Drejtori i paarritshëm, Nazmi Shima

1
989
Nazmi Shima

Ibrahim Kabili Të dashur familiar, miq shokë dhe të afërm të Nazmiut. Dje me datën 13.07. 2022 u nda nga jeta prindi, vëllai, miku dhe shoku ynë i çmuar, Nazmiu. Megjithëse ai qe i sëmurë prej kohësh dhe gjendja sa vinte e rëndohej, vdekja e tij na preku të gjithëve. E tillë është jeta me të mirat dhe të këqiat e saj. Por ajo duhet pranuar si e tillë. Nazmiu u nda fizikisht nga familja, farefisi, miqtë dhe shokët, Edhe pse fizikisht gjithnjë ai do të mbetet i paharruar në mendjet dhe zemrat tona. Njerëzit e mirë si Nazmiu lënë prapa vetëm vepra dhe kujtime të mira.

Ai la prapa ndjesinë e të qenurit njeri, portretin e një bashkëshorti dhe prind shembullor, la prapa kujtimin e një kujdestari të përhershëm për familjen vëllezërit dhe motrat e tij. La prapa kujtimin e një miku dhe shoku të çiltër dhe të pazëvendësueshëm, la mbresat e një drejtuesi dhe specialisti shumë të mirë që të bënte përvete dhe të tërhiqte me shembullin e tij vetiak…

Nazmi Xhemal Shima lindi në Mëzez më 23.06.1948 në një familje të madhe dhe me tradita atdhetare. Nazmiu qe fëmija i parë nga tetë fëmijët e Xhemalit dhe Zyhrasë dhe si i tillë ai qe pikë referimi për gjithë familjen e zgjeruar të tij.

Rrugëtimi i Nazmiut në jetë qe i gjatë, i vështirë, i mbështetur gjithnjë tek aftësitë e tij, plot sfida që ai i kaloi me sukses dhe me dinjitet të plotë. Ai qe një model edhe ne shokët dhe kolegët e tij të punës. Por, modeli Shima për ne qe gati i paarritshëm. I paaritshëm si mësues në profilin e tij, po kështu edhe si drejtues. Nga zona jonë edhe sot pas 35 vitesh të largimit të tij nga atje, ruhen kujtimet më të mira për Të. Unë kam patur fatin të bisedoj me shumë kolegë dhe drejtorë shkollash si në Vorë, Mëzez-Kodër dhe Mëzez-Fushë ku ai punoi më pas, dhe të gjithë shprehen me vlerësim maksimal për Nazmiun. Ky kujtim dhe vlerësim për njerëzit e punës si Nazmiu, do të mbesin dhe transmetohen në breza…

Shkollën fillore dhe atë shtatëvjecare e mbaron në Mëzez ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin e Fierit me nota shumë të mira. Shkollën e lartë për mësuesi e fillon në lnstitutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, të Elbasanit, filiali Tiranë për histori-gjeografi-fizkulturë, dhe e mbaron në vitin 1968 po ashtu me rezultate shum të mira. Në një bisedë gati shteruese me Nazmiun, me datën 09.01.2021, ai më jep emër për emër të gjithë mësuesit e tij në të gjitha ciklet e shkollimit dhe bën vlerësime maksimale për to. Po ashtu fol me fjalët e tij më të mira për kolegët e tij të punës gjatë gjithë karrierës në arsim. Asnjë vlerësim negativ nuk doli nga goja e tij për kolegët dhe vartësit e tij. Ndaj unë kam detyrimin moral ti përmend, kur ai nuk është më midis nesh, këto vlera dhe vlerësime të tij që e shoqëruan atë gjatë gjithë jetës së tij.

Rrugëtimi i tij disa tridhjetë e pesë vjeçar si mësues dhe edukator i brezit të ri qe i gjatë,e plot sfida dhe shumë i suksesshëm. Ku ka sfidë më të madhe të rrije një javë larg familjes, ndodhte edhe dy apo edhe më shumë kohë… Këto qenë ato heronjtë e heshtur që bënë arsimin në ato vite. Modeli qe Nazmiu!

Ai punoi si mësues në Fag, Vaqarr, Vilëz. Në vitin 1977 emërohet drejtor shkolle në Bulçesh dhe në vitin 1978 drejtor i Shkollës se Mesme Zall-Bastar deri në vitin 1986. Më pas nga viti 1987 deri në vitin 2003 kur doli në pension, ai punoi si mësues në Vorë, Mëzez-Kodër dhe Mëzez- Fushë. Gjatë gjithë jetës në arsim ai u karakterizua nga puna serioze me nxënësit, përkushtimi në arsimimin e brezave, profesionalizëm i lartë në mësimdhënje, dhe mbi të gjitha nga të qenurit njeri. Ky qe Nazmiu. Ai shkëlqeu si mësues dhe drejtues shkolle. Ne kolegët e tij që erdhëm më pas në shkollën e mesme u munduam ta imitonim si model Nazmiun, por nuk e arritëm dot atë, koha e tij qe e papërsëritshme. E tillë kujtohet nga nxënësit, kolegët dhe komuniteti, Nazmiu.

Nazmiu qe i lidhur shumë me Zall-Bastarin. Edhe para pesë muajsh kur gjendja e tij shëndetsore ishte e përkeqësuar, ai i kërkon Armandos ta sjellte atje… Kjo qe një vizitë lamtumire për të! Kjo është jeta. Ai la pas bahkëshorten e tij Letën, dy fëmijët e tij që i bëri me arsim të lartë dhe që ishin pika e dobët e tij… Ai la vëllezërit dhe motrat, nipërit dhe mbesat. Të gjithë këto do të krenohen me Nazmiun dhe do ndjekin rrugën e tij. Duke qenë edhe ne pjesë e kësaj humbjeje, ndajmë me familiarët, miqtë, shokët, dhe të afërmit e Nazmiut, dhimbjen tonë të madhe për humbjen e tij. I lehtë qoftë dheu i tokës mëmë, për Të!

Lamtumirë dhe u prehsh në paqe, Nazmiu ynë!

1 KOMENT

  1. Dhimbie-Kolegu i nderuar-Nazmi Shima-nga NXENES-familien e tij njohur-ndare nga jeta;

    Me ndini e nderuara Leta, bashkeshorte e nderuar e te mirit Nazmi Shiuma nje jete mesues koleg, ne rrethin e Tiranes, nga malesia ne qyttein e Tiranes, njohur ne vitet 70t ne Mezes e katundi Ri – une drejtor shkolle, njohur mesuesin Nazmi Shima-mesues sa drejtues shkollash nje jete, kolege ne Tirane fshat Qytet, thuajse ai.pasues qarkullimin tim; nga Zall- Bastari e Zall-Dajti njohur e model ate si mesues pasionant, me UNIVERSITET, per muasi Korespodent shtypi ne vite, e kam patur, te talentuarin Nasmi Shimen-MODEL eksperince-deri drejtues, si flisni ju i nderuar Ibrahim Kabili…

    Faleminderi Ju i nderuar Ibrahim Kabili-koleg si Ai nje jete-mik e shok sa mar kete njoftim per ndarien tuaj nga jeta kaqe von, plot 6 muaj, duke qene tej oqeanit ne Toronto-Kanada, si e dini-vite shkuar. marr kete njoftim-Nazmiu i nderuar, ndare nga jeta. Ngushellime Zonjes Leta sa femijeve te nderuar, dale ne jete, nderuar, Babain e tyre tendiere!.

    I perjetshe kujtimi Tij.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.