– Poezi nga Kryelegjenda shqiptare
KRYELEGJENDA
Na shqipet hyje diellore
Sa shkripet yjet qiellore
Rrezatime rreze qiellore
Brezatime breze diellore
Terrin natës duke zdritur
Ferrin gatës kuke shqitur
Bardha drita rreze diellit
Radha prita breze qiellit
Pas shekuj Kryelegjenda
Qas tempuj hyeregjenda
Djep tradite krylegjende
Kep ag-prite hyregjende
Babë nenë kryelegjendë
Shkabe gjene hyregjendë
Lindi lindja madheshtore
Bindi bindja ou, arbërore
Thirrja zëri toke dhe qielli
Shtrirja nderi loke e dielli
Mergimtari ngritka vërrisë
Shpetimtari o i Shqiptarisë
Ribashkim shpirta legjendë
Ritrashëgim hirta regjendë
Hyregjenda ore tempullore
Kryelegjenda ou, shekullore!
RILINDJE-RINGRITJE
Rilinden nga hiri zemrat e vyshkura,
Ringriten nga gjiri sedrat ndryshkura;
Lotët e pikuara në faqet mërgimtarit,
Motet e riguara o gjaqet terbimtarit;
Shqipja Shqiptare përzenjë e dhunës,
Shkripja shkrip zare zërë zenjë trunes;
Nga lukuri më të tërbuara Karpatesh,
Nga dukuri o, të verbuara traktatesh;
Edhe tokën e djegur or shkrumbi hiri,
Edhe kokën e prekur ah, plumbi nxiri;
Burgjeve të skllotës bredhja e fatkeqit,
Muzgjeve të botës dredhja atë dreqit;
Askund prej gjenës a trohë ngushëllimi,
Na tund hej, krenës a kohë prush krimi;
Tingëllima na ndeshët thirrja prej gjakut,
Cingërima nga veshët Shqipja hej pragut;
Shqipje gjene pran murit ore të konakut,
Thirrje nenë pran gurit ëëëh, të oxhakut;
Shqirja e shkabës fara tretur edhe çferrë,
Thirrja e babës oh, ara mbetrur or djerrë;
Thërrasin vëlla edhe motër or krye vatrës,
Pëlcasin tra në votër more fryer të katrës!
Thërrasin ou, terë po edhe e gjerë familja,
Pëlcasin vrerë e prerë ndezë dhe kandilja;
Rrëfeu or tërbimtar na rimbjell ringritjen,
Ktheu ou mërgimtar na e risjellë rilindjen!.
DJALI DJALIT
Thirrje kulla e gurit, shqirje rulla e murit,
Kulla guri ore vatra, rulla muri mor tatra;
Guri vatër e zjarrit, muri tatër terë varrit,
Zjarri kulle oxhaku, varri vrulle o konaku;
Oxhak tima e flakë, konak trima na falke,
Time-flakë malvërria, trime falke malësia
Malëvërria atë kodër, malësie fate votër
Shpat kodër shkëmbi, fat o votër rrembi
Shkëmbi mbi gurana, rrembi pri murana
Gurëzuar gurbardhi, murëzuar mur gardhi
Guri bardhi i kullës, muri gardhi i vrullës
Rreth kulle duvari, greth rule or prur ari
Duvar o guri i gurit, prur ar muri i murit
Guri kuq shkëmbor, muri truq rrëmbore
Shkëmborë graniti, rrëmbore o na ngriti
Graniti porsi kristali, na ngriti ore, ideali
Kristali ore rrezatime, ideali brezat trime
Rrezatim shekullor, breza trim tempullor
Shekullor legjendë, tempullor regjendë
Legjend-krylegjendë, egjend-hyregjendë
Kryelegjendë atdheu, hyregjendë atkreu
Atdhetare or historie, abetare hirore prie
Histori ideal i idealit, hiropri djali i dajalit
Ideal idealit piptaria, djal djalit Shqiptaria!.
Poezi e mirë patriotike, që prek dellin e shqipatrisë. Të lumtë.