DY FJALË ME POPULLIN QË NUK ËSHTË SOVRAN
Mos e ul bre qafën para bukëshkalëve të mjerë
Ti popull
Ti që ke lindur Prometetë
Shkapërdarëve që me çizmet e territ e shkelin
Mos u beso kur rrejnë se askush i republikës
Nuk është mbi ligjin
Qiri Europe fanar në Ballkanin e pafytyrë
Prej mashtrimit të tyre mos u bind të mos digjesh
Se asnjë zog i qiellit pa dritën tënde nuk rritet.
MJEGULL E ZEZË
Për dëshirën e ujqve
Zi ka rënë mjegull e zezë
Mbi kasaba e mbi qytet
Kudo gjithkund nëpër Vilajet
LIRIA NË DEMOKRACINË TRIBALISTE
Siç tregojnë bathët
Nga demokracia tribaliste
Do të pushtohen edhe tualetet
E nuk na mbetet vend tjetër
Ku me sha lirisht me zë të vogël karagjozët
E ca kavje intelektuale
Të shkollave moderne të lekut
Që godasin keq shtyllat që ia mbajnë atdheut qiellin
NDOT
Mushkëritë e kaltërsisë në shpirt m’i nxin
I moçalit ky ndot e kjo grackë e ky kurth për zogj.


