Koment
— Te mbetemi shteti i dytë më i varfëri, dhe kemi qenë edhe i pari më i varfëri, është katastrofale për Kosovën, i cila i ka të gjitha predispozitat që të jetë nder vendet më të pasura jo vetëm në Ballkan. Kjo po ndodhë pikërishtë për faktin së kemi ende krim dhe korrupcion të nivelit enorm dhe shumë dukuri tjera negative. Nga kjo logjikë zhvatëse dhe përfituese nuk u liruam asnjëherë deri më sot…
Skënder MULLIQI
Kosova po përballët më sfidat më të mëdha nga pas lufta. Dhe, kjo mu për faktin së gjithnjë e më shumë politika si nocion po e humb kuptimin. Nuk kemi lajme për dinamikat e bredshme politike, reformat e nevojshme për anëtarsim në BE dhe stabilitet të brendshem. Gjithnjë e më shumë kemi një sistem të kalbur politikë, dhe mu për ate nuk kemi mundësi ti kemi punët mirë. Nuk fletë kush për reformat ekonomike, luftën kunder korrupcionit dhe forcimi i sundimit të ligjit që janë tema kryesore. Duket së vrapimi pas parasë dhe pasurimve të pa fund, kësaj klase politike ju kan qorruar sytë.
Qytetarët nuk po reagojnë e këta po vazhdojnë më avazet e vjetra. Dhe, deri sa të çmontohet kjo logjikë dhe të kuptohet së politika nuk është vend ku pasurohet, për shërbyese e popullit, nuk do të kemi normal dhe demokratik. Të mbetemi shteti i dytë më i varfëri, dhe kemi qenë edhe i pari më i varfëri, është katasrofale për Kosovën, i cila i ka të gjitha predispozitat që të jetë nder vendet më të pasura jo vetëm në Ballkan. Kjo po ndodhë pikërishtë për faktin së kemi ende krim dhe korrupcion të nivelit enorm dhe shumë dukuri tjera negative. Nga kjo logjikë zhvatëse dhe përfituese nuk u liruam asnjëherë deri më sot.
Krizat shumë lehtë mund të vazhdojnë edhe pas këtyre zgjedhjeve, se ende Kosova nuk është liruar nga njerëzit keqbëresë të politikës si stagnues të të gjitha proceseve zhvillimore. E këta janë bërë të shumtë në politikën tonë të pas luftës. Zënkat e individëve në këtë fushatë elektorale, kanë rrënjë shumë të thella të dobësive të të gjitha sistemeve. Politika jonë nuk po interesohet për proceset e brendshme dhe të jashtme që është thelbësorja për të ardhmen e një shteti. Të qenit i informuar dhe pjesëmarrja aktive janë thelbësore për funksionimin e një shoqërie demokratike.
Nuk ka logjikë më idioteske dhe të poshter së sa logjika, se nese nuk je vetë në pushtet nuk ka shtet! Verdikti i pushtetit për secilin njeri normal duhet respektuar së po jetojmë në pluralizëm politik e jo në autoritarizëm ! Unë nuk kam ndëgjuar së asnjë shtet tjetër në rajon dhe madje shumë më gjerë të jetë përballur më krizë kaq të gjatë politike dhe institucionale. Këtë qorbë të lig të përgatitur siq thotë një fjalë e popullit, nuk e han as qeni. Ne kemi fatin që ka intervenur bota perëndimore ushtarakishtë për të na ndihmuar të çlirohemi nga Serbia okupatore, së përndryshe shumë keq do ti kishim punët një një situatë të tillë …! Ne vend që të mbrojmë veten, më shumë po na mbrojnë miqët tanë të botës demokratike…Kjo është e pafalshme dhe apsurditetet për shekullin 21..!


