GREKËT I KANË RUAJTUR TOPONIMET, JO SI SHQIPTARËT…

0
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Ndërsa lexon librin “Historitë” e Herodotit, ku thuhet se janë përmendur mbi 5000 emra, vëren se shumica absolute e toponimeve greke janë ashtu edhe sot, si kanë qenë para 2500 vjetëve nē Greqi, pavarësisht pushtimeve të ndryshme. Kjo tregon qëndrueshmërinë e racës dhe vetë-respektin e tyre për vendin e tyre! Ka ndonjë toponim si Teba, që është bërë Thiva, ku ka lindur edhe i madhi arvanitas Aristidh P. Kola, por shimica e toponimeve të lashta janë ruajtur si kanë qenë.

Tek ne kemi toponime sllave, turke e komuniste, etj. që nuk janë hequr, kanë mbetur ashtu të pjerdhura si na i kanë vënë, si Velipojë, Postopojë apo Voskopojë etj. Madje ka raste kur nga Liqenas, një toponim shqip u bë Postec në maqedonisht, se ne jemi post-modernistë të mëdhenj. Pandeli Majko pati ndërhyrë që toponimi shqip të maqedonizohej. Pra, nëse merresh me gjëra që ruajnë e mbrojnë vlerat tona shqiptare, këtyre post-modernistëve kjo u duket budallallëk, marrëzi, idealizëm. Në fakt kjo është anakronizëm, se të tjerët e bëjnë këtë, e ne jo!

I pata bërë kërkesë Saliut kur ishte kryeministër, që t’i ndërrojmë toponimet barbare, pasi Zogu në kohën e tij e kishte bërë një projekt, por që nuk ishte zbatuar. Saliu e kishte në atë kohë mendjen më shumë te Fazlliçi, se te këto projekte shqiptarizuese. E tani në opozitë, kur e sheh pushtetin me dylbi, Saliu bëhet patriot i madh, goja i rrjedhë mjaltë… rren besueshëm…

Pastaj i shkrova Jozefinës, si kryetare Kuvendi që ishte, “vijmë e shkojmë”, i thashë, “e toponimet mbesin aty…”, e cila për hir të së vërtetës ia çoi këtë kërkesë timen Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kryetari i së cilës më falenderoi për sugjerimin. Ai i kërkoi Presidentit dhe institucioneve të tjera, që ta shikonin këtë kërkesë. Mbaj mend se disa javë më pas, presidenti Topi në atë kohë kërkoi që toponimet barbare të zëvendësohen me emra shqip, që nga lashtësia dhe me të rinj, por askush nuk u mor seriozisht me këtë punë!

Këta zihen si kurvat me njëri-tjetrin, mendova, kush me e rreh gjoksin më shumë, pa bërë asgjë, e punë të dobishme nuk bëjnë!

Kur erdhi Rama në pushtet, mendova se ky është premtues, modernist, ndoshta ky po merret edhe me këtë punë, por jo, as përgjigje nuk mora prej tij. Doli edhe ky post-modernist. Pastaj i shkrova deputetes letrare Ledi Shamku – Shkreli, të shoqes së Artan Shkrelit dhe ia kujtova këtë, a mundet ajo t’ia kujtonte Ramës një gjë të tillë dhe me një projekt nga Akademia e Shkencave të rregullohej kjo punë, por jo. Nuk dëgjova gjë prej saj. A e kishte marrë, lexuar apo jo kërkesë-sugjerimin tim nuk e di.

Varet edhe se si i ka punët me Ramën kjo, thashë! Apo ajo memdon, si Maks Cikuli kur ishte ministër i shēndetësisë dhe i pata sugjeruar shërbimin shëndetësor gjysëm privat në Shqipëri dhe me karta shëndeti, nga sigurimet shëndetësore. Kush është ky që sugjeron? Çfarë interesi ka, apo lidhja e tij me shefin e madh?! Ata e keqkuptuan sugjerimin tim, mendonin se po thoja për kartelat e të sëmurëve, që të dilnin onlike. Absurde e qesharake. Bëjnë sherr-budallain shumë shpejt këta!

Me këta njerëz të përkohshëm, që nuk janë gati për gjëra të mëdha, vështirë të kryesh punë. E të gjithë bashkë, a i shajmë grekët?! Se kanë bërë një shtet më të rregullt se ne, se janë më nacionalistē se ne dhe se në emër të lashtësisë, ata i ruajnë disa vlera të trashëguara më mirë se ne dhe shikojnë të imponojnë kulturën e tyre, e jo të pranojnë barbarizmat e të tjerëve, si ne! …

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.