Tradhtarët dhe “tradhtarët”

0
317
Isa - Hashimi - Mogherini - Vuçiq

Naser Aliu Lis Bukuroca

Çdo ish i burgosur politik shqiptar në ish- Jugosllavi, qe denoncuar nga një shqiptar tjetër, shpesh nga një shumë i afërt. Ata shërbëtorë të djeshëm të Serbisë, veprojnë edhe sot, vetë ose së bashku me djemtë e bijat, sepse nuk i ka shfarosur ndonjë epidemi. Nga frika se Serbia publikon emrat, bijtë e tyre do të përdoren prej saj brez pas brezit, deri kur t’i duhen.

Për të larguar dyshimet nga vetvetja, ata nxitojnë të shajnë tjerët me ”tradhtar.“ Kështu besojnë se fshehin angazhimin e vet dhe kontributin që japin për një shtet të huaj. (Me këtë mendim nuk i qasem profesorit dhe akademikut me deficit të madh të edukatës elementare, i cili i ndihmuar nga politika qenka zgjedhur akademik. Atë akademik nuk e njoh, nuk e njihja, nuk dija se ishte shkrimtar, por vetëm se ishte deputet i LDK-së. Me atë mendim nënkuptoj disa udbashë nëpër platforma të ndryshme në internet dhe luftën e tyre kundër Kosovës.)

Ka edhe prej tyre që janë të ndikuar nga tutorë, që nuk mendojnë shumë vetë, por zakonisht ofenduesit përdorin atë fjalë stigmatizuese dhe poshtëruese kundër tjerëve, mu si ndihen ata, apo si janë ata vetë.

Në një shoqëri ku i këndohet vetëflijimit, ku njerëzit fotografohen pranë varreve, ku mburren me vdekjen e huaj, fjala “tradhtar” është akuza më e rëndë që mund t’i bëhet.
Qëllimi i përdorimit të atij cilësori është përjashtimi i një njeriu nga shoqëria, për të dëmtuar dinjitetin e tij sa më shumë, për ta veçuar sa më mirë dhe për ta bërë të likuidueshëm sa më pakundërshtueshëm.

Të likuidueshëm, në mënyrë që ekzekutimit të tij t’i gëzohen sa më shumë njerëz!!! Në mënyrë që atentati eventual të vlerësohet si akt patriotik.

Sikur të kishte shtet ligjor, për përdorimin inflacionar të asaj fjale, vend e pavend, shumë udbashë do t’ishin dënuar. Përdorimi i tepruar i asaj fjale ka ndihmuar ata të krijojnë një mjegullnajë, të fshehin veten sa të mos të kuptohet më, cili është atdhetar, cili tradhtar. Patriotët më të mëdhenj janë shpallur tradhtarë nga një grup, por për asnjë udbash të madh nuk jemi të sigurt, sepse edhe veprat konkrete në dobi të Serbisë, që do të duhej të përkufizonin dhe ndriçonin udbashin, arsyetohen në shumë mënyra.

Shpifja dhe akuza e pa fakte, është e ndaluar. Kallëzimi për vepra kundër atdheut, për tradhti, bëhet në polici, jo në facebook, jo në vend publik. Këtë duhet ta dinë edhe pseudo-akademikët, që fitojnë diku 1500 euro në muaj në vendin më të varfër në Europë.
Shpalljet tradhtar të pa fakte, ose së paku pa veçuar veprat që po realizohen apo që janë janë realizuar në favor të armikut, bëhen për qëllime denigruese dhe degraduese, por edhe nga urrejtja, nga frika dhe, siç konstatojnë psikologët, nga mungesa serioze e intelektit.)

Nëse nuk posedohen provat, atëherë ai ose ajo që shpif, duhet të sjellë prova se ai apo ajo, nuk është vetë tradhtar!

Ata mburren me “Asociacionin” e firmosur dy herë dhe të votuar 84 herë në Kuvend. Kuvend i tyre e shndërroi “Asociacionin” në obligim ndërkombëtar të Kosovës. Çdo politikan shqiptar mund ta refuzojë, por jo Kosova si shtet, prandaj Escobar thoshte me apo pa Kurtin, do të ndërtohet. Prandaj Lajçak pat thënë se Kushtetuta nuk është bibël, domethënë mund të ndryshohet dhe të ndërtohet një “Republikë Sërpska” si e pat firmosur Mustafa dhe si e dëshiron edhe sot Vuçiqi.

