Një dukuri negative që aplikohet në politikën Kosovare, është e shfaqur te shumica e politikanëve, e që ka të bëjë me mosnjohjen e obligimeve të pothuaj secilit post politik për të cilin janë zgjedhur ose caktuar.
Në momentin që një politikan fillon detyrën, fillojnë edhe vizitat e ndryshme në vendet e ndryshme historike duke shprehë “nderim” për një personalitet apo ngjarje historike.
Pastaj fillojne me pasë takime të ndryshme që nuk kanë të bëjnë fare me pozitën që u takon. Shumica e ministërve mendojnë se janë ministra të punëve të jashtme, duke u marrë me qështje të jashtme të Kosovës apo me qështje ndërkombëtare.
Qka është edhe më komike shumë kryetar të komunave mirren me takime ndërkombëtare duke menduar se janë zgjedhë ministra të punëve të jashtme. Pastaj bëhen takime me këngëtar, aktor, sportist, dhe humbet kohë në takime koti, sepse ministri i kulturës dhe sportit është ai që i takon artistët dhe sportistët e suksesshëm.
Kryetari i komunës mundet në kohën e tij të lirë të takohet me artist-sportist, apo këdo qofte, por jo gjatë orarit të punës.
Kryetari i komunës duhet të takohet me njerëz që kanë probleme komunale, apo të takohet me biznismen që të propozojnë projekte të përbashkëta infrastrukturore etj.
Disa ish kryetar të Prishtinës një pjesë të madhe të “punës” ia kushtonin Çamërisë, nxemjes globale, politikës së kryetarit Amerikan, bashkësisë europiane, protestave shkaterruese politike, qëndrimit në kampionate europiane në futboll!, liberalizimit të vizave, eurovizionit… etj, si dhe takimeve me këngëtar të ndryshëm kombëtar dhe ndërkombëtar, ndërsa qyteti kishte dhe ka nevojë madhore për pastërti dhe rregullim të komunikaconit.
Kryetari i komunës nuk organizon ndihma sociale, për të cilat është përgjegjëse ministria e çështjeve sociale, ose nuk organizon gjelltore socialiste për të varfër, por me punësim më të madh e eliminon nevojën për gjelltore të të varfërve.
Patjetër që çdo qytetar edhe qdo politikan duhet nderuar të gjithë personalitetet që kontribuan për lirinë e Kosovës, por nderimi ndaj tyre është pakrahasimisht më i madh, nëse një kryetar komune e rregullon qytetin në nivel të duhur,… e jo të vizitoj shtatoret e ndonjërit prej herojve të lirisë.
Nëse një kryetar komune ose ministër-kryeministër çdo ditë i bënë 2/3 takime koti ose 2/3 vizita koti, ai praktikisht nuk punon asnjë minutë, për punët dhe obligimet për të cilat është zgjedhur dhe paguhet.
Poashtu humbje e madhe e kohës bëhet duke dhënë intervista koti në media, që gjithësesi ia humbin kohën produktive secilit qeveritar.
Për raporte me media duhet të ketë një përfaqësues-zëdhënës, qeveritar – komunal, që bashkëpunon me mediat dhe i spjegon vendimet qeveritare-komunale.
Padituria, inkompetenca dhe mungesa e pasionit për punë në qeveri- komunë, zëvendësohet me prezencë koti në media, vizita koti, dhe pritje koti të vizitorëve koti.
Politkanët janë zgjedhë të jenë shërbyes të shtetit e jo për takime joproduktive, që të humbin kohën e qmuar dhe e zvoglojnë efikasitetin në veprime.
Besim Prishtina