KURTI NUK DORËHIQET, ATË E MBRON POPULLI

0
155
Albin Kurti - Dallas

Nga: Binak MAXHARRAJ

/Kosova është ne rrezik te madh për humbjën e sovranitetit/
/A mos kanë nisë Gariel Escobar dhe Christhoper Hill të luajnë rolin e Richard Grenellit?!/
/Kërkesë për Amerikën: ose bëjëni Kosovën shtet funksional, ose zhbejeni. Kosova nuk mund te jetoi përjetesishtë me kancerin serb/

Qe nga përmbysja e madhe qe ndodhi ne zgjedhjët e 14 shkurtit 2021, duke i nxjerrë nga përdorimi si paçavra te ndyta partitë e korruptuara te cilat e keqtrajtuar ndertimin e shtetit, lirin e popullit, duke keqpërdor çdo gjë përmes vjedhjeve, plaçkitjeve, grabitje te tokava, korrupcionit melagoman ku u, konvertuan, u pasuruan nga opingat e llastikut ne milioner.

Nga ana tjetër kjo përmbysje e madhe qe ndodhi me votën e popullit e solli ne pushtet koalicioni midis LVV dhe Listës ”Guxo” me liderët e pa kontestuar, të pa korruptuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin me mbi 50% te votave për herë te parë ne historin e pasluftes. Ardhja ne pushte e qeverisë Kurti filloi fuqimisht më çmontimin e pushtetit te kapur nga klanet mafioze te cilat i kishin futur rrenjet ne te gjitha strukturat e shtetit, por edhe me tentimin qe te shtrij sovranitetin edhe ne veri i cili për shkak te neglizhences se liderve te zhantazhiar i ishte lënë Serbisë ne dominim te plotë, ku atje çdo gjë frymonte serbishte,e asgje shqip, nuk vlenin ligjet e Kosovës, lulezonte krimi i organituar nga bandat kriminele te Radojçiqit, Rakiqit, Veselinoviqit ne bashkëpinim edhe me lidert shqiptar te Kosovës.

Ky çmontim i shtetit i kapur nga klanet e ndryshmne partiale te korruptuara hasi në resistencë të sinkronizuar midis Listes Srpska me Vuçiqin në një anë dhe opozitës PDK, LDK dhe AAK-së të deshpruar qe e humbi pushtetin, por edhe nga frika se duhet te jepin llogari për keqpërdoerimet, hajnit dhe plaqkitjet para qeveris Kurti. Nisur nga kjo opozita u bë bashkë me djellin dhe birin e tij që se bashku me armiqet tanë shekullor Listen Srpska dhe Vuçiq për këto dy vite nuk lanë gurë pa lujtë qe te tentojnë rreximin e qeverisë Kurti te dalur për herë te parë kaq fuqimisht nga vota e popullit.

Janë bërë 12 vite të humbura ne dialog me Serbinë, i cili realishtë as qe ishte deshtë te filloi sepse Kosova pas çlirimit te sajë ne vitin 1999, ajo vitin 2008 e kishte shpallë pavaresin te cilën e njohën mbi 120 shtete, por edhe Gjykata Nderkombetare e Drejtesisë e kishte aprovuar,miratuar shpalljën e pavaresisë si te ligjeshme. Por kur ka njertezë te shnatazhuar dhe te kapur ”rob” nga Serbia është e mundur te ndodhë çdo gjë, dhe ndodhi filloi dialogu ne vitin 2011 me insistimin e Serbisë dhe me ndihmën e disa qarqeve te korruptuara te Bashkësisë Evropiane. Serbia nuk hyri në dialog për përmiresimin e pozitës serbe në Kosovës, sespe ato janë shumë më te avansuara në raportë edhe më shumë pakica ne Evropë, kanë beneficione qe si ka askush.

Serbia hyri ne dialog për diçka tjetër për ndarjën e Kosovës, shkembimin e territoreve me ç’rast u pajtua edhe vetë lideri Hashim Thaçi i cili me pastaj edhe filloi lobimin për ndarjën e Kosovës apo ndrrim teritoresh, sepse gjoja sipas tij ato qenkan teritore të dhuruara me 1956 nga krimineli i dikurshem, fashisti dhe qetniku dhë gjakpiresi i shqipatarve Aleksandër Rankoviqi, i cili kurr nuk kënaqej me shtypjen, dhunimin dhe deportimin masiv te shqiptarve ne Turqi.

