NDERIME KUJTIMIT TË PRINDIT RUZHDI SINAJ DHE ISH – NXËNËSES SIME SHËMBULLORE VALI RUZHDI SINAJ

0
353
Ruzhdi e Vali Sinaj

Prindi Ruzhdi Sinaj dhe e bija Vali Sinaj

Njerëzit e mirë edhe pse largohen fizikisht nga jeta lënë pas një emër të mirë që kujtohen me shumë respekte malli. I tillë është edhe prindi dashur Ruzhdi Sinaj. E kujtoj me nderime e respekte prindin e dashur të nderuar Ruzhdi Sinaj dhe ish nxënësen shëmbullore Vali Ruzhdi Sinaj. Kur fillova punën mësues në vitin shkollor 1970 – 1971 në shkollën e Armenit të bukur e piktoresk me lagje të sistemuara estetikisht e me ndriçim diellor njoha prindin e nderuar Ruzhdi Sinaj. Që në bisedën e parë më priti me shumë dashamirësi. Ishte drejtuesi i koperativës, një kuadër serioz me aftësi e komunikim të kulturuar qytetar. Me shefin e finances të kooperativës Armen Ilia Panozaqi, një intelektual i talentuar e përkushtuar ishim strehuar me fjetje tek dhoma e menxës së kooperativës në shtëpinë e parë të lagjes të fisit fisnik Maliqaj.

Shpesh herë prindi nderuar Ruzhdi Sinaj na ftonte me shumë dashamirësi së bashku shefin e finances Ilia Panozaqi dhe mësuesin Ylli Bora për të parë filma e ndeshje sportive në televizor në shtëpinë e tij, që ishte gjithë dritë e mirësi. Me gjithë bashkshorten fisnike Lefteri Sinaj ndriçonin nga buzëqeshja njerëzore e mikpritjes. Në sytë e tyre shkëlqente si Dielli gëzimi e harmonia që kishin krijuar në familjen e tyre të mrekullueshme. Kur shkonim në shtëpi gjenim një mjedis estetik me një higjen të sterilizuar, por mbi të gjitha ishte njerëzillëku i sinqertë i dy prindërve të bukur, të urtë e shumë bujarë. Kishin një familje model me fëmijë të zgjuar, të edukuar me sjellje shëmbullore.

Vajza e madhe Tatjana ishte me studime në shkollës pedagogjike. Djali i madh Sokrat Sinaj vazhdonte klasën e 8-të Ishte nxënës i shkëlqyer në mësime. E kisha partner në orën e mësimit ku rrezatonte urtësi e dashuri për dije. Me sy të qeshur përshëndeste në shkollë e jashtë shkolle. Në vazhdimësi shkëlqeu në të gjitha ciklet e arsimit në shkollë të mesme, e në shkollën e lartë. Studioi shkencat bujqësore në Institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz, Tiranë, mbrojti me rezultate maksimale doktoraturën (PhD) për shkencat bujqësore në Institutin Kombëtar Politeknik të Lorenës, Nancy, Francë.

Mbas doktoraturës, për dy vjet, ka kryer studime postdoktorale në Qendrën Kombëtare Franceze të Kërkimit Shkencor (CNRS) po në Nancy, Francë ku mban dhe titullin Prof. Dr. i shkencave bujqësore. Për 12 vjet, punoi si Profesor i asociuar në Departamentin e Agronomisë të Universitetit Politeknik Federal të Zyrihut (ETHZ) në Zvicër. Nga viti 2007 është përgjegjës për kërkimet shkencore në fushën e të ushqyerit të bimëve bujqësore, Agroscope (Instituti Kombëtar Zviceran i Shkencave Bujqësore)në Zvicër. Nga viti 2003, për katër vjet, ka drejtuar Komitetin Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Republikës së Shqipërisë.

