PJELLAT POLITIKE

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

“Grupi i Zjarrit”, këto ditë doli në fushatë parazgjedhore parlamentare dhe presidenciale me moton “Fronti Opozitarë Shqiptar”. Nuk doli me Grupin e Fushës, sotpërsot në Maqedoninë e Veriut, mos them edhe në Shqipëri, dhe Republikën e Kosovës, hë për hë , nuk e besoj, se: do ta rrëzojë BDI -në nga pushteti. Aqmëpak Edi Ramën në Shqipëri. Dhe, Kurtin në Republikën e Kosovës. Përmëkeq, këto parti politike edhe u japin jetë të gjatë edhe pas vdekjeve tyre klinike, në Qeverinë e “Vëllazërim – bashkimit”. Shteteve shqiptarë të “përbashkët” Evropiane. Ndoshta, Nesër, edhe të Ringjalljes për Ditën e Nesërme në Liri?! Dhashtë, Zoti! Përsëri, nuk i besoj as Zotit.

Shkaku, se: Gjithë Partitë Politike Shqiptare “demokratike” në IRJ të Maqedonisë, Dje në “demokraci”: i polli Partia Komuniste Jugosllave me nënë dhe pa babë. Ashtu, siç i polli partia komuniste në Shqipëri. Edhe, në Kosovë. E, më vonë, e pollën edhe PPD-në si Parti Politike Shqiptare, në IRJ të Maqedonisë. Edhe, popullin shqiptar, se: e ka “çliruar” Perandoria osmane?! Nuk e ka çliruar Perandoria osmane, as Serbia, as komunizmi. Aqmëpak, nekomunizmi. Po, e ka “çliruar” Robëria shekullore edhe Sotekësajdite?! Që, e kanë pushtuar me shekuj këmbekokë.

Nuk e di, kush i ka pjellë në Shqipëri dhe në Kosovë këto parti politike, në fillim si autonomi jugosllave, e më vonë pas lufte (1999), si Republika Evropiane?! Maqedoninë e Veriut IRJ të Maqedonisë “mish mash”. E dinë, ata vetë si politikanë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Parti, të cilat i kam fshikulluar pamëshirë për dobësitë e tyre politike në mjetet e informacionit të asaj kohe, edhe në Librin tim me humor dhe satirë: Tumbetatat e tellalli (1992), “Kali Trojës” nëpër “Bit – Pazar” (1994). Libër, i cili më përcolli edhe në një bisedë informative në polici me njëzetë firma shqiptare.

E, më vonë: edhe në BDI. Mos, e them: edhe letrare shqiptare në librat e mi publicistik në dritë përtej Nate për Ditën e Nesërme: XHADIA (2011), RRUFJANI (2012), LAVDI “heronjëve” të Xhadisë (2014), PYKË shelgu (2019), “KALI SHEMËS PAS PORTE” (2021), LUFTA ME PENË (2022), dhe JETË NATE (2023). E ato, më janë përgjigjur me denoncime në polici, dhe dënime partiake.

E gjithë politika e partive politike shqiptare ”madhore” në arsim dhe kulturë mes faqeve të këtyre librave e përmbledhur në publicistikën letrare, është realiteti i politkës shqiptare. Themelet e një shoqërie, dhe shteti demokratik: arsimi dhe kultura. Sukseset e tyre politike dhe rrëshqitjet me sajë dhe ski në borë e akull maleve Kodrave, dhe fushave. Ndonjëra, edhe me sajë shelgu, bythekrye në “Përrua – Thanë”. Parti politike shqiptare, vite me radhë në pushtet e opozitë, që e shkatërruan me themele arsimin dhe kulturën shqiptare edhe më zi se sistemi komunist.

Lojë e rrezikshme politike edhe për një Luftë të re me armikun historik shekullor të pabesë. Pavetedije, ose me dije, se: partitë tona politike shqiptare Sotpërsot, janë në shërbim të armikut historik shekullor shqiptar, brez pas brezi. Unë, nuk udhëhiqem nga asnjë parti politike, por nga Tri Meleqe të Babashehut në Baba Tomor, që ma zgjasin Jetën edhe në Ditën e Nesërme.

BDI -në, nuk mund ta rrëzojë nga pushteti Vetëvëvetja me pjellat e sajë politike! BDI -ia, patjetër duhet të ikë nga pushteti i “Vëllazërimit – bashkimit”. Përshkak, të kopilave të saj, që na i polli mesdite pas mullarëve me kashtë dhe barë, edhe kasollave. E, pasmesnate na i la pas porte. Krah për krahu, ende me Ҫështjen e pazgjidhur shqiptare nëpër këmbë.

Sipas meje, BDI -së: i duhet një Gjak i Ri politik Shqiptar. Nuk e kam fjalën për partitë politike neokomuniste “demokratike” të Shqipërisë, as të Kosovës – republikë. Pjellat e tyre pas porte me “Din e “Iman”, e xhami turko-arabe nateditë mbi kokë. Aqmëpak, kopilat e Maqedonisë të Veriut me këmbët dhe trutë në legen…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.