Por, fatemiresisht planet e Thaçit dhe Vuçiqit për ndarjen e Kosoves deshtuan me kërbaçin e DASH dhe ish-kancelaresh të Gjermnaisë zonjes se Madhe Angela Merkel, por ideja për ndarje dhe kembim teritoresh ende nuk është shuar.

Pra, për 12 vite te humbura në dialog nuk është arrijtë asgjë pos disa mareveshjeve paçqvra,te pa vlera. Nga mbi 40 mareveshjeve gjoja te nenshkruara është vete Serbia e cila nuk i zbaton. Por gjatë këtij dialogu amorf pati edhe mareveshje qe ia futë thikën pas shpine Kosovës.Ky është Asociacioni një etnik serb me kompetenca ekzekutive të nenshkruzar nga kuisligu Hashim Thaçi me 2013.dhe renegati Isa Mustafa me 2015.i cili me insistimin e këzyre dy renegateve Parlamenti i Kosovs edhe e ka votuar e cila edhe u radhitë njera ndërë mareveshjet me te rrezikshme ndërkombëtare. Asociacioni një etnik është e keqeja me e madhe qe po i kanoset Kosovës i cili e atakon pavaresinë e Kosovës.

Ka shumë kërkesa dhe persiatje së Kosova nuk duhet te themelojë kurrfarë strukture juridike një etnike në kuadër te strukturave juridike te Kosovës. Por, nëse eventualisht do të formohet Asociacioni kundër kushtetues një etnik serb ku do te kishte flamurin sërb dhe simbolet tjera serbe, ku ky Asociacion do të kishte Kuvendin e vet, Presidentin me instrumente juridike etj., një Asociacion i till de facto nuk mund te anulohet nga strukturat qendrore te Kosovës. Ky, pra do të ishte hapi për formimin e “nje shteti serb mbrenda shtetit te Kosovës”, apo një “Republika Srpsa” siç ështe ajo e Dodikut në Bosnje, e cila po kerkon ndarje.

Asociacioni një etnik serb i cipit te kuislingut Hashim Thaçi dhe renegatit Isa Mustafa do te ishte fatal për fillimin e ndarjës se veriut nga Kosova, ku Kosova do te mbetej si një trup pa kokë, pa mendje e tru, kurse Serbia do te merrte atë territor me vlerë prrallore pasurish të praruara ne argjent e ar dhe minerale tjerë me një vlere prej 600 miliard euro qe Kosovën do ta mbanin gjallë për gjashtë shekujsh.

Asociacionin një etnik serb po e kundlrshton fuqishëm edhe qeveria e Kosovës, por edhe populli i sajë, këte po e kundërshtonë fuqishëm edhe diaspora në Evropë dhe ne perendim. Ne SHBA janë mbi 17 organizata, shoqata shqiptaro-amerikane qe fuqishëm e kundërshtojnë Asociacionin nje etnik, bile bëjnë trysni te fuqishme ndaj BE dhe SHBA e ne veçanti kunder te deleguarit te SHBA Gabriel Escobar dhe ambasadorit ne Serbi Christopher Hill qe te mos bejnë trysni për interesa te Serbisë se gjoja Kosova në dialog duhet te bëjë kompromise, të bëjë lëshime në raport me Serbin, sikur kanë harruar këta dy mjeran te diplomacisë amerikane se Serbia me shekuj i ja coptuar, pushtuar dhe gllaberuar trojet shqiptare. Shkurt e trup siç po kërkohet nga Serbia e ndihmuar edhe nga BE dhe SHBA formimi i Asociacionit një etnik do të ishte fatal për Kosovën, do te ishte atak ne qenjën e vetë shtetit, në shkaterrimin e sovranitetit dhe integritetit teritorial të Kosovës.

Prandaj,qeveria e Kosovës por edhe qytetarët, populli i Kosovës mbrenda dhe ne diaspor duhet te ngritën ne kambë me protesta te fuqishme qe kjo gje te mos ndodhë sepse e bën shtetin e Kosovës jofunksional, ia humbë karakterin shumëetnik, kurse nenshkruesit e Asociacionit ne Bruksel Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa duhet te ndiqn penalisht për vepren e tradhëtisë kundër shtetit.