Në vitin 2005 ka fituar titullin Profesor i Universiteteve franceze nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Francë dhe titullin Profesor sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë. Intelektuali talentuar Sokrat Ruzhdi Sinaj ka koordinuar projekte të shumta shkencore me impakt ndërkombëtar dhe ka publikuar më shumë se 200 artikuj në revistat shkencore më prestigjioze të fushës. Ai është anëtar i komiteteve shkencore për disa revista ndërkombëtare dhe mbështet aktivisht interesat e komunitetit shqiptar jashtë vendit. Prindërit Ruzhdi Sinaj dhe Lefteri Sinaj krenoheshin me djalin e dashur Sokrat Sinaj që shkëlqeu me performacën e tij shëmbullore. Me aftësi e zotësi intelektuali talentuar Sokrat Sinaj shkëlqen me personalitetin e tij me dimesione kombëtare dhe ndërkombëtare.

Vajza e vogël Vali Ruzhdi Sinaj ishte në klasën e pestë. Isha mësuesi kujdestar për 3 vite shkollore..Ishte një nxënëse e shkëlqyer me sjellje shëmbullore. Ndriçonte bukuri me një buzëqeshje engjellore.E kisha përgjegjëse të klasës sime në kujdestari që organizonte higjenizimin e klasës dhe veprimtaritë kulturore jashtëshkollore. Edhe pse në ato vite shkolla e Armenit ishte në një godinë të vjetër, muret e brendshme të klasave zbukuroheshin e gjallëroheshin nga fytyrat e gëzuara të pranverave të jetës shoqërore, të nxënësve armenas që ishin të motivuar për të fituar dije. Ish nxënësja shëmbullore Vali Sinaj së bashku me shoqet e klasës Lindita Harizaj, Diana Nuredini, Elvira Canaj etj. ishin si flutura të bardha të bukura, kishin dhunti për të mësuar sistematikisht dhe kishin intuitën të kuptuarit të koncepteve shkencore të programit mësimor. Ishin shumë të edukuara me vitytet më të mira. Kur ato filluan klasën e 8-të unë u trasferova në shkollën e Selenicës, por i kujtoja me shumë respekt e mall.

Djali vogël Vullnet Ruzhdi Sinaj ishte në klasën e parë fillore, sot është një nga deputetët më me dinjitet që me shumë përkushtim u shërben qytetarëve të zonës të Labërisë dhe Vlorës. Ishin të gjithë si familje të bekuar me dritë mirësie,me virtytet më të mira njerëzore qytetare. Vajza e madhe Tatjana Çobo me performacë shëmbullore ishte kolege me bashkshorten time në shkollën “Muço Delo” Vlorë. Edhe pse kanë kaluar mbi 50 vite nga koha që jetova në Armen, i ruaj në kujtesë të freskët me shumë respekte malli. E takoja shpesh në Vlorë prindin e nderuar Ruzhdi Sinaj bisedonim me mall dhe gëzohesha për sukseset e fëmijve të dashur të familjes Ruzhdi Sinaj, Lefteri Sinaj.

Ish nxënësen shëmbullore Vali Sinaj e kisha takuar në Vlorë, por edhe në Tiranë dhe gëzoja që jetonte e lumtur në familjen e saj. E përshëndesja në rrjetet sociale të fb duke i uruar çdo 30 maj ditëlindjen! Më dërgonte urime për jetën time të dytë me një zemër të huaj. U trishtova shumë më 16 nëntor 2021, duke lexuar lajmin e zi që kishte pushuar zemra e të mirës, engjellores Vali Ruzhdi Sinaj. Vdekja në moshën e re ka helmuar shumë Nënën Lefteri, vëllezërit, motrën, familjen e të ndjerës Vali Sinaj, miqtë e gjithë dashamirësit e shumtë. Largimi në moshën e re e Vali Sinaj ka lënduar edhe shpirtin e të ndjerit Ruzhdi Sinaj, që është larguar fizikisht më parë nga jeta

Është dhimbje për mësuesin kur mëson largimin nga jeta të nxënëses të tij shëmbullore. Ndoshta Zoti të mirët i zgjedh dhe i merr si engjëj lart në qiell.

Nderoj me respekte kujtimin e ndritur të prindit të nderuar Ruzhdi Hamit Sinaj dhe të bijës shëmbëllore Vali Ruzhdi Sinaj! U prehëshin në Paqe! Tu rrojnë fëmijët, nipër e mbesa!

Qatip Mara
North Carolina, USA 27.01.2024

 

 

 

 

 

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.