SHABAN ZHEGROVA E MARINCËS SË MURGULLËS TË PODUJEVËS, I PUSHKATUAR NË PEROKUPLE

0
291
Rexhep Zhegrova

Në foto: Rexhep Zhegrova, kapion Kosovës në Badybiliding

Gani I. Mehmeti

Me rastin e përndjekjes së shqiptarëve nga ky fshat në vitin 1877-1878, Zhegrovët shkuan në Kunovik, pastaj në Vushtrri. Prej Vushtrrisë; shkuan në Marincë të Murgullës tek disa familjarë të tyre. Këtu ishin pothuaj ngjitur edhe me vendbanimin e tyre të shpërngulur – fshatin Zhegrovë, që tani kishte mbetur nën Serbinë pushtuese.

Tani, sikur nuk kishin pasur shumë telashe me banorët kolonë serbë të ardhur në fshatin Zhegrovë.
Mirëpo, menjëhrë pas Luftës së Dytë Botërore, kishte plasur sherri mes Zhegrovëve shqiptarë të Murgullës dhe kolonëve serbë të ardhur në Zhegrovë.

Shaban Zhegrova nuk po mund të duronte serbët e Zhegrovës dhe ra në bela me ta për shkaqe pronësie dhe të mosmarrëveshjeve të tjera. Shabani nuk pyeste, ai hakmirrej për gjithçka ndaj serbëve. Kur panë këtë, serbët e akuzuan atë në Kushumli e Porkuple.

Pa e infromuar fare, kishin ardhur dy xhandarë nga Prokupla dhe e kishin marrë me vete Shabanin për ta dërguar në Prokuple në gjykatë. Nuk e dinte Shabani dhe u kishte rënë në dorë xhandarëve. Shabani po ecte me duar lidhur në përcjellje të xhandarëve.

Mbasi kalojnë Kërshin e Tërrnavicës, në një vend të përshtatshëm, ku pjerrtësia e shpatit të malit ishte shumë e madhe, Shabani sulmon ashtu me duar lidhur njërin nga xhandarët, i merr pushkën dhe sa çel e mëshel syt, ai vërsulet shpatinës teposhtë, duke iu humbur nga sytë xhandarëve dhe ikë.

Shaban Zhegrova kishte shpëtuar kësaj radhe.

Mbas disa kohësh, organet shkojnë sërish dhe me mashtrime i marrin Shaban e Muharrem Zhegrovën si të akuzuar prej serbëve të fshatit Zhegrovë. I çojnë në Prokuple dhe atje i dënojnë me pushkatim në vitin 1946! Pas dënimit i kishin qitur për t’i ekzekutuar. Ua japin fjalën përpara varjes.

Siç shihet në hartë, fshati Zhegrovë është në kufi me fshatrat e trevës së Llapit, e sidomos me ato të Mavriqit të Llapit dhe të Murgullës e mikroregjionit të quajtur Marincë.

Muharremi kishte qenë punëtor i Trepçës dhe shumë i njohur, sa ishte edhe përfaqësues i saj si delegatë në Beograd, pork jo nuk ndikonte tek gjykata e Prokuples, vetëm pse ishte shqiptar duhej të pushkatohej.

Muharremi ishte i Sylë Zhegrovës dhe kishte një vajzë, e cila vdes në fëmijëri.

Ditën që po pushkatoheshin, ishin mbledhur njerëz nga anë të ndryshme të vendbanimeve të Serbisë për të parë me sytë e tyre këtë ngjarje makabre.

Shabani e merr fjalën dhe nuk lë gjë pa u thënë serbëve se ata ishin çetnikë.
– Unë them haptas këtu, përpara ju çetnikëve se e kam paguar veten 99 herë, për çka nuk pendohem fare. Pendohem pse nuk kam mundur të bëjë edhe më shumë, pse ju nuk jeni njerëz, jeni egërsira. Dhe, prej këtu i them nënës sime të mos më qajë, pse e kam paguar veten plot 99 herë!

I varin dhe ashtu, të varur i kishin lënë tri ditë që të shikonin serbët të varurit.
Nuk ua japin as kufomat familjarëve fare. I kanë varrosur diku në Prokuple, sa kurrë nuk është ditur ku i kanë varret!

XHEK METEHIA IKU NGA BURGU, MUHARREMI FLIJOHET PËR XHAXHAIN

Në kohën sa ishin në burgun e Prokuples, me ta ishte edhe Xhek Metehia nga Llapi. Xheku e kishte hulumtuar vendin rreth burgut dhe kishte gjetur vendin nga ku mund të iknin prej burgut.

– Hajde, a po vjen e ikim? – I kishte thënë Muharrem Zhegrovës.
– Jo, nuk mundem ta lë vetëm plakun! – ia kthen Xhekut, që fjala ishte për Shabanin, xhaxhain e tij.
Xheku del, ikë prej burgut e shkon në shtëpi dhe më kurrë askush nuk e kërkoi. Ai ka jetuar deri vonë në Shtedim, ku ka qenë shpërngulur prej Metehisë në Shtedim.

Muharremi kishte sakrifikuar jetën e tij për xhaxhain e tij, Shabanin e nuk e kishte lënë vetëm as në vdekje. Një gjest tepër njerëzor, por edhe tepër fatal për të.

REXHEP ZHEGROVËN E SHPËTON BASHKUSHTARI

Shabani kishte një djalë, Rexhepin.
Në vitin 1941, kur Jugosllavia pushtohet nga Gjermania, Rexhepi ishte ushtar në Bosilgrad, afër Bullgarisë. Komandanti i tyre nuk di tani se çfarë të bëjë dhe i liron të gjithë ushtarët, duke iu thënë: Tani shkoni kush kah të mundet!

Rexdhepi vendos të ktheht në Marincë, në shrtëpinë e vet.
Rrugës duke u kthyer, rastësisht takohet në komandantin e tij me një ushtar që kishin shërbyer bashkë. Komandanti nuk po e njihte tani Rexhepin, po e pyet:
– Pse po ikë?
– Sipas urdhërit tuaj, edhe ne po ikim! – ia kthen Rexhepi. Komandanti nxjerrë revolen dhe don ta vrasë Rexhepin. Ushtari që ishte me komandantin ia kap dorën dhe i thot se ky është ushtari me të cilin ne ishim bashkë e nuk ke nevojë ta vrasësh.
– Jo, po e vras, se ka ikur nga ushtria! – ia kthen komandanti ushtarit të tij.

Këtu janë disa nga pajisjet e tij për ushtrime në sportin e Badybildingut

Edhe Rexhepi e kishte pushkën në krah. Tani ia kthen ky komandantit të tij, kur e sheh se e kishte përnjëmend dhe e vret në vend. Ushtari që ishte me komandantin e lëshon armën e tij në tokë i dorëzohet Rexhepit.

– Ti mere armën tënde e shko rrugës sate dhe faleminderit që më shpëtove! – i thotë ushtarit që nuk e la komandantin ta vriste, duke ia kapur dorën dhe aty ndahen.

Për këtë rast nuk është interesuar askush që të ketë pasur pasoja Rexhepi i Shaban Zhegrovës. Rexhepi vdiq në vitin 1991 në Livadicë në moshën 76 vjeçare, duke e lënë vetëm birin e tij, Shabanin e Ri në moshën 16 – vjeçare.

Shaban Zhegrova la pas vetes një vajzë dhe një djalë. Vajza e tij quhej Zyhra e martuar për Hajzer Hotin në Revuçë dhe paten dy vajza: Azizen dhe Halimen e katër djemë: Kamerin, Xhaferin, Feratin dhe Enverin.

Rexhep Zhegrova – Çertifikatë

Pikërisht Xhaferi është ai që kur e përmendi Shaban Zhegrovën, i thash se për të më kishte folur edhe Jahir Potoku diku para nja 10 a 15 vitesh. Tani, me Xhaferin biseduam të shkojmë edhe në familjen pasardhëse të Shabanit, gjegjësisht tek dajat e tij.

Rexhepi pati vetëm një djalë, që i kishte lënë emrin e babait të tij – Shaban. E Shabani i Ri ka dy djemë: Leutrimin e Rexhepin e Ri, që i ka përtërirë emrin e babait të tij edhe ky.

SOT, STËRNIPI I TË PUSHKATUARIT SHABAN ZHEGROVA, KAMPION I KOSOVËS NË BADYBILDING

Thamë se Shaban Zhegrova kishte lënë një djalë, Rexhepin që ishte kthyer nga ushtria e Jugosllavisë së parë pas pushtimit nga Gjermania. Edhe Rexhepi i Shaban Zhegrovës pati vetëm një djalë – Shabanin. E ky Shabani i Ri ka sot ka dy djemë: Leutrimin dhe Rexhepin e Ri.
Rexhepi I Ri, ka kryer Shkollën e Mesme Teknike “Fan S. Noli” në Podujevë në vitin 2018. Mirëpo, ky, me të arritur moshën për sportin e BADYBILDINGUT, nis e merret me ushtrime, duke pasur edhe vullnetin edhe aftësitë fizike.

Rexhep Zhegrova I Ri është I lindur në vitin 2000 në Livadicë, ku kishte ardhur gjyshi I tij, Rexhepi i Parë në vitin 1983 nga Marinca e Murgullës, nis të merret me sport nga mosha 15 – vjeçare. Ka nisur me ushtrime në Podujevë në Badylbilding – fitness te trajneri Kujtim Lepaja, duke ushtruar për dy vite.

Pajisje të tjera body-buildingu

Mbas dy vietsh trajnimi, Rexhepi me të villain, Leutrimin e hapin ftinesin e vet të BADYLBILDINGUT, mbasi ishin licencuar nga Federata e Badylbildingut – Fitnes të Kosovës.

Federata e Badylbildingut të Kosovës organizon garat eleminuese, ku marrin pjesë të gjithë ata që i plotësojnë kushtet për gara.
Në garat e mbajtura në vitin 2019 në kategorinë MENS – FIZIK, Rexhepi zë vendin e parë në Kosovë. Në këtë kategori, Rexhepi e mbron vendin e pare edhe në vitin 2020.

Në vitin 2021 garon në kategorinë KLASSIK dhe e zë vendin e parë në Republikën e Kosovës.
Me rastin e këtij suksesi, Rexhepin e pret për përgëzime edhe kryetari I Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi dhe i uron suksese të tjera.
Në vitin 2019, Federata e Kosovës e zgjedh për përfaqësuses të në garat botërore në Dubai.

Rexhept i uruam edhe ne suksese të tjera të pandalshme, të cilën do të mund ta arrijë vetëm me punë e vullnet të fortë.

Me këta rreshta deshë të përkujtojmë të pushkatuarit nga çetnikët serbë, të japim vështirësitë dhe qëndresën e Zhegrovëve të Marincës, ashtu si vuajtjet e gjithë shqiptarëve, por edhe me sukseset e pasardhësit të tij, stërnipit Shaban Zhegrova.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.