Të përkujtohet 23-vjetori i Gjimnazit “FEHMI AGANI” në Kampin për refugjatë në Stankovec të RMV-së

0
933
Kamp refugjatësh

Këndi arsimor

Në muajin (maj-korrik 1999) në Kampin për refugjatë nga lufta e Kosovës në Stankovec të RMV-së u hapën dy shkolla për nxënësit: Shkolla fillore “KOSOVA NA PRET” dhe Gjimnazi “FEHMI AGANI”.

Në këtë kamp të refugjatëve kishte shumë nxënës nga tërë Kosova, që regjimi vrastar me skenarët e gjenocidit ndaj popullit shqiptar, ua kishte mbyllur shkollat, ua kishte djegur librat dhe Abetarën e gjuhës shqipe! Ata, bashkë me prindërit ishin dëbuar nga toka e bekuar e Kosovës dhe, tashti kishin bërë “shtëpitë” prej plastikës në një kodrinë të mbuluar më therra, baltë dhe të rrethuar nga gjarprinjët jo mikpritës…!

Në këtë kodër të Stankovecit në afërsi të kufirit më Kosovën, parakalime, zhurmë e klithma fëmijësh në “qytetin fantazmë”(sic!) prisnin kohën kur të kthehën në Kosovën e lirë.

Një ditë, takohën arsimtarë e profesorë dhe hapin dy shkollat për nxënësit: Shkolla fillore “KOSAVA NA PRET” dhe Gjimnazi “FEHMI AGANI”. Kjo ditë ishte e veçantë për nxënësit nga të gjitha anët e Kosovës, që, regjimi serb i kishte dëbuar më dhunë të skajshme të skenarëve shfarosës në substancën kombëtare.

Për kohën e të dyja shkollave, u dëgjua zilja dhe mësimi e recitimi shqip se, nuk ka kush që na qetë fare, do të thoshte gjyshi i një nxënësi të gjimnazit, kur e kur, me ditar në dorë mbaja orën mësimore të gjuhës shqipe. Në orët mësimore u rreshtuan profesorët nga gjimnazët tona dhe, u bëmë një kolektiv i udhës së dijes për brezat dhe për Kosovën e lirë…!

Në kujtim të 23-vjetorit të Gjimnazit “FEHMI AGANI” në Kampin për refugjatë në Stankovec të RMV-së i bëjë thirrje tërë kolektivit të kësaj vatre të dijes, që në këtë verë të organizojmë TAKIME me brezin e nxënësve dhe të profesorëve, në bashkëpunim me MESHT-së në Prishtinë.

Të gjithë nxënësit dhe profesorët e Gjimnazit “FEHMI AGANI” lutemi që të paraqiteni në faqën time (Facebook) ose në e-mail: s_karaqica99@hotmail.com, në mënyrë që nisim përgatitjet për manifestimin TAKIME me gjeneratën e kësaj vatre të arsimit shqip në kohën e luftës së Kosovës për Liri dhe Pavarësi.

Çikago, 12 janar 2022


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.