Pra,kjo është nyeja e Gordit, thëmbra e Akilit për te cilat është lidhë Serbia duke kërkuar zbatimin e Asociacionit një etnik te nenshkruar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa si te vetmën mundesi qe i ka mbetë e cila si obligim ndërkombetar fiqishëm po përkrahet edhe nga BE dhe ne veçnati nga SHBA-ja. Pra, ekziston rreziku përmanent se kjo Mareveshje për Asociacionin nje etnik ka marr karakter ndërkombnëtar dhe si i till nga BE dhe SHBA po konsidrrohet si akt i kryer sipas tyre veç pritët siç thuhet ne popull me ”ia pre teshat”.

Kjo është fatekeqesia qe po e pretë Kosovën,mjerisht ka mbet e vetmë,jetime pa ndihmën e askujt, dihet jo se jo pa ndihmën e Evropes, por fatekeqesisht më këtë rast edhe Amerika ia këthej shpinin duke i dal në krah Serbisë ne themelimin e ktij akti barbar dhe shkaterrimtar për Kosovën. Siç thotë një analist ”është për te ardhur keq qe askush nuk është ne krah te Kosovës për çështjën e Asociacionit nje etnik. Themelimi i Asociacionit është akt i kryer, akt i dhunshëm, terren i përshtatshëm për tu kryer ndarja e Kosovës” në një kohë jo të largët. është e çuditshme logjika e insistimit për themelim të Asociacionit një etnik.

Është vetë Serbia e cila gjatë gjithë dialogut me Kosovën e ka çeshtje nacionale themelimin e Asociacionit si adut i fundit qe i ka mbetur. Ajo gjatë këtyre viteve të fundit nuk lenë gur pa rrotulli qe te arrihet deri te themelimi i Asociacionit duke e qitë në palnë të parë jo pozitën e serbeve te Kosovës, por shtypjeën e kësaj pakice si retorikë qinda vjeçare se gjoja ata po keqtrajtohën nga shqiptarer, qe nuk është aspka e vertet. Vuçiqi si aktor i mirë i cili din te ajë e vajton, ankohet pa kurrfarë baze për zullumin qe po ju bëhet serbëve te veriut nga shqiptaret. Për këtë ai ankohet duke qar e vajtuar para ndekomnbëtarve e sidomos ndaj BE dhe SHBA-ve te cilët edhe kanë nisë ti besojnë rrenave te Viçiqit.

I pari ka rnë ne gracë amabasadori i SHBA-ve ne Serbi Christopher Hill i cili krejtesishtë është kethyer kah Serbia duke e përkrah retorikën e sajë. Hill është o njohur edhe si kundërshtues i pavaresis se Kosovës ne te njejten vijë me stafin e ish-presidentit Donal Trump.i cili këto ditë hapatas deklaroi se ishte gabim i madh bombardimi i Kosovës, kurse ne Konferencen e Rambujes angazhohej për një auonomi të Kosovës mbrenda Serbisë.

Por është e pa qartë dhe fotë e çuditeshme se si një diplomat i karieres siç është Gabriel Escobar mund te dorezohet aq kollaj rrenave dhe vajit te Vuçiqit qe po ia shkaktoja Albin Kurti duke tentuar shtrirjën e sovranitetit, e beri këtë kur tha se “duhet kuptuar situatën e keqe te serbev ne veri”, qe solli edhe barikadimin e rrugeve për tri javë nga kriminelet, bandat e orkestruara nga vetë Vuçiqi për të bërë trysni e Kosovës për themelimin e Asociacionit.

Se shpejti pritet qe te vazhdoi dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ne Bruksel ku çështje do te jetë krijimi i Asociacionit një etnik serb. Në fillim të vazhdimit e dialogut Kosova duhet ti qetë kushte Serbis për ta bërë te mundur vazhdimin e dialogut siç janë: kërkim falja, te pa gjeturit, dhunimet, separacionet e luftes, etj., pa te cilat as nuk do te këtë dialog,ndonjë marveshje me Serbinë. A janë ne mende te deleguarit e SHBA qe te behet ndonjë marevshje me Serbin qe i biej sikur ajo nuk ka bërë asgje te keqe gjat luftes, pos qe ka pre e gri shqiptar, ka vra nena shtatzana,ua ka nxjerr femijet nga barku nanave dhe motrave tona, ka bër krime dhe gjenocid ne Kosovë.

