KATEDRALES “NËNË TEREZA” NË PRISHTINË DO T’I SHTOHET BUKURIA ME VËNIEN NË FUNKSION EDHE TË KUMONARES SË DYTË

0
238
Katedralja

Misionet katolike shqiptare në qytetet  Aarau, Luzern dhe Sirinach të Zvicrës, me datë 3 qershor 2023, ora 19:00, në adresën : Schulzentrum Niedermatt- Zentralstrasse nr. 30 Birr 5242, mbajnë takim pune në përpjeke për të siguruar mjetet e nevojshme, për vendosjen e Kumonares së Dytë në Katedralen “Nënë Tereza“ në Prishtinë.

Me këtë rast të pranishmëve me një fjalë rasti do t’u drejtohet edhe ipeshkvi ynë Mons. Dedë Gjergji.

Pastaj për të gjithë donatorët do të shtrohet darkë dhe gjatë bashkëbisedimit, do të trajtohen shumë çështje, që kanë të bëjnë me Mërgatën tonë dhe gjendjen aktuale në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë lindore.

Shenjtore Nënë Tereza

Shpresojmë që edhe kësaj radhe mërgimtarët tanë do të tregohen solidarë, ngase është fjala për një institucion, që mban emrin e nobelistës dhe shenjtores sonë, Nënë Tereza, Agnes Gonxhe Bojaxhiu, nënë e gjithë njerëzimit.

Në rast paqartësishë, informacione shtesë mund të merren tek Don. Albert Jakaj, në numër celulari: 0041/792061499

ARIF  EJUPI

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.