Politikisht Albin Kurti e ka fituar luftën nga të gjitha pozicionet antishqiptare!

2
296
Zajednica, Kosovë

Shkruan Asllan Dibrani

– Natyrisht, zhvillimet e fundit në rajon, në veçanti tensionet e larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për situatën në veri të Kosovës, është një luftë e të gjithëve në garë politike, qe zoti Albin Kurti i sfidoj politikisht nga pozicionet antishqiptarë qe të gjithë ?

– Serbia dhe Evropa dhe disa forca ndërkombëtare, fatkeqësisht edhe opozita kosovare e bashkuar me ta, si zorrë nëpër këmbë në aleancë për ta rrezuar politiken e Albin Kurtit, qe po mbron Republikën e Kosovës… ata ranë ne fushën e betejës politikisht. Albin Kurti e fitoj luftën.

Në kohët e fundit shihet një dukuri e papranueshme ndaj Kosovës, respektivisht presioneve dhe kërcënimeve edhe nga SHBA-të, po edhe nga BE-ne, vetëm e vetëm pse kryeministri Kurti, po e zbaton ligjshmërinë dhe po e shtrinë sovranitetin në pjesën Veriore të Kosovës!?

Njëanshmëria e tyre me deklarata duke kritikuar pa kurrfarë baze vetëm Kosovën, mund t’a destabilizoj jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin ballkanik nga e cila nuk mund ti shpëtoj as Shqipëria e Edi Rames këtij konflikti, dhe të eskaloje sigurinë në Kosovë. Kjo tezë u vërtetua edhe gjatë sulmeve dhe përleshjeve të bandave kriminale serbe në Veri të Kosovës kundër policët së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve?

Gjykoj se SHBA-të dhe BE-ja, ende nuk e kanë kuptuar politiken e Aleksander Vuçiqit?
Gjykoj se SHBA-të dhe BE-ja, ende nuk e kanë kuptuar politiken e Aleksander Vuçiqit, dhe derisa nuk e kuptojnë këtë, kriza në Veri, jo vetëm se do të vazhdojë, por do të eskalojë dhe rrezikojë tërë Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Albin Kurti, duke i mbrojtur interesat e Republikës së Kosovës, i lakuriqësoj politikat e opozitës kosovare e cila qëndroi mbi 20 vite në pushtet, qe e bënë Republikën e Kosovë si një republikë të nënshtruar, kontrolluar dhe dirigjuar nga Serbia???

T’iu rikujtojmë këtyre analfabeteve dhe se nëse ja lëmi Mitrovicën Serbisë, ne e paskemi bërë lutën shekullore për së koti !!!…

Njëanshmëria dhe tyxharët e PDK-së ,LDKsë , dhe AAk-se, e opozitës në Kosovë për korrigjimin e kufijve, fatkeqësisht edhe sot po e përforcon Beogradin.

Pretendimet e kësaj klase politike dhe këtyre tyxharëve me tokat tona te Republikës së Kosovës. T’iu rikujtojmë këtyre analfabeteve dhe se nëse ja lëmi Mitrovicën Serbisë, ne e paskemi bërë lutën shekullore për së koti !!!… Serbisë i nevojitet miniera e Trepçës dhe liqenin i Ujmanit, se për një grusht serb, as Serbia, as Rusia s’kane kurrfarë brenge. Ata duke u thirrur ne teoritë e Vuçiqit, të Edi Rames dhe opozitës kosovare se, serbët “janë të rrezikuar nga Albini”, duke mos e çarë kokën, as Evropa por edhe Amerika, të cilat, po i rrinë konfuze duke iu nënshtruar edhe qëndrimeve të opozitës kosovare.

Nuk di se çfarë argumentesh kukohen qe këtu , po cenohet integriteti i Kosovës, kur gati pati edhe viktima ne mesin e ushtarëve të KFOR-it, të cilët, ne vend se t’i mbrojnë kufijtë sipas Rezolutës 1244 ato forca bien nen ndikimin e propagandës.

Qëndresa e Kryeministrit Kurti dhe udhëheqjes aktuale të Republikës së Kosovës, iu kanë bluar ne dore politiken te gjithë faktorëve te brendshëm e të jashtëm prandaj nuk ka përkulje.

Nga këto sjellje dhe qëndrimet politike evro-amerikane, duhet ta kenë të qartë nëse këto janë presione ndaj Kryeministrit Albin Kurti për ta detyruar që të dorëzon Veriun e Kosovës ndaj këtij shantazhi përmes forcës, politike, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, duhet të jeni të vetëdijshëm se, populli shqiptar, jo vetëm i Kosovës, por i gjithë shqiptarëve
qe pa drejtësisht i copëtuan ne këto shtet si në: Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi, Greqi, Turqi dhe diasporën shqiptare anembanë botes, kurrë një gjë të tillë, nuk do ta pranojnë.

Populli i Kosovës e ka treguar vendosmërinë qe përmes votës se vet janë me Albin Kurtin, sepse ai po mbron Kosovën, demokracinë, shtetin, institucionet, dinjitetin e territorin e Kosovës nga tkurrja e mëtutjeshme nga Rusia dhe Serbia.

Albin Kurti është lideri politik që ka bërë histori në Kosovë, prandaj kjo qasje me ultimatume ndaj tij nuk ndihmon Kosovën, as nuk kërcënohet Albin Kurti.

Qëndresa e Kryeministrit Kurti dhe udhëheqjes aktuale të Republikës së Kosovës, iu kanë bluar ne dore politiken te gjithë faktorëve te lartshënuar se me kërcënime, as me sanksione as me kurrfarë mase nuk munden ta stabilizojnë këtu gjendjen.

– Ata e kanë studiuar gjendjen ne terren , se në rast te një përshkallëzimi te situatës me tutje ne këtë zjarre do te futen edhe vete Evropa ,prandaj matnu, se çka po veproni më shqiptarët.

– I bej thirrje opozitës qe vodhën deri dje, tërhiquni dhe shmangnju politikës pro serbe, sepse te paret qe do te digjen qofte politikisht qofte në front lufte, ju do te jeni humbësit e betejës…

2 KOMENTE

  1. E more tradhetar i Kosoves, ke ike nga Kosova me 1983 edhe po fol kishe patriot… TI JE TRADEHATR sepse sot ne KS jetojme ma MIRE SE TI QE KE IKE SI FRIKACAK.

  2. B. Bytyqi, per ty te gjithë ata qe shkruajne e jetojne ne mergim, jane tradhtare. Disa here kam lexua komente tua me ofendime p.sh. kunder Idriz Zeqirajt etj.

    Baca Idriz e ka ndihmua Kosoven me shume se shume burima, edhe se ti. Pse jeton Idrizi e Luani jashte Kosoves, ndoshta nuk e din ti. Po mos te ishte mergata, 1/3 e popullsise, Kosova do te ishte ne nje gjendje mjeruese edhe per bukëen e gojes.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.