Foto ilustruese me fëmijë
Fëmijët janë e ardhmja e një kombi, pa fëmijë s’ka ekzistencë të kombit.
Të mbajmë afër fëmijët se janë në rrezik nga kushtet e krijuara nga divorcet, mungesë e prindërve, mungesë edukimi, mungesë ushqimi, mungesë strehimi etje etje.
Del pyetja: A duhet të ndërhyjë shteti tek familjet e divorcuara e të ndihmojë në zbutjen e gjithë mangësive që nga strehimi, punësimi, arsimimi e mos të ket dallime midis tyre e një familje normale që të barazohet shoqëria e mos të ket dallime.
Ndihmat e planifikuara të shkojnë atje ku ka nevojë mos të shpërdorohet vend e pa vend por të ringjallë shpresat e humbura të njerëzve në nevojë.
Është domosdoshmëri vënia në krye të detyrës njerëz me zemër të madhe që ndihmat të shkojnë në destinacion të njerëzve në nevojë.
Një grua me shpirt human e ndien më shumë dhimbjen e të varfërit.
Duhet t’u japin siguri dhe garanci fëmijëve jo me fjalë por konkretisht me vepra.
Që ndihmat të shkojnë tek nevojtarët duhet korrektësi dhe ndërgjegje e pastër duhen njerëz të paqtë me shpirt human që të përhapin paqen dhe dashurinë me ushqimin e nevojshëm e veshjen e domosdoshme tu japin dorën atyre që së kanë fuqi të punojnë se shpirt jonë do ndihet më mirë…!
Fëmijët janë drita e syve, shpresa e kombit ata si të vegjël që janë nuk ikuptojnë rreziqet e klimës të temperaturave të viruseve të mikrobeve që sjellin ndryshime edhe në trupin e tyre e ndikojnë për keq në shëndetin.
Fëmijëve tu dhurojmë dashuri e nënave tu dëgjohet zëri se ato vuajnë shpirtërishtë mos të mbetet në vesh të shurdhët por të meren masa nga këshillat bashkiak në qytet e në fshat.
Të evidentojnë nevojat e nënave punonjësi social vuajtjet e tyre për të eleminuar dhunën e divorcet në familje duke dal në terren.
Bashkitë e qyteteve të organizojnë fëmijët në pushimet verore duke ndërtuar shtëpi pushimi për ta në çdo rreth e sidomos për fëmijët jetim e me prindër të divorcuar.
Sot brezi i ri është i rrezikuar fëmijë që kërkojnë lëmoshë që shkojnë nëpër koshat e mbeturinave që rendin rrugëve pa kujdes nëpër këtë trafik të madh duke rrezikuar jetën e tyre.
Ti shpëtojm këta fëmijë të stresuar e të rënduar psikologjikisht e shumë të ndieshëm nga hallet e tyre që kërkojnë zgjidhje.
Tërmeti e kovidi paralizoj jetën ekonomike e shoqërore për një periudhë gati trevjeçare e problemet me fëmijët pothuajse u harruan.
Si çdo shtet demokratik edhe shteti ynë duhet ti rimbëkëmbë masat për mirërritjen e mirëedukimin e fëmijëve.Duhet të organizojë pushimet verore për fëmijet duke ndërtuar shtëpi pushimi sa më parë të jetë e mundur e të vihen në zbatim konkret qoftë kampe bregdetare qoft kampe malore.
Në krye të kampeve të jenë mësuesit që bashkë me pushimet të praktikojnë rregullat shoqërore të edukimit në plazhe. Koha është flori sa më parë të realizohen këto aq më e edukuar do bëhet shoqeria e ardhëshme demokratike.
Ka ardhur koha që në çdo familje të hyjë psikologu për tu dhënë zgjidhje shumë probleme familjare e shoqërore.
Nëpërmjet pushimeve verore e lojrave tju heqim celularin që frenon të menduarit llogjik e humbjen e shikimit.
Kjo është një luftë për të mbrojtur fëmijërinë këtë lule të bukur të botës së adhëshme njerëzore që planeti ynë të lulëzojë nga mendja e njeriut e fara njerëzore të ripërtërihet e ditur ,edukuar dhe e mënçur.
Në të kundërt kjo luftë si urithi nëpër dhe gërryen tokën dhe ha embrionin e bima thahet e ashtu pa u ndierë helmoi organizmin tek njeriu i preku trurin dhe dalëngadalë po e paralizon.
Shikoj djem e vajza të bukur si vet rraca jonë por të hutuar, të menduar dhe flasin kot me vehte rrugës e cila ka prekur edhe të vegjlit e që më shqetësoj e mora penën që të shkruaj për ta bërë problem shoqëror me këtë artikull.
Shpesh lutem, lutem për këtë mëkat të madh që po helmojnë dhe prekin sistemin nervor të njeriut, trurin.
Prandaj u bëj thirrje intelektualëve shkrimtarëve qeveritarëve të ngehin zërin, të kapin në kohë një problem të tillë se do jetë vonë në të ardhmen e as perëndia ska ç’bën.
Zoti, Allahu, perëndia na dha mendjen, krijoj burrin, gruan e fëmijën caktoi gjininë, nderin e jetën na dha vullnetin e korrektësinë që ti zbatojmë në jetë e të dhurojmë gjithmon brezinë e ri pasardhësit tanë.
E shkruajta këtë artikull se më dhëmbë shpirti mu sos durimi kur shikoj nëna të reja me fëmijë e pa burrë, me fëmijë rrugëve pa mbrojtje në mëshirë të zotit me çifte mashkull me mashkull apo femër me fëmër që kërkojnë të formojnë familje po a formohet familje kështu.
Prandaj lutem të ngiheni të gjithë nga këto padrejtësi të kërkojnë të drejtat dhe lirit e tyre që na i ka dhuruar zoti për të mbrojtur fëmijët lulja e jetës me babë e nënë me familje e shoqëri pa dhunë e krime.
Me respekt
Autore:
Sheqere Sina
Albania//23.05.2022