27.7 C
Tirana
E dielë, 9 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Estetika e revoltës dhe kapitullimi i substancës

Estetika e revoltës dhe kapitullimi i substancës

0
Lutfi Coka

Lutfi Coka

Për sa kohë protesta do të ushqehet me klithma dhe jo mediadikisht me projekte alternative, ato dotë mbeten thjeshtë një zhurmë që i sherben pushtetit për të simuluar pluralizmin. Rruga për të dal nga ky kurth kërkon kalimin e menjëhershëm nga revolta emocionale të organizimi teknik i sajë.

Vetëm kur zhurma e kamerave të zevendsohet me presion të vazhdueshëm strategjik, sheshi do pushojë së qeni një skenë teatri dhe do të këthehet në mjet të ndryshimit publik.

Në Shqipëri mijëra qytetarë dalin në shesh mediadikisht me një ndjenjë të sinqertë revolte. por këthehet në shtëpi të zhgënjyer. Ky dështim nuk vjen nga mungesa e kauzës por nga kapitullimi i plotë në katër dimensione kryesore:

Imazhi mediatik dhe spektakli pa substancë.

Protesta është shëndërruar në një product eskluziv për konsum mediatik.Cdo aksion llogaritet për të kapur sekondat e prima-time të lajmeve apo për të prodhuar një video virale në rrjetet sociale. Ky focus i tepruar tek estetika e protestës dhe të zhurmës sipërfaqësore krijon një iluzion të rremë lëvizje,duke zhvendosur vëmendjen nga debate real, analiza te thella dhe kerkesa ligjore konkrtete.

Mungesa e organizatorëve të mirëfilltë

Në krye të këtyre tubimeve nuk ka udhëheqës strategjik që marrin përgjegjësi politike apo qëndrojnë në pararojë të protestës. ka vetëm moderator që thërrasin njerëzit në audiencë, lexojnë fjalime të parapërgatitura dhe mbyllin mikrofonat sapo mbaron trasmetimi live. Pa një komitet drejtues që kordinon veprimet në terren dhe që negocion mediatikisht me rregullta të qarta, masa mbetet thjeshtë një turmë pa timon.

Strategjia e munguar dhe lufta me emra.

Reduktimi I protestës në sllogane si x në burg, y në burg, nuk përbën strategji por një betejë thjeshtë për pushtet personal. Nëse rrëzohet një emër , pa u reformuar instiuticionet vendin e tij do e zërë një një kopje tjeter mediatike me të njejtat vese. Pa një program të qartëse si do qeveriset ekonomia apo si do funksionajë gjyqësori të nesërmen pjesa më e madhe e shoqërisë zgjedh apatinë!?..

Taktika e dështuar dhe shryerja dy orëshe

Metoda e organizatorëve kanë mbetur të bllokuara në një skenar të vjetëruar dy orë fjalime, pa tension simbolik para kamerave dhe një shpërndarje e qetë. Ky format nuk ushtron asnjë presion mbi pushtetin pasi thjeshtë bllokon lëvizjen e njerëzve të thjeshtë. Lëvizjet politike që arrijnë sukses në botë godasin interesa t jetike të sistemit permes grevave të kordinuara dhe mosbindjes civile të vazhdueshme.

Pa këto istumenta mijëra protestues të mbetur pa drejtim instrumentalizohen thjeshtë si sfond visual për te rritur peshën politike dhe lagjitimitetin e liderëve të radhës!?

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.