Gjithmonë ka pasë nji diskrepancë të dhimshme midis fjalëve të mdhaja dhe mungesës së veprimeve

0

Col Mehmeti

Historia e maposhtme âsht shembull klasik:
Më 1914, në nji takim sy me sy, Ferit Pashë Vlora (në foto) po i ankohej ambasadorit austro-hungarez në Stamboll, Johann von Pallavicini, se Vjena nuk po bante kurgja me e frenue zgjenimin e shkijeve, grekëve dhe italianëve.

Një Shqipëri e madhe do të jetë faktor paqeje në Ballkan dhe është e domosdoshme që kjo Shqipëri të ketë kufi të përbashkët me Turqinë“, po i shet mend Feriti ambasadorit të huej.

Ky i fundit po i thotë flegmetik:
Shkëlqësia e juaj, a do të shkonit ju vetë në Shqipëri në krye të qeverisë atje? Në këtë mënyrë do të na ndihmonit të ndërhyjmë…

Meqë puna e shtetit kërkon bole të hekurta, Feriti dhelpën tërhiqet me marifet. Përgjigjja e tij âsht kjo:

Kjo është e pamundur, shkelqësia juaj! Unë jam një shtetar osman dhe me këtë shtet kam lidhur fatin tim. Nuk punoj për Shqipërinë!

Le të kihet parasysh se ky tipi nuk ka qenë bash ordinar: ai ishte kushëri i Ismail Qemalit dhe nuk kishte asnji gjâ mangut për me i shërbye Shqipnísë së re.

Por me vendosmëri ky mamuth i osmanizmit shqipfolës tha (po e citoj tyrkçe):
Ben bir Osmanlı devlet adamıyım” (Unë jam burrështetas osmanli)
Arnavutluk’ta çalışmam!” (Nuk punoj për Shqipnínë).

Prej kësaj parabole deri te e sotmja, tipi shumicë në shoqninë tonë âsht ai që i mëshon sahat e dakik “moral righteousness” (devotshmënisë morale), por në brendësi strehon njí vete prej klloshari, njí vete prej mashtruesi, njí çkani e zezë, bre robtë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.