TË SHTYHET APO JO REGJISTRIMI I VETURAVE SERBE NË KOSOVË ME TARGA TË JASHTËLIGJSHME

0
395
Targat në Kosovë

Gani I. Mehmeti

Regjistrimi i veturave, në bazë të kërkesave të ndërkombëtarëve, për të mos i shti “ngusht” edhe ato me Serbinë, mbasi veç nuk duan t’ia prishin asaj, do e bëja deri kur ato kanë regjistrim. Por, me t’u dalë regjistrimi, ato do të regjistrohen me targa të RKS në mënyrë të rregullt, duke paguar gjithçka rreth regjistrimit sipas ligjit në Republikën e Kosovës.

Krejt kjo do të pranohet jo nga kërkesa e Serbisë dhe e serbëve të Kosovës, por vetëm nga kërkesa e ndërkomëtarëve dhe në veçanti nga kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pse kanë qenë dhe shihet se janë gjithherë pranë Kosovës.

Ankesa se për dy muaj ishte një kohë e shkurtër për regjistrim, është e pabazë dhe jo reale. Jo, sepse, brenda dy mujash nuk u vërejt një intersim e vullnet i serbëve të Kosovës për regjistrimin e veturave të tyre, por me ndërhyrjen e Listës serbe dhe të Vuiçiqit drejtpërdrejt, ky regjistrim është bojkotouar nga serbët e Kosovës. E, kur ka bojkot, nuk mund të thuhet se nuk ka kohë, se koha ishte e shkrutër, por pse mungon vullneti për të pranuar se ata jetojnë në shtetin e Kosovës, duke e ndier veten se janë qytetarë e banorë të Serbisë, siç kanë thënë vetë serbët, pse edhe vetë Vuçiqi konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë, me çka edhe i trimëron serbët e Kosovës edhe ju thot ta bojkotojnë e të mos i regjistrojnë.

Mirëpo, të gjithë e dimë dhe jemi të vetëdijshëm, se veturat duhet të regjistrohen për çdo vit në Kosovë, ashtu sikur edhe në shumë shtete të tjera. E, me rastin e regjistrimit të ri, pas daljes së afatit të regjistrimit, ato vetura do duhej gjithsesi të regjistrohen me RKS, ose të mos lejohen të qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës.

Që sot do i lajmëroja edhe miqt ndërkombëtarë edhe të gjithë shtetasit serbë të Kosovës, se, me daljen e regjistrimit të veturave të tyre, ato do të regjistrohen në mënyrë të rregullt, duke paguar, me tabela të Republikës së Kosovës – RKS.

Veturat, pasi t’u skadojë afati i regjistrimit, duhet të regjistrohen me një palë TABELA. E, në vend të tabelave të paligjshme, do të marrin tabelat e ligjshme, ato të RKS.

Ky regjistrim, në marrëveshje me SHBA dhe BE, do të fillonte prej 1 nëntorit 2022, ose, më së largu nga 1 janari i vitit 2023.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.