Skënder MULLIQI
Pse ankoheh të gjithë ata të cilën qendrojnë gjatë në pushtet, kur e humbin pushtetin? Ata sikur nuk dëshirojnë të kuptojnë së në pluralizëm ekziston rrotacioni i pushtetit, nuk është si një komunizëm. Ata të cilët janë mësuar gjatë më pushtet, nuk durojnë që protagonist kryesor për ndrrim të pushteteve janë populli. Populli madje shpesh detyrohet edhe më rrugë të ndrron pushtete. Populli delë në rrugë për demokratizm të shoqërisë, jo për shoqëri autoritare. Këta që deri djë e paten pushtetin, duket së nuk kuptojnë. Për atë edhe populli njerëzve të politikës duhet nënshkruar kontratë, e jo politikanet t’u bëjnë kontratë popullit.
Populli është ai që kërkon llogari nga njerëzitë e politikës, e jo e kundërta. Nganjëherë është mirë njeriu të zatet për muri, së shumë më qartë i artikulon kërkesat. I shikon në sy politikanet të cilët vepruan dhe u sollën për 20 vite thua së nuk ekziton populli, apo ai ekziston vëtem kur duhet këta për ti votuar. Kosova nuk është e askujt, por e imja dhe e jotja. Dhe, është mënyrë e kulturuar që të këtë një marrveshje. Që kërkesat e popullit të janë prioritet mbi prioritete. Dhe, mirë do të ishte që të bëhët edhe kufizim mandati qeverisës. Është diçka e shëndesthem dhe shumë demokratike, si në Amerikë tetë vite e fund.
Me shtetin duhet të udhëheqin më të mirët, e jo ata që në pushtet kan ardhur aksidentalisht. Mutantet të cilët dëshirojnë të mbeten në pushtet përjetësisht nuk i duhen Kosovës, dhe asnjë vendi demokratik. Në ish Jugosllavi, është brohoritur nga turmat ”edhe pas Titos – Tito”. Kjo logjikë komuniste sikur është bartur edhe në kushtet e kapitalizimit liberal. E kjo nuk shkon së nuk është normale, është metodë autoritare e qeverisjës. Të thirrët njeriu vëtem në një përson është e rrezikshme për sistemin shumëpartriak pluralist dhe për demokracinë liberale.
Që të formohen politika të shëndosha nevoiten politikat intelektuale, e cila nga partitë politike pastaj edhe jetësohen. Deri më tash kjo nuk është marre parasysh, madje eshtë nënvlerësuar nga elitat e dobëta të skenës tonë politike. Ideologjitë duhet gjethësesi të hiqën nga plani i parë. Na duhet tru i shëndosh, menquri dhe energji që proceset e stagnuara për shumë vite të shkojnë përpara. Mjaftë gjatë kemi pasur politika të gabuara. Kosovës nuk i duhen politikat regresive, por politikat përparimtare të tipit perëndimor. Populli është tek fundit ai, që i vënë politikat në binarë normal…! Po jetojmë në kohëra të vështira!