E, si mund ti anashkaloj krejtë këto Gabriel Eskobar sikur gjaja Serbia nuk pask bërë asgje në Kosovë gjatë luftes,e nga ana zjeterë te nguë kembë për themelimin e Asociacionit një etnik qe de facto do te thotë nlë “Srpska Republika”brenda Kosovës.Ndalu pak o Eskobar dhe pyete presidentin tend Joe Biden se a eshtë ne rregull krejt kjo se çka ti po kërkon nga Kosova qe ajo edhe një herë te gjunjezohet para Serbisë vrastare,gjenocidale.

Duke e detyrurar të themelojë Asociacionin një etnik, të cilin e kanë nëshkruar më herët njerëzit e shitur te Serbia.

Pra, sot janë quar ne kembë të gjithë si nderlombetaret, si Serbia poe edhe opozita ne Kosovë se krijimi i Asociacionit është punë e kryer, se ai duhet te thelelohet dhe aprovohet nga qeveria e Kosovës. Këtë po e kërkon me ngulim vet Serbia, por edhe opozita e Kosovës.Si spejgohet fakti sot kur akter me peshë te madhe politike në PDK si Vlora Çitaku, Ramë Buja dhe Enver Hoxhaj hapatas kërkojnë themelimin e Asociacionit por ne veçanti edhe ndarjen e Kosovës.

A nuk ësht ky një non sens politike, një thilë pas shpine Kosovës. Pos kësaj opozita si ata te PDK, LDK, AAK dhe PSD me ngulim rreshtohën dhe sinkronizohën me kerkesat e Serbis për themeëimin e Asociascionit por, ne veanti të gjithë këta kërkojnë se nese qeveria e Kosovës nuk e formon Asociacionin, duhet te dorehiqet, siç thonë ata te leshoj rrugë për ta ardhe veta ata për për te nënshkruar Asociacionin ashtu siç donë Serbia. Nuk jamë i bindur se ka bir nane që ne këto rretha në Kosovë qe guxon ti sjell thikë pas shpine Kosovës duke e nenshkruar Asociacionin sërb.Do te ishte kjo tradheti kombetare e denueshme. Jo vetem qe duhet te denohën ata qe e nenshkruahn përfundimisht themelimin e Asociacioni ne dialogun e ardhshëm me Serbnin, por duhet ngre padi penale edhe për ata qe e nenshkruan Asociacionin njp etnik ne vitin 2013 dhe 2015.

Dihet dhe është e pastër si loti se qeveria e Albin Kurtit nuk do te shkel ne dërrasë te kalbët duke e pranuar Asociacionin,sepse partia e Albinit e ka kundershtuar edhe humbjën e Çakorrit, e ka kundërshtuar edhe Gjykatëb Speciale, dhe nuk ka asnjë arësye qe tani te bëjë gabimin me trashanik duk e nenshkruar Asociacionin e imponuar dhe te refuzuar nga Gjykat Kushtetuese si e pa bazë që do te thotë de facto ndarje te Kosovës.

Themelimi i Asociacionit është nyeja e Gordit qe duhet zgjidhë në dialogun qe do te nisë se shpejti. Por nese qeveria Kurti tani për tani është e bindur se nuk do te këtë Asociacion nje etnik sepse vjen deri te defunksionalizimi i shtetit i cili qon ne një te ardhme ta afert edhe deri te ndarja e Kosovës.Albin Kurtipor edhe Vjos Osmani si lider më te pelqyre dhe qe ia don te mirën Kosovës nuk do te lejojn një gjë te këtillë, ata më mir do te dorehiqen se sa te bejnë tradheti ndaj kombit dhe shtetit dhe vendin ta çojnë ne zgjedhje te reja ku prap do te vijnë ne pushtet edhe me fuqishëm me vitën e popullit sese votuesi, populli tanime është vetdijesuar me dallaverët e ndërkombetarve qe si duket edhe nuk ju ka mbetë aq shumë edhe deri te mbrojtja e Kosovës. Kjo u pa me se miri për tri javë te qendrimit te barikadave te cilat kriminelet dhe bandat e Vuçiqit i vuan para syve te tyre e nuk i pe nguan, e kur u vendoseën as qe guxuan ti heqin. Por, çfarë do te ndodhte nese Serbia më njërrufe sulmi do te hynte me ushtri në Kosovë?!

Përveç Serbisë ka shumë opoment,lider te partive ne opozitë te cilët kërkojn krijimin e Asociacionit një etnik serb,por nese qeveri Kiri refuzon të gjithë si ne kor Lista Serbe dhe opozita e mjerë por edh nderkombetarët do te shihnin si zgjidhje doregeqjën e qeveris Kurti për te ardh një Grenell me emrin Hoti, i cili do te ia kryen punet rreth Asociacionit ashtu siç e ka nenshkruar shefi i tij Isa Mustafa, por edhe ndoshta ndonjë tjetër qe në Kosovë ka bollë. Qeveria Kurti, pra i ka dy rrugë përpara ose ta thenmeloj Asociacionin një etnik, ose te jepë doreheqje ta çojë vendin ne zgjedhje te parakoheshme te cilat do to fitonte dhe me fuqishëm.

Por në këtë kontekst habit,çshtë tmerruese deklarata e Gabriel Escobarit të deleguarit special për Ballkanin Përendimor kur deklarin hapats se ”nese qeveria nuk e bën Asociacionin, do ta bëjnë strukturat alterbative si ndonjë OJQ etj. Kjo vertetë është e tepërt sikur këtë tël kishte thanë ndonjë dopëpmat follestar, por te thuhet nga diplomati i karriere Gabriel Escobar është e tmershme, është një skandal diplomati, sui genris. Por, sikur Escobar ka harzuar se qeveria Kurti i ka mbi 50% te votave atehere kush to ta votonte në Parlamemt në Asocoacion te ndonjë alterbnative siç është OKQ qe nuk është kurrfarë subjekti polik.

Në fund jamë fortë i vetedijshëm se qeveria Kurti do ta kaloj edhe këtë sfidë rreth formimit te Asiciacionit një etnik qe prekë kufijte e Kosovës me këtë ”Republika Serbsa” mbrenda Kosovës. Kjo qeveri nuk do ta formojë, e as qe duhet ta formoj këtë Asociacion fantom te imponuar dhunshëm dhe Albin Kurti nuk do te dorehiqet, sespe Albin Kurtin nuk e sollën ne qeveri as nderkombetaret, as serbet e as Vuqiqi, Albin Kirti nuk u bë kyeminister as me deshirën e Isa Mustafës, as te Ramush Harajdnajt, e as te Memli Krasniqit e Lumir Abdixhikut te cilët nat e ditë i luten zotit te bie qeveria Kurti, ashtu siç i lutet edhe Vuçiq. Këta te gjith se bashku rrahin në nkë tel të rrezimin e qeverisë Kurti.

Por një gjë duhet ta dijn te gjithë se qeveria Kurti nuk është rezultat i makinacioneve, pazarev e siç ishin qeverit e Hshim Thaçit, Ramush Harajdinaj e Isa Mustafës, por është qeveri e zgjedhur nga populli te votuar më mbi 50%. Këtë duhet ta dijë te gjitë sepse qeverinë Kurti nuk e mbrojn ata qe donë ta rrexojnë por ate e mbron vota e popullit. Pra, Albin Kurti nuk është një tra qe mund te luhet aq kollaj, por qeveria e Albin Kurtit është e fortë e qendrueshme, kurse vet Albin Kurti është si një uragan, si një stuhi, si një zerzele e cila e rragsjon çdp kend qe i tel përpara.

Pra, Albin Kurti është i pathyeshëm, njeri i cili nuk dorezohet, njeri i cili punon jo për vehten se qysh me u pasurua, por punon për shtetin, punon për te mirën e popullit,sepse ai ka shumë premtime qe ia ka dhënë popullit gjatë fushates elektorare e do ta çmontojë shtetin e kapur nga kriminelet dhe bandat e Klaneve te ndryshme, se do ta luftoi korrupcionin i cili po bënë luftë për çdo ditë për ta zhdukur, po i qetë për çdo ditë aferat korrupive te qeverive te më parme. Jo, pra Albin Kurti nuk shkon nuk dorehiqet sespe ka ende shumë punë për te kryer qe ia ka premtuar popullit e ne radhë është Wettingu, i cili do t’i çmendë të gjithë opozitën e korruptuar, duke bërë refoema ne prokurori, gjygjësin e korruptuar e te kalbur, e shumë te tjera.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.