VUÇEVIQ, VETË NJË MASHTRUES E OBSTRUKSIONIST, IA GJUAN TOPIN KURTIT!

0
231
Gani I. Mehmeti

Gani I. Mehmeti

“Beogradi dhe Prishtina asnjëherë nuk ishin më larg njëra-tjetrës në procesin e dialogut se tash e 3 vjet prej ardhjes së Kurtit në pushtet. Duke pasur parasysh se Kurti në mënyrë të vazhdueshme bënë obstruksion në vazhdimin e tij, çfarë mund të pret njeriu dhe a mund të ketë ndonjë përgjigje, vështirë të thuhet” – thoië Vuçeviq.

Por, sa qëndron kjo që shkruan ai? Kush bën obstruksione, Vuçiq apo Kurti ? Cili ka dashur të nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit e cili jo, kush ka pranuar Marrëveshjen e kush jo? Përse Vuçiq nuk e nënshkroi, deri sa Kurti po priste nga Vuçiqi nënshkrimin. Pra, obstrukionist mbetet dhe është Vuçiqi e Vuçeviqi, e jo Kurti.

«Kurti nuk është i gatshëm në asnjë lloj kompromisi, çfarëdo lëshimi për te është e barabartë me tradhti” tha Vuçeviç.

Kurti nuk ka se çfarë lëshimesh të bëjë. E, deri sa nuk ka se çfarë lëshimesh të bëjë, nuk mund të pritet kurrfarë kompromisi. Përse, çfarë kompromisi kërkon Vuçeviq nga Kurti ? T’i japë veriun e Kosovës? Jo, mor, ai është i Kosovës, nuk është i Serbisë. Aty, edhe pse thuhet se me shumicë janë serbë, territori e toka janë të Kosovës dhe nuk mund t’i jipet një shteti tjetër. Edhe ashtu, atje nuk ishin shumicë serbët, por shqiptarët u ndoqën, mbi 13 mijë shqiptarë nën komandën e KFOR-it francez në vitin 2000. Duhet të kthehen këta 13 mijë shqiptarë njëherit në veri të Ksovës, pastaj të flasim.

Sipas Vuçeviç “atij (Kurtit) nuk i intereson gjetja e zgjidhjes që do të kënaqte të dy palët, që do ishte e pranueshme edhe për serbët, që do merren parasysh edhe të drejtat legjitime të interesit kombëtar serb ».

Çfarë do të ishin të drejtat legjitime kombëtare serbe e që ju mungojnë serbëve të Ksoovës? Le të na tregojë, kur ata janë pakica më e privilegjuar në botë. Të drejtat që i gëzojnë ata sipas kushteutës së Ahtisarit, nuk i gëzojmë as ne shqiptarët, po në Kosovë.

Ndërkaq, përse Vuçeviq, kur kërkon për interest kombëtare serbe, nuk flet edhe për interest kombëtare shqiptare tek shqiptarët në Serbi? …

Faktor kyç i jostabiliteit është vetë Vuçiqi, Vuçeviqi, Daçiqi e të tjerë, jo Kurti.

Dhe, deri sa paskan qenë afër normalizimit të Serbisë me Ksovën përa tri vitesh, përse nuk u bë atëherë ai nirmalizim? Jo, por aso kohe nuk po kudërshtoheshin kërkesat e Serbisë, dhe sërish nuk u arrit ai farë normalizimi…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.