Zbulimi i naftës si hapja e negociatave!

0
369
Nxjerrja e naftës

Mentor Kikia

Zbulimi i naftës është bërë si puna e hapjes së negociatave. Ne këtu i kemi hapur nja 3 herë, edhe me shampanjë madje.
Edhe nafta e SHELL-it , është zbuluar nja 3 herë te pakten.

Ja një kronoligji e shkurtër e njoftimeve për zbulimin e naftës.

23.01.2019
Një lajm tejet inkurajues nga takimi me kompaninë SHELL. Edhe pak javë na ndajnë nga prova e të vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte. Nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020”, shkruan Rama në Tëitter.

24.05.2019
Lajm fantastik për rritjen e nesërme ekonomike të vendit, konfirmimi final i testimeve pozitive të kompanisë SHELL mbi nxjerrjen në treg të sasisë së naftës dhe të gazit të zbuluar në Shpirag. Kompania që hyri në Shqipëri në 2014 vijon investimet për zbulime burimesh të tjera,“ – shkruan Rama.

05.07.2022
Ne kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin tonë publik, rajonal dhe përtej rajonit, një zbulim shumë të rëndësishëm që kompania holandeze ‘Shell’ po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës në nëntokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë, por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama.

Madje ne 2019 kishte me shume optimizem se ne 2022.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.