KOSOVA DUHET TË TREGOJË KUJDES, SE PO RRËSHQET…

0
289
Albin Kurti

Ilir Kalemaj

Fakte:
1. Vuçiq refuzon Marrëveshjen e Ohrit!
2. Kurti e firmos pa entuziazëm por pa pasur një pranim të qartë të Asosacionit dhe pa një plan të qartë të implementimit të tij (përtej hedhjes se idesë për modelin kroat).
3. Vuçiq ndërkohë po ballafaqohet me protestat më të forta në një dekadë për shkak të militarizimit të shoqërisë, vrasjeve brutale të të rinjve dhe shpërfaqjes publike të lidhjeve të tij me huliganët dhe krimin e organizuar.
4. Gati gjysma e serbëve të veriut të Kosovës janë ndërkohë në Beograd për të mbështetur Vuciqin në guerriljen urbane.
5. Pikërisht në këtë kohë Kurti, pa u konsultuar dhe në kundërshtim me vullnetin e aleatëve (SHBA+BE) zbarkon të zgjedhurit e tij vendorë në godinat qeveritarë duke eskaluar konfliktin.

6. Serbë jo vendas zbarkojnë për të rrahur trupat e KFOR, qëllojnë me plumba dhe godasin makina gazetarësh.
7. NATO paralajmëron rialokimin e 700 trupave shtesë.
8. SHBA përjashton Kosovën nga stërvitja Defender 2023 dhe paralajmëron ngrirjen e lobimit për njohjet duke shprehur hapur mosaprovimin me Kurtin.
9. Kurti i përgjigjet flakë për flakë Blinken duke e quajtur naiv qëndrimin e tij.
10. Marrëveshja e Ohrit rrezikon të hidhet në erë ndërkohë Veriu i Kosovës të kthehet në konflikt të ngrirë.

11. Rusia i ka dhënë ndërkohë planin operacional të “operacionit special” në Ukrainë Beogradit. Ky i fundit është kthyer në vatrën kryesore të spiunazhit rus në botë.
12. Vuciqi po arrin përmes diplomacisë shumëvektoriale të flasë rusisht me Kremlinin, kinezce me Pekinin, anglisht me Washingtonin dhe Brukselin dhe shqip me Ramën.
13. Statusi i Kosovës ngelet i paqartë për një të ardhme të afërt, në risk destabilizimi të brendshëm, me konflikt të ngrirë në Veri, duke tejkaluar momentin oportun gjeopolitik.
14. Mal i Zi rrëshqet në orbitat pro-serbe (potencialisht pro-ruse) pas zgjedhjeve parlamentare.
15. Bosnje-Herzegovina rrezikon destabilitet të brendshëm dhe potencialisht separatizëm serb.

Leksionet që rrjedhin nga këto fakte, mund të jenë disa, ashtu sikundër projeksionet të cilat variojnë nga ato optimiste në më pesimistet.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.