“I vrava gocat”

0
239
Ilir Muharremi - Thyerja

Dani: Ato ishin dëshmitare të gjalla dhe unë nuk doja që ato ta dëshmonin krimin! Më e lehta për mua ishte t’i vrisja gocat! Nuk e dija as vetë se çfarë po bëja… Së pari vendosa çarçafin në kokën e Ceces, pastaj ishte dora ime…
Asenga: E Bella?
Dani: Të njëjtën ia bëra edhe Bellës. Më kujtohen fjalët e saj: “Do të më ndodhë e njëjta gjë siç i ndodhi Ceces?” Po!”- i thashë. Pastaj Bella tha: “Babi! Jo…babi jo! Jo…” Këto ishin fjalët e fundit që tha! Mblodha gjërat që do të më duheshin: një lopatë dhe grabujë nga garazhi. Diçka më thoshte të merrja bidonin e gazit nga garazhi. Ende nuk e di pse e mora bidonin e gazit?!
Asenga: Doje të vrisje veten?
Dani: E mendova ta bëja, por sinqerisht jo. Nuk do ta vrisja veten! I tërhoqa zvarrë, i futa në kamion të mbështjella me çarçafë! Kundërmonin! Ndoshta lehtësimi i kufomave apo era e vdekjes?! I ngarkova në sediljet e pasme! Shumë më dhemb kjo gjë…

Dialog nga tragjedia “Thyerja” e Ilir Muharremit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.