Ata mburren edhe me themelimin e Gjykatës Speciale, ku e burgosën vetveten.
Ata mburren edhe me Çakorrin, ku e zvogëluan Kosovën, por e rritën pasurinë e tyre.

Ata mburren me kohën kur sundonin dhe kur vidhej droga nga stacioni i policisë.
Ata mburren me kohën kur njerëzit bënin vetëvrasje duke therë veten 11 herë me thikë.
Ata mburren me kohën kur të burgosurit vriteshin apo vetëvriteshin në burg.
Ata mburren me kohën kur një ari tokë e Kosovës shitej një e dy euro.

Ata mburreshin publikisht se çdonjëri i kishte nga dy-tre milionë euro.
Ata mburreshin me vjedhjen e ekonomisë dhe mburreshin me milionat e vjedhur.
Ata mburren me zhdukjen e transaksioneve të tre përqindëshit: me zhvendosjen nga Gjermania në Shqipëri për të eliminuar gjurmë ku pastaj bankën e mbyllën.

Pse mund të thuhet se ata mburren? Sepse nuk janë distancuar kurrë!

Në kohën kur sundonin ata, PDK E LDK, Kosova e zuri vendin e parë në botë me terroristë në Siri dhe të fundit me arsimin në Europë.
Ata nuk ndërtuan shkolla, ata nuk ndërtuan fakultete, ata nuk ndërtuan dhe nuk i furnizuan spitalet me teknologji të re.

Ata dhe krenohen me ngritjen e njeriut në pushtet, të cilin Rugova nuk do të kishte lejuar kurrë dhe mburren duke e quajtur veten parti institucionale, e cila ka sunduar me ata që vetë i konsideronte apo i denonconte tinëzisht si kriminelë.

Ata akuzuan Kurtin se me refuzimin e “Asociacionit”, po prishte marrëdhëniet me aleatin kryesor, Amerikën. Prandaj nxituan në anën tjetër të Atlantikut për të ofruar zvarritjen e pakusht. Kur Kurti pranoi dhe erdhën lavdëresat nga SHBA, ata desh u çmenden pse Kurti nuk po vazhdon me refuzimin dhe pse nuk po prishet me SHBA-të.

Madje, pafytyrësia është aq teatrale, sa e akuzojnë pse po dëshiron ta zbatojë çfarë ata e kanë ratifikuar në Kuvend. Pa e përmendur fajin e vet ose duke e përligjur si domosdoshmëri, si imponim e pallavra tjera.

Dhe ti pret se së paku NJË NJERI i tyre shfaqet,
kritikon dhe distancohet nga e kaluara kriminele e partisë dhe distancohet nga shkatërruesi i LDK-së së Rugovës, Isa Mustafa, apo nga zhvatjet e PDK-së.

Jo, nuk do të gjendet asnjë, por do të luftojnë për të kthyer në pushtet ata që u garantojnë pseudo-veteranëve vjedhjen e Kosovës muaj për muaj; për të ardhur në pushtet ata që shitjen e gradave shkencore apo diplomave e konsiderojnë shkencë,
që fshehjen e disertacioneve, mospublikimin e tyre e konsiderojnë gjenialitet
dhe ata që i garantojnë Kosovës,
se edhe disa dekada,
do ta ketë vendin e fundit në arsim dhe se edhe disa dekada,
nuk do të mbeten brenda as 500.000 veta.

Ata e mbushën Akademinë me akademikë pa asnjë vepër të përkthyer jashtë, madje pa asnjë artikulli gazete, si Mustafa e Shala për shembull, por ata paguhen nga Akademia e Kosovës. Nga 23 akademikë të rregullt tetë janë nga LDK. Nga 16 akademikë me korrespondencë, katër janë nga LDK. Të parët fitojnë nga Kosova muaj për muaj diku 1500 euro, të dytët diku 1300. Vetëm pse janë anëtarë!

