12.5 C
Tirana
E premte, 6 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

‘Shtegu i Kripës’ vijon të kryesojë listat e shitjeve në të gjithë botën

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

I vlerësuar si libri më frymëzues i vitit në Angli nga “The Times” dhe fitues i disa çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare, ‘Shtegu i Kripës’ vijon të kryesojë listat e shitjeve në të gjithë botën.

Një histori e vërtetë njerëzore që na përcjell mesazhin e qëndresës përballë sfidave të paparashikuara të jetës.

Librin e përkhyer nga Ruzhdi Totaj dhe botuar nga Shtepia Botuese Botart e gjeni në libraritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Për porosi online kontaktoni me Bukinist.al.

* * *

Vetëm pak ditë pasi Rejnor Uin mësoi se Mothi, burri i saj që prej tridhjetë e dy vjetësh, ishte përfundimisht i sëmurë, ata humbën shtëpinë dhe gjithçka që kishin. Të mbetur trokë e çikë, nuk e vonuan shumë dhe vendosën menjëherë të përshkonin në këmbë Shtegun Bregdetar Jugperëndimor, një distancë prej 1000 kilometrash, nga Somerseti në Dorset, nëpërmjet Kornuellit dhe Devonit. Duke jetuar nën qiell të hapur dhe të lirë, në mëshirë të detit dhe qiellit, ata zbulojnë një mënyrë të re ekzistence.

Por çfarë i pret ata në fund të udhëtimit?

VLERËSIME

“Një rrëfenjë triumfi: i shpresës mbi dëshpërimin; i dashurisë mbi gjithçka.”
Sunday Times

“Një tregim i bukur, plot ndjenjë dhe lirikë për të pastrehët, forcën dhe qëndresën njerëzore.”
Guardian

“Një rrëfenjë mahnitëse për dy njerëz që zvarriten nga thellësitë e dëshpërimit, përgjatë njërit nga peizazhet më dramatike në vend, duke kërkuar një zgjidhje për problemet e tyre dhe, më në fund, e gjejnë veten.”
Indipendent

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit