Organizatat Politike që Çliruan Kosovën

0
491
Qeveria e Kosovës - Flamuri

Lista e organizatave më patriotike, që kanë ekzistuar dhe vepruar në Kosovë, dhe të cilat e çliruan Kosovën:

1. Organizatat legale SHFK (Shkollat Fillore te Kosovës).
2. Organizatat legale patriotike SHMK (Shkollat e Mesme te Kosovës).
3. Organizata legale patriotike UPK (Universiteti i Prishtinës në Kosovës).
4. Organizata legale IAK (Instituti Albanologjik në Kosovë.
5. Organizata legale SEKQMMSNK (Sportistët e Kosovës Që Mirren Me Sport Në Kosovë).
6. Organizata super patriotike SHQNELK (Shqiptart Që Nuk e Lëshuan Kosovën).
7. Organizata super-patriotike SHQDTGJTPNISFTCNETHPKK (SHQIPTART QË DURUAN TË GJITHA TORTURAT POR NUK IKËN SIKUR FRIKACAKËT TË CILËT NË EUROPË THEMELONIN PARTI KOTI KOMUNISTE).

Këto organizata janë më të rëndësishmet që i ka pasë kombi SHQIPTAR në KOSOVË gjatë e okupimit që zgjati nga 10 Korriku i vitit 1945 deri më 12 Qershor 1999 kur Amerika-Britania e çliruan Kosovën.

Kosovën e ruajtën, shpëtuan, çliruan ata të cilët nuk ikën nga Kosova dhe ishin ata për të cilat intervenoi AMERIKA & BRITANIA, e jo për ata që ikën në Zvicër, Gjermani, Suedi, London..etj.

Masakra e Reqakut ndodhi në Reqak jo në Zurich. Familjet Jashari, Deliu, Ahmeti… u vranë në Drenicë e jo në Bavaria. Mijëra femra u dhunuan në Kosovë e jo jasht Kosove. Shkollat në shtëpi u mbaitën në Kosovë jo në Heidelberg. 14 mijë Shqiptar u vranë në atëdhe e jo jasht atëdheut. 2000 femijë u vranë ne mëmëdhe e jo jasht mëmëdheut.

Më 1998-1999 jetonin në malet e Kosovës, 50 mijë deri në 300 mijë Shqiptar, e jo nëpër hotelet, disko-klubet, banesat e Europës.

Kosovarët transportoheshin si kafshë me tren deri ne Bllacë, e jo në Banhoffa. Masakrat u kryen në Krushë, Mejë, Gjakovë e jo në Berlin, London, Zurich, New York.

Organizatat politike jasht Kosovës, madhërojnë këngën hipokrite të tallavizmit me titull :” niset trimi për gurbet”!! Kjo këngë duhet quajtur: “niset frikacaku për gurbet, e trimi mbetet në Kosovë”.

Sipas kesaj kënge ata që shkojnë ne gurbet, shkojnë të luftojnë në zonat operative të Llondonit, Berlinit apo Cyrihut, ndersa këta që mbesin ne Kosovë mbesin të kënaqen me policinë dhe ushtrinë terroriste të Sërbisë.

Gurbetqari my në luftë me Zvicran, Gjerman, Suedez e Britanez e këta në Kosovë duke u kënaqë me ushtri e polici terroriste Sërbe.

Në çdo protestë 1968-1998 që u mbajt në Kosovë vriteshin Shqiptart, ndërsa jasht Kosove kur protestonin, asnjë kime floku nuk iu ka munguar si rezultat i protestës.

Organizatave politike jasht Kosovës ia vlerësojë një aktivitet patriotik gjatë luftës:
Ju lodheshin duart në dhomën e ngrohtë duke konsumuar qaj të rëndë, e duke e ndërruar kanalet RTL, BBC, CNN, EURONEWS…

Qëndron Dardania
në Prishtinë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.