësuesit në sallën e mësuesve. Duke ecur në koridore kisha emocione për kujtimet me nxënës e kolegë. Kur mësuesit  po futeshin në sallën e mbledhjeve, mora një karrike dhe e vendosa në koridorin përballë derës së sallës së mësuesve. Mbi karrike vendosa librat qo do ju dhuroja kolegëve të mi. Kolektivi kishte bërë ndryshime,si  edhe  drejtoria kishte drejtues të tjerë.

Duke qëndruar tek koridori me shpejtësi shkruajta emrat e kolegëve tek libri që t’ua jepja pa filluar mbledhja. Nga drejtoria pashë që doli një zonjë dhe dikush më tha se është drejtoresha e re e gjimnazit. E përshëndeta, duke respektuar jetën time pedagogjike dhe i dhurova librin e kujtimeve. Me respekt ajo më falënderoj dhe më lejoji që të shpërndaja  librin tek kolegët e mi. Duke shfytëzuar çdo sekondë, shkruaja me shpejtësi dedikimin në libër se po afronte fillimi i orës së  parë të mësimit. Në këtë gjimnaz ora e mësimit zbatohet me disiplinë shëmbullore. Pas mbledhjes që zgjati pak minuta, me kolegët e mi që kisha punuar fiksuam foto në këndin e muzeut të shkollës  dhe në hyrjen e katit të parë.

Një pjesë e kolegve që kishin pushim më shoqëruan me shumë dashmirësi në lokalin komod afër hyrjes së gjimnazit. Nëpër tavolina të ulur me grupe në afërsi diskutuam për jetën time të dytë.Nuk kisha kohë  që të çmallesha me kolegët, por  ndjeva emocione gëzimi që i pashë me sytë e mi dhe ata me shumë gëzim  shprehën urimet më të sinqerta me buzëqeshje që unë kisha shpëtuar nga kthetrat e vdekjes dhe isha para tyre. U ndjeva shumë i gëzuar që u dhurova librin që të jem një kujtim në bibliotekën e familjes së tyre.

Ndjehesha i gëzuar që vitet e fundit të punës si mësues i kalova në gjimnazin ”Ismail Qemali”, i cili  kishte një traditë të mirë të ecurisë mësimore edukative duke shënuar nëpër vite rezultate të larta në provimet e maturës shtetërore. Ne ishim të gëzuar që nxënësit e gjimanzit tonë kishin ecur me suksese në përvetsimin e shkencës duke kontribuar me sukses në institicionet e demokracisë pluraliste shqiptare. Stafi drejtues i gjimnazit me shumë kulturë profesionale e etikë demokratike bashkëpunonte, bashkëvepronte me kolektivin e mësuesve, me komunitetin e gjerë të nxënësëve e të prindërve. Ruaj në kujtesë me shumë respekte drejtueset e gjimnazit Sllavica Zverku, Lidra Mejdani, Lumturi Çela që kishin permormancë shëmbullore.

Kolektivi pedagogjik i gjimnazit kishte mësues të përkushtuar e të talentuar. Në lëndën e fizikës dalloheshin mësueset e talentuara Vjollca Llaha, Ida Maçi, Besa Bilali, Aurora Premti, Vlefta Resuli. Mësueset e matematikës Vali Lamani, Anastasia Peçi, Aferdita Hysi, Sonja Simo, Ermioni Dilo, Mimoza Çela, të cilat  punonin me shumë përkushtim e pasion për ngulitjen e koncepteve të matematikës dhe  maturantet e tyre dilnin me rezultate të larta në provimin e maturës shtetrore.

Edhe mësueset e lëndëve shoqërore Aida Serjani, Vojsava Ago, Merita Abazi, e Vjollca Koçollari ishin me aftësi të larta metodike-shkencore duke punuar me përkushtim në formimin shkencor të nxënësve në çdo orë mësimi. Me kolegët e mi të lëndës histori e gjeografi, Desara Karaj, Blerta Mullaraj, Edi Pinari, Djana Manaj, Suela Haxhiraj etj bashkpunonim  në komisionin e lëndëve histori-gjeografi me shumë dashamirësi për zbatimin e metodave të mësimnxënies duke realizuar objektivat e planifikuara nga programi mësimor. Të gjithë kolegët e mi që jepnin lëndët histori-gjeografi kishin pregatije të lartë shkencore  dhe  punonin me përkushtim si edukatore të brezit të ri.

Mësueset e informatikës Lindita Andoni Gjini e Majlinda Lipo ishin të talentuara në mësimdhënien e mësimnxënien  duke zhvilluar  me nivel të lartë shkencor orë mësimi në laboratërët e informatikës. Mësueset e letërsisë Zana Maliqi, Eriola Agalliu, Yllka Filipi, Evelina Cako, Drita Cota, Marsida Jerani, Teuta Berisha, Yllka Iljazi ishin të talentuara në mësimdhënjen e lëndës së letërsisë e drejtonin veprimtarit e librit në shkollë e jashtë shkolle duke frymëzuar nxënësit në krijimtarinë letrare.

Në departamentin e lëndeve kimi-biologji punonin me përkushtim mësueset Alma Meta, Djana Zepishta, Nasie Karameto, Jonida Varfi, Luljeta Shehu, Elisabeta Vranari. Departamenti i gjuhëve të huaja kishte  drejtuse mësuesen e talentuar të gjuhës anglisht Luljeta Malaj dhe mësueset e përkushtuara Albana Tabaku, Albana Halili, etj.

Mësuesit  e edukimit fizik Fatos Vaqari, Bashkim Greblleshi, Ilir Reçi, Majlinda Kaso Tufina, Redi Shqevi, Dorina Vogli, ishin të përkushtuar për gjallërimin e veprimtarive sportive në procesin mësimor. Edhe në kohën e lirë nxënësit gjenin ambiente të këndshme për zhvillimin e garave sportive, sepse mësuesit e fiskulturës ishin të apasionuar për edukimin fizik të gjimnazistëve Ismailas. Gjimnazi “Ismail Qemali” nga Ministia e Arsimit dhe Shkencës, ishte çertifikuar  ”Gjimnazi më i mirë në Shqipëri”, për rezultatet më të larta mësimore edukative. Gjimanzi  kishte ambiente të bukura dhe funksionale në të cilat nxënësit zhvillonin procesin mësimor e aktivitete të ndryshme në funksion të  argëtimit e edukimit të tyre.

Në gjimnaz zhvilloheshin  shumë veprimtari edukative  me një tematikë të gjerë, në fushën e kulturës e  artit, të cilat zhvilloheshin në  mjediset brenda shkollës e jashtë saj. Ato gjallëronin jetën e nxënësve e rritin shumë interesimin e tyre në  pjesëmarrjen aktive-masive të nxënësve në veprimtaritë e planifikuara në fusha të ndryshme e të larmishme. Mjediset e klasave ishin komode për zhvillimin e proçesit mësimor-edukativ.

Dita e 8 shtatorit 2016 ishte për mua një ditë e paharruar e gëzueshme që munda të takoja kolegët e mi, të cilët në vitet kur isha në spitale më dërgonin vazhdimisht përshëndetje dashamirëse  optimiste për të përballuar sfidat me sëmundjen e rëndë.

Kur ika nga gjimnazi “Ismail Qemali” në  fund të vitit shkollor 2011, nuk arrita të bëja cermonin me kolektivin të daljes sime në pension,sepse kisha planifikuar ta bëja më vonë kur të botoja librin e kujtimeve, por sëmundja  më largoi nga atdheu dhe  në vitin 2016 e botova librin e jetës sime pedagogjike. Unë kam punuar në shumë shkolla me kolektiva të mira, por në gjimnazin “Ismail Qemali “ Tiranë gjeta një kolektiv të përsosur, me njël harmoni e kulturë qytetare shëmbullore. Në kolektiv  komunikohej me shumë sinqeritet e dashamirësi, pa smira e xhelozi. Shumica e kolektivit  ishin zonja dhe kryezonja të vërteta  që me seriozitetin në punë, me performacë shëmbullore zbukuronin mjediset e gjimnazit me pamjen e tyre estetike,

I kujtoj me shumë respekte e mallin e emigracionit .  Gëzofshin jetë  të gjatë me lumturi në familjet e tyre!

Qatip Mara
North Carolina, USA, 6 shkurt 2024

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit