Femra kur dashuron, dashuron vërtetë

0
496
Ilir Muharremi - Ti - çmimi

Unë e ndieja Marinë. Çdo pjesë e trupit tim ishte e lindur për të. “Ndoshta duhet të martohemi.”, – më propozoi ajo. “Është vendim i mirë. Ta lëmë martesën, pasi të kthehem nga lufta e Kosovës, zemër?”, – i thashë. Ajo disi nuk ishte komplet dakord, por e pashë që ishte në gjendje të më priste mua. Mendja më shkonte tek ai djaloshi, te Mario, por nuk e besoj se Maria ndien gjë për të. Femra kur dashuron, dashuron vërtet…

Natën kur shtriheshim për të fjetur, të dy rrinim afër njëri-tjetrit, të ngjitur me shpinë. Shpesh e linim një hapësirë ndërmjet. “Do të doja të mos të të kisha thënë që po largohesha për në Itali.”, – më tha Maria. “Të kujtohet kur vishje atë fjongon e bardhë rreth qafës?”, – i thashë. Qeshi dhe hija e hënës që i binte mbi profil të fytyrës e bënte edhe më të bukur Marinë. U afrova afër jastëkut dhe e ndieja aromën e saj që vinte nga flokët. “Ajo ishte qaforja ime.”, – tha lehtë ajo. “Po, më pëlqente ajo.”, – i tashë. M’u kthye ai imazh i asaj qaforeje rreth qafës që e mbante Maria dikur. Ëndërroja me sy gjysmë të mbyllur. “Nuk shoh se mund të kthehemi prapë aty ku ishim.”, – i tashë. “Jo.”, – m’u përgjigj ajo. E ktheu kokën kah unë. “Por jam në rregull me këtë”. Nxori këto fjali nga buzët e saj të ëmbla. “Po, dhe unë.”, – ia ktheva. Dhe kështu u bëmë të varur…

Disa pjese nga romani “Ti” i shkrimtarit Ilir Muharremi.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.