Shqiptar Demaçi: ”A e vodhëm ne vetë shtetin! Po, edhe fort bile!”

1
479
Shqiptar Demaçi

(Eurodeputë francezë, e ca gjermanë- po thonë: ‘Kosova shtet i dështuar’…)

Të kthehemi pak prapa… Menjëherë pas luftës në Kosovë, fabrikat prodhuese të: Amortizatorëve-(AP)Prishtinë, Energoinvesti në Prishtinë (pajisje elektrike), NGB ‘Rilindja’´- Prishtinë, Fabrika e tekstilit Prishtine, Fabrika e tapetave(Fazita), Fabrika e Pjesëve të makinave ne Pejë, Fabrika e akumulatorëve në Mitrovicë, F.e bojëra llaqeve(Mitrovicë), ‘Poleti’(tesktil) i Vushtrris, Fabrika e vajit në Ferizaj, Fabrika e tubave me tegel Ferizaj, Fabrika e radiatorëve ne Gjilan, Fabrika e materialit ndërtimor Podujevë, Ndermarrja e tekstilit ‘Emin Duraku’ Gjakovë, ‘Elektromotori – Gorenje’- Gjakovë, F. e lëngjeve ‘Ereniku’ Gjakovë, ‘Ballkani’ (damper) i Suharekës, ’Agrokosova(lëngje)Suharekë, Famipa-Prizren, ‘Farmakosi’, Printexi- Prizren, Fabr. e tekstilit’ ish Yumco’ Drenas, Fabrika e municionit ‘Skenderaj’, Fabrika e lekurë këpucëvë Pejë. ¨

E katastrofa të tjera të biznesit në telefoni ‘Vala’ etj. Nejse, u privatizuan F. e Birrës, F. e Sheqerit Pejë e po punojnë me rentabilitet etj.

U lanë instutucionet arsimore e shëndetësore në mëshirë të donacioneve e investimeve të mangëta…

Por, a e vodhëm ne vetë shtetin: PO, EDHE FORT BILE! Këtë nuk mund të na e shpif askush. A ishim të panikoqirllëk: PO, EDHE FORT!

Por… ato fabrika të lartnumëruara, me ‘i privatizu’ e me i dështu KUSH NA ‘MËSOI’! Ne vetë PA NDIHMËN E ‘EKSPERTIZËS’ E TRYSNISË NDËRKOMBËTARE nuk kishim ditë!

KOSOVA, SHTET I DËSHTUAR?!! PO, SI NDRYSHE! Keq e keq e keq,.., nuk bëhet: mirë!
Evropa na duhet, POR… shumë më shumë na duhen punësimi dhe stabiliteti ekonomik!

1 KOMENT

  1. I nderuari Shqiptar,

    Po shihet se je njeri shum negativ dhe qellimisht po dezinformon me kete shkrim te nihilizmit te juaj, dhe qka eshte edhe me keq me nje shkrim anti-SHQIPTAR.

    Te gjitha fabrikat qe i ke permend jane shkaterruar ne vitin 1990 kur Serbai e okupoi edhe ma shume se qe ishte e okupuar deri me 1990 duke i bere masat e dhunshme dhe duke perjshtuar te gjithe Shqiptart prej puneve publike. Ato fabrika qe po i permend kane qene te vjetra dhe nuk ka pase investime ne asnjeren prej tyre. Ne nderkohe ka ndodhe nje ndryshim i adh ne prodjhimtarine boterore ku shtetet me fuqi te lire puntore siq jane Kina, India, Banglladeshi, Vietnami filluan te prodhojne prodhime te ndryshme me te cilat i hjeken nga perdorimi disa qindra mijera fabrika ne bote, sepse prodhimi ne keto shtete ishte shumefish me i lire se per shembull ne fabrikat publike qe i permende.

    Shqiptar, privatizimi ka qene fantastik dhe ka sjelle zhvillim fenomenal ekonomik ne Kosove. 380 000 punetor sot jane te regjistruar dhe 350 000 te paregjistruar.

    Nuk e besoj se ti Shqiptar e din qe SOT ne Kosove funksionojne 170 000 biznise private dhe afersisht 4 mije fabrika te vogla dhe te mesme te cilat i kane hape banoret e Kosoves!!!!!! Pra qifti i juaj e permend privatizmin e nje fabrike te mobiljeve ne Ferzaj por nuk e permend kurre se vetem ne fshatin Greme ne Ferizaj jne 106 fabrika te mobiljeve.

    Ti i nderuari komunist Shqiptar, ti je shume nihilist dhe shum komunist por para se te gjithave je nje person i PA-DITUR…njerio pa dituri elementare per shoqeri dhe zhvillimet shoqerore ne Kosove.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.