Ramazan Bekteshi, pse asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në RVM-së?

0
606
Ramazan Bekteshi

Në vend të reagimit

E lexova me kujdes shkrimin e veprimtarit shqiptar në Amerikë, Ramazan Bekteshi, Fjalët rrënqethëse… për vizitën e tij në Kosovë dhe, tashti kthimi matan detit (term i De Radës,-v.j.).

Në shkrimin e tij R. Bekteshi, me emocione flet për Kosovën, që, sipas tij e paskësh lënë në duart e sigurta, por Shqipërinë si në kohën e Zogut(sic!). Tutje, veprimtari i lindur në Kërçovë e përmend Maqedoninë e Veriut, por nuk e thotë asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike, kur e kur, ende ka mbetur në amrgjinat e politikës së ditës(sic!). Mbase veprimtari ynë nga Amerika e di fare mirë se populli shqiptar, sipas aktit më të lartë juridik të Kushtetutës ka mbetur veçse pakicë kombëtare me shenjën e “barazisë”(sic!) me pakicat tjera dhe, gjuha shqipe si shenjë dalluese e identitetit kombëtar (ende) nuk është bërë zyrtare(sic!).

Ka ardhur koha, që bota e supërstrukturës së dijes intelektuale (shqiptare) kur shkruajnë dhe flasin, duhen të jenë më të hapur për çështjen shqiptare, sidomos nga hapësira entike në RVM-së që, ka mbetur në amrgjinat politike të klasës politike shqiptare, ndonëse shteti i Bullgarisë pakicën bullgare e bëri pjesë të Kushtetutës (lexo:shtetformues,-v.j.), ndërsa shqiptarët mbetën veçse pakicë kombëtare qysh nga vitet 1945 e deri më sot(sic!).

Ramazan Bekteshi, e parapelqeva shkrimin me motive të mërgimit dhe brenda tij Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kësaj të fundit është dashtë “lapsi poetik” të jetë më i fortë,ndonëse të takon në krye të herës më zërin e arsyes:Çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në RMV-së.

Fjalët rrënqethëse… Ramazan Bekteshi për atdheun dhe, siç thotë fjala e popullit:me qajtë për atdheun dhe kombin nuk është turp(!). Mërgimtarët në Amerikë për një shekull ishin një zë u fuqishëm për lirinë e Kosovës dhe për ndryshimet demokratike në Shqipërinë tonë!

Fjalët rrënqethëse… e lanë një porosi për atdheun…!

Prishtinë, më 14 shtator 2022


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.