34.5 C
Tirana
E martë, 8 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Lidhja Demokratike e Kosovës në udhëkryq

Lidhja Demokratike e Kosovës në udhëkryq

0
6 deputetët e LDK-së, që nuk votojnë Presidentin

Milazim Zeqiraj

Lidhja Demokratike e Kosovës, si një nga partitë shtetformuese dhe shtetndërtuese, përfaqëson një vlerë të rëndësishme historike për vendin.

Që nga themelimi, LDK-ja është përballur me kundërshtime të forta politike. Pas vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, ajo pësoi rënie politike dhe elektorale. Në këtë rënie ndikuan koalicionet jofunksionale me PAN-in dhe LVV-në, por edhe problemet e brendshme, të shkaktuara nga individë dhe grupe që e panë partinë si trampolinë për avancim përsonal.

LDK-ja dhe lidershipi i saj

Gjendja e tanishme tregon se LDK-ja ka nevojë për reforma, reflektim dhe një lidership që mund t’ia rikthejë besimin e qytetarëve.

Ndryshimi i lidershipit në vitin 2021 dhe reformat e nisura nën drejtimin e Lumir Abdixhikut sollën një përmirësim të rezultatit zgjedhor dhe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, LDK-ja mori rreth 171 mijë vota, krahasuar me rreth 125 mijë në vitin 2021.

Megjithatë, rritja e numrit të votave nuk duhet të ngatërrohet me fitore politike. Ajo dëshmoi se freskimi i partisë dhe qeverisja e dobët e LVV pati efekt pozitiv, por jo të mjaftueshëm për ta rikthyer LDK-në në qeverisje.

Në politikë, sikurse në sport, suksesi matet me rezultate. Nëse një kryetar merr meritat për sukseset, duhet të marrë përgjegjësi dhe të reflektojë edhe pas humbjeve.

Humbja e 28 dhjetorit 2025 ishte momenti kur kryetari duhej ta shqyrtonte seriozisht dorëheqjen, në interes të partisë dhe të autoritetit të tij politik. Mosmarrja e përgjegjësisë pas disa humbjeve e ka dëmtuar LDK-në dhe besueshmërinë e lidershipit të saj në zgjedhjet tjera.

Z.Lumir Abdixhiku u angazhua, por reformat e tij nuk arritën ta rikthenin elektoratin që LDