Ujësjellësi që nuk sjellë ujë…

0
149
Ujësjellësi pa ujë

Arben Çokaj

  • tregim satirik

Kastrati kishte kohë që s’kishte ujë të pijshëm, s’kishte patur kurrë ujësjellës, s’kishte si të kishte ujë. Bashkia vendosi të ndërtonte një ujësjellës të ri, nga këto të sotmit, me zorra plastike uji, që nuk e di sa e kanë jetën e gjatë. Edhe pse ujësjellësi kushton si me qenë në Gjermani, cilësia e punës ngjan me një ujësjellës në vendet e pazhvilluara afrikane.

Pavarësisht se ujësjellësi u krye, dhe u përurua, solli disa ditë ujë e pataj uji u ndërpre. Si duket nga ndërhyrjwet e paligjshme në tubin/zorrën plastike, a kushedi arsyen pse?

Dhe shefi i opozitës lokale aty, doli në TV duke u ankuar:

– Kastrati nuk ka ujë.
– Dashka edhe ujë ky, nuk i mjafton se tani ka një ujëdjellës?! – u hodh njëri e qeshi me qesëndi. Kur ishte në pushtet ai, nuk kishte as ujësjellës fare, tani kërkon edhe ujë…

Dikush e mori me seriozitet këtë, duke mos e kapur sarkazmën, sikush tjetër filloi të qeshte me të madhe.

– Pse, a nuk duhet as të ankohemi tani?
– Si jo, të ankohemi siç ke me të. Përse bëhet ujësjellësi? Për të sjellë ujë.

Por kështu janë gjërat në Shqipëri, ka mungesë të madhe serioziteti në punët e shtetit, defekt popullor ky, shqiptarët më parë vjedhin njëri-tjetrrin, e tallen, se sa bëjnë një shtet që funksionon. U kalon jeta dhe nuk janë në gjendje të kuptojnë as aq, sa të sillen seriozisht!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.