RRETH POLEMIKAVE TË GËRVALLËS, LAJÇAKUT DHE ESCOBARIT

0
255
Albini - Vjosa - Donika

Gani I. Mehmeti

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, atë që e ka thënë për BE-në, e ka thënë nga përvoja në bazë të fakteve, jo vetëm nga hamendja apo vetëm pse ka mundur ta thotë.

Është e ditur se nuk i pëlqejnë këto Lajçakut, pse ai mendon se ka bërë një punë të madhe, por është e kundërta.

Faktet janë jo vetëm në raport të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, që asgjë nuk ka bërë, përveç që e ka akuzuar Kosovën, sa i ka vënë edhe masat, por se ai dhe BE nuk kanë guxuar të ndërmarrin asgjë ndaj Serbisë, përveç perkëdheljes që i kanë ofruar, si në dialogun me Kosovën, ashtu edhe me veprimet e saja me Rusinë që kur e sulmoi Ukrainën.

Tani, sikur të mos kishte qenë BE-ja një Tigër prej letre, ndryshe do të ishin sjellur me Serbinë dhe Vuçiqin, bashkëpunëtorin e Millosheviqit.

Fakti tjetër: A deklaroi vetë Vuçiqi se nuk e njeh Marrëveshjen e Ohrit, posa u kthye në Beograd? – Po! A tha se asgjë nuk kam nënshkruar? – Po! A u ndrëmor diçka për këtë deklaratë dhe për ndërprerjen e dialogut nga ai? – Jo, asgjë! Sërish u fajësua Kurti për ndërprerje të dialogut, i cili vazhdimisht thoshte se jam i gatshëm për bisedime e takim edhe me Vuçiqin.

Ndaj kujt u morën masat? Ndaj Kosovës, e cila përpiqet të zbatojë ligjin në tërë Kosovën, natyrisht, edhe atje ku nuk ka qenë zbatuar deri tani, në veriun e saj. Përse tani të akuzohet Kosova deri në marrje të masave dhe përse të përkrahet nga BE Serbia që përpiqet të përzihet  e të ndikojë në punët e brendshme të Kosovës?

Vallë, sikur BE të kishte unitetin brenda saj, a do duhej ta njihnin Kosovën edhe pesë shtetet tjera që deri sot nuk e njohën? Sikur BE të mos ishte një Tigër prej letre, a do duhej të venin sanksione edhe ndaj Serbisë që doli e padëgjueshme ndaj BE-së e nuk i vuri sanksionet ndaj Rusisë? Sikur BE të kishte fuqi, a do duhej të ndërmerrte masa ndaj Serbisë për të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën, që thuhet se janë mbi 30 sosh, pse nuk zbatohen prej saj?

Prandaj, ec e thuaj se nuk ka të drejtë Donika Gërvalla!

Ne e kuptojmë edhe Lajçakun, i cili deklarohet me sa vijon: “… BE Është unioni më i suksesshëm i shteteve. Nuk ka një union tjetër të shteteve në këtë planet, që ka bërë stabilitet politik, ekonomik më të mirë…Kështu që, unë mendoj që bashkimi në BE është një ëndërr e shteteve që janë duke trokitur në derën e BE-së”. Kjo është më se e vërtetë sa i përket stabilitetit ekonomik.

Por, nuk është bërë stabiliteti politik në Europë, madje është shumë larg stabilitetit politik, sepse i ligu, i dobëti sulmohet, i vehen masa e deklarohet si destruktiv (siç është Kosova), ndërsa i forti edhe kur e ka keq, edhe kur është i padëgjueshëm, përkrahet dhe deklarohet nga BE (sidomos nga Lajçaku e Borelli) si konstruktiv (siç është Serbia konkretisht)! Duhet të jini të drejtë, që gjithçka të shkojë mbarë. Jo të përkrahet vetëm i forti kur është keq e të sulmohet i ligu, kur e ka mirë dhe është në rrugë të drejtë.

Sa i përket Escobarit do të thosha se nuk ke qare pa qenë nacionalist kur ti je i sulmuar prej nacionalshevenistit. Serbia është nacionaliste dhe shoveniste e pushtuese ndaj tokave shqiptare që prej dyqind viteve. Unë e di që këtë e di mirë Amerika, do duhej ta dije edhe ti. Ma gjej një sulm të shqiptarëve ndaj serbëve! Nuk ekziston. Më kot qahet Vuçiqi për serbët e veriut të Kosovës, ata janë të privilegjuar sa here më shumë se të gjtihë minoritetet e tjera në botë. Ne gjithherë kemi qenë vetëm në mbrojtje.

Edhe tani, ne nuk jemi duke sulmuar askë, përveç në mbrojtje të territorit tone në veri të Kosovës. Përse nuk kemi problem në viset tjera të Kosovës? Jo, se nuk ka serbë në kufi me Serbinë. Prandaj, gjithë këtë, Serbia po e bën me serbët e veriut të Kosovës, pse ata nuk duan ta njohin Kosovën shtet. Pra, është faji ynë që përpiqemi ta mbrojmë vendin tone, territorin tonë, apo faji i Serbisë që kërkon të marrë tokën tone?

Se, do të jesh nacionalist e popullist, varet nga tjerët me të cilët ke punë, siç  veproi  këto ditë Serbia në veriun e Kosovës. Sikur Serbia të mos ndërhynte në pynët e brendshme të Kosovës, nuk do e kishim këtë problem. Sikur Serbia të mos shfaqej e të mos ishte nacionalste – as ne nuk do të kishim një nevojë të tillë. Sikur Serbia të mos sulmonte, nuk do të kishim ndaj kujt të mbroheshim. Krejt gjërat varen nga tjetri që të paraqet si kusht dhe të detyron të mbrohesh.

A pati nevojë Ukraina të mbrohej deri sa nuk e kishte sulmuar Rusia? –  Jo! Kështu janë edhe Kosova me Serbinë.

9 korrik 2023, Ulqin

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.