Shqipëri, me ty po ngre fjalën time të vockël
skenarë korbash të frikshëm na i ranë atdheut
që nga Troja e lashtë pellazgo-ilire e deri në
ditët tona, atdheut iu këputen pjesë nga më
të butat, krahina të tëra shqiptarësh janë nën
pushtim dhe të kryqëzuara me emra të tyre.
Shprishësit e gjakut të Arbrit janë shumëzuar
egërsisht e kërcënojnë ekzistencën e kombit
përmes mërgimit ekonomik dhe shpërnguljes
i thoshte Nëna e lashtë, Nënës së kohës sonë;
bija ime kujdes gjuhën shqipe, shkronjat e saj
flamurin dhe territorin, këngët dhe vallet tona
xhuranë, fustanellën çame dhe xhubletën ilire.
Në atdheun tonë nuk ka fushë buke as grykë
mali, as përrua arash e as lum dhe breg të detit
që nuk është larë me pika të gjaku të luftërave.
Arti që na bën të lirë është në brendësinë tonë
Shprishja e gjakut të Arbrit përmes mërgimit e
shpërnguljeve është gjëma më e rëndë që i ka
rënë atdheut! Edhe në kohën tonë shqiptarët
kërcënohen nga shpërngulja dhe nga mërgimi.
Poezia që shkruajmë e do një gjetje të veçantë
të kohës, një çast poetik ndryshe do i përgjigjej
mesazhit të Himnit dhe të Flamurit Kombëtar
Shqipëri, me ty po ngre fjalën time të vockël
nga një vend që s´është i imi dhe është i huaj
gjaku i shprishur edhe prishet i thoshte Nëna e
lashtë Nënës së kohës sonë, – Nënave shqiptare:
është koha, Gjaku i Arbrit më të mos shprishet!
Atdhe Geci – Dortmund, 03.01.2025