Pse ishte kaq e suksesshme Serbia?
Sepse po na lufton me njerëzit e vet më shumë dhe në mënyrë më efektive nga brenda. Ne duke besuar se sulmi na vjen nga territori serb, e shpërfillëm goditjen e rëndë serbe brenda. Tani jemi aty ku jemi, ku nuk dëshironim, ku as nuk e kishim ëndërruar. Sepse kjo ishte planifikuar për ne në Beograd, jo në Prishtinë, jo në Tiranë dhe u zbatua nga njerëzi e saj në Kosovë dhe vazhdon të zbatohet e papenguar.

Gjendja në shoqëri është mu ajo që i konvenon Serbisë. Dhe, për këtë, ajo investon tash e 24 vite.

Dhe, ti mund të flasësh për motin, ata do të gjejnë arsye për ta akuzuar Kurtin, ti do të flasësh për kastravecët, ata do ta akuzojnë Kurtin, ti akuzon Putinin, ata do përpiqen të gjejnë fajin te Kurti. Ti nuk pajtohesh me Christofer Hill, ata e akuzojnë Kurtin, ti flet për një çikë shtatzënë, ata do ta akuzojnë Kurtin.

Nuk të mbetet gjë tjetër pos të ndalesh dhe të pyesësh veten:
A thua çfarë krimi kanë bërë këta njerëz të cilëve Kurti u shfaqet kudo dhe çdo çast si gogol?
Pse kjo frikë irracionale?
Nga ky trishtim?
Pse po ndihen të persekutuar?
Nga vjen kjo paranojë?
Natyrisht nga frika e shtetit ligjor!!!

Nëse Kurti përfundon marrëveshjen me Serbinë, nëse vazhdon mbështetja amerikane, atëherë krimi i tyre nuk do të mbetet i pandëshkuar. Kjo mund të jetë njëra nga arsyet, që ata i tmerron. Ata trishtohen nga rivotimi i tij! Fundi i fundit me vjedhjen teatrale shtetit, ata e ndihmuan fitoren e Kurtit, por pasardhësit e hajnave, nuk guxojnë të distancohen. Jo pse kanë frikë, por pse duan të garantojnë se do të vazhdohet aty ku u ndërpre shtrirja e shteti përdhe.

Si duhet reaguar ndaj një njeriu që kritikon themelimin e “Asociacionit”, që e ka firmosur dhe ratifikuar partia e tij, por ai nuk distancohet? Thjeshtë kuptoje se po lëpin plagët që ia ka shkaktuar vetvetes!

Auto-enukleacion quhet në mjekësi kur dikush dëmton qëllimisht sytë e vet se nuk mund të kontrollojë vetëlëndimin. Prandaj nuk shohin. Ka prej tyre që në gjendje të mjerë i shkulin flokët e veta. Ai veprim quhet në mjekësi “trihotilomani” ose ngrënia e thonjve të vet, “onihofagia”. Le t’i hanë, e le t’i shkulin flokët, sepse kanë frikë të distancohen nga pronarët e tyre dhe kanë lejuar kolonializmin e trurit. Ata gjykojnë, mendojnë e shkruajnë si e pret prej tyre pronari! Prandaj nuk gjejnë asnjë fakt për të kritikuar.

Të kaluarën e Kurtit e dimë të gjithë. Ishte revolucionar. Është kritikuar kur duhej, por nuk fitoi pse ishte ashtu si ishte, por sepse bandat kriminale e ndihmuan ardhjen e tij pasi u sollën me shtetin si në Shtëpi Publike, si në një klub mafie.

Tani Kurti ndryshoi dhe kuptoi ku janë kufijtë e pushtetit të një vendi, që nuk ka çliruar vetveten, që nuk posedon armatim për t’u mbrojtur. Për ardhmërinë e Kosovës nuk ka asnjë rëndësi Kurti i djeshëm, por vetëm Kurti i sotshëm. Kur kritikohet e kaluara e tij, dëshmojnë se nuk po gjejnë të meta tani.

Lufta për të vërtetën, për të drejtën në një shoqëri të korruptuar moralisht, është si të folurit për teorinë e relativitetit!

Për t’u bërë LDK e PDK të votueshme, nga përfiton edhe rendi demokratik në Kosovë, duhet të distancohen nga dëmet e lartpërmendur, që i kanë shkaktuar liderët e saj. Pikë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.