Vuçiq dhe kamarrilla kriminale në krye të Serbisë janë kuptimi i agonisë së kitsch-it mitik pansllav

0
Miloseviq - Putin - Vuçiq

Skënder MULLIQI

Serbia e Vuçiqit së bashku më kishën e saj janë bërë sot rrezik për paqën në Ballkan. Ajo qka po shohim dhe ndëgjojmë janë imazhe fantastike që na kthejnë në konflikt më skena nga jetët e humbura të viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar. Aleksander Vuçiqi është një fundamentalist ortodoks e racist, pa dijeni se çfarë po bën dhe çfarë bën. Ai më shërbëtoret e tij të gjithë kriminelë të luftës më paranojat për rrezikshmërinë që po i kanoset popullit serb nga fqinjët, po vendos paralele të rrezikshme, duke tentuar të realizon idenë fashite “të gjithë serbët në një shtet”. Këtë ide e promovojë para disa kohësh në Kuvendin Gjithserb në Beograd së bashku më klerikët dhe kopet e deleve të tij.

Presidenti serb, është një njeri që ishte pjesë e grupit të kriminelëve te luftës më rastin të shkatërrimit të ish-Jugosllavisë. Ai çdo ditë lavdëron dhe lartëson kriminelët e luftës, duke i kthyer të gjithë këta në jeten publike të Serbisë, përmës mediave të tij.Vetë Vuqiqi dhe eksponentet e tij përditë flasin së kush mendon keq për Rusinë, dëshiron të shkatërrojë edhe Serbinë. Dhe, tjetra kushdo që mendon keq për Putin, mendon keq edhe për Vuqiq. Dhe, BE dhe Amerika nuk po ndalën së bashkëpunuari më tufën e kriminelëve dhe terroristëve në pushtetin e Serbisë, të cilët gjithë ditën shajnë dhe gjuajnë gur e dru perëndimin. Ky grup fashist në krye më Vuqiqin kan humbur qdo kontakt më arsyen.

Këta janë kuptimi i agonisë së kitsch-it mitik pansllav që Vuqiq, Daçiq, Vulin, Sheshel dhe Nikoliq premtojnë nga humnera e tyre e ërrët si shpëtim. Këta janë fatkeqësi edhe për vetë Serbinë, si erë e keqe e despotizmit kaotik që nuk mbulohet më asgjë.Përbindëshitë në pushtetin e Serbisë e admirojnë diktatorin rus, Vladimir Putin. Portretët e krimineleve të luftës po “zbukurojnë” fasadat e Beogradit dhe qyteteve tjera në Serbi, Mal të Zi e Bosnje. Serbia është një vend që mohon paturpësishtë gjenocidin në Bosnje dhe në Kosovë. Serbia është vendi që tre dekada më parë bëri luftë, dhe tash edhe kjo qeveri kriminale po e qon rajonin drejtë një lufte të re.

E shpatat e ndryshkura shovenistet serbomëdhnje që po i mprehin për shqiptarët, do tu kthehen në trupin e ndytë të tyre. E humbi luftën Millosheviqi për rizgjerim territorësh me 1999, e do ta humbë edhe Vuqiqi i cili po shkonë rrugës se tij. Serbia e cila po përkrehet nga BE dhe Amerika, për ndarje etnike të Kosovës, ajo mendon edhe më shumë, që një ditë të këtë dalje në Portin e Durrësit. Maratona tashmë e pakuptimt e bisedimeve duhet të ndërpritet. Si të bisedohet më një shtet dhe më një njeri, i cili deklaron parreshtur së kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai zaten edhe mu për këtë që shumë kohë nuk po I zbaton zotimet e marra të marrveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit për normalizim të marrdhënjëve. Ky bazhibuzuk dhe bazhibuzuket tjerë serb duhet ta dinë së Kosova e pranuan këtë ose jo, nuk do të jetë më pak e pavarur se sa është sot. Për arsye higjenike Serbia e tillë duhet të shfuqizohet, e që ende nuk po bëhët kjo punë nga BE dhe Amerika.Dikur do të jetë vonë, së poshtërimi kalon qdo kufij ….Për sa kohë është Aleksander Vuqiqi në pushtet nuk mund të ketë partneritet më Serbinë, e cila është kthyer më krejte fytyrën nga Rusia dhe Kina.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.