– Meriton të shpallet “Qytetar Nderi” i Prishtinës –
Nga Xhafer Leci, në foto me Shaip Kamberi
Shumica e popullit serb, për luftën e fundit 1998-1999 në Kosovë, ishin fare të pa informuar, për masakrat e mbi 1400 fëmijëve të mitur, shumë plakave e pleqëve të pafajshëm, për dhunimet e mijëra grave e vjazave shqiptare, për dhjetra masakra të papara ndonjëherë në historinë e njerëzimit.
Sipas statistikave dhe raporteve, deri tani në Serbi janë gjetur 941 trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, por janë ende edhe 1600 trupa të tjerë të pazbuluar. Deri tani janë zbuluar 4 vende me varreza masive shqiptarësh të vrarë, nga forcat serbe gjatë luftës 1998-1999.
Pastrim etnik… Sipas statistikave, dëmtimi-shkatrrimi i objekte të ndryshme:
Shtëpi të dëmtuara | 100.598 |
Shkolla të dëmtuara | 358 |
Zyra të vendit | 71 |
Shtëpi të kulturës | 30 |
Biblioteka publike dhe shkollore | 93 |
Objekte shëndetësore | 123 |
Objekte fetare (xhamia, teqe, tyrbe, kisha katolike) | 98 |
Objekte ndihmëse | 88.101 |
Asnjëherë, në historinë tonë, si deputetin shqiptar, juristin e diplomuar Z. Shaip Kamberi, nuk kemi pasur në Parlamentin e Serbisë pushtuese të Kosovës, i cili ka shkëlqyer në paraqitjen reale në mënyrë dinjitoze, profesionale të argumentuar me fakte dhe dëshmi të pamohueshme, pa ju trembur fare syri. Zëri i z. Shaip Kamberi, është një yll ndriçues, i cili ka depërtuar në mbarë hapësirat e Serbisë dhe ish republikat tjera të ish Jugosllavisë, po ashtu edhe në krejt trojet tona të Shqipnisë Etnike, e më gjërë.
Pak fjalë për biografinë e Shaip Kamberit. Është i lindur në Tërnoc të Madh të Komunës së Bujanocit, me 1964. Shkollën Fillore dhe atë të mesme i ka mbaruar në Tërnoc e Bujanoc, ndërsa studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Studimet i përfundoi në vitin 1989 duke marr titullin Jurist i diplomuar. Nga viti 2000 deri në vitin 2008 ishte korrespondent i gazetës “Zëri”.
Ndërsa në vitin 2001 ishte pjesmarrës në projektin e vizitës studimore të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve (International Visitor’s Programme), përmes Ambasadës së SHBA-ve në Beograd. Shaip Kamberi ishte edhe themelues i Organizatës Joqeveritare “Këshilli për të Drejtat e Njeriut”. Një kohë ka qenë edhe Kryetar i Komunës së Bujanocit. Drejtues i Partisë për Veprim Demokratik…
Aktualisht deputet në Parlamentin e Serbisë.
I uroj shëndet e punë të mbara dhe suksese të mëtejme!
Wendlingen, 10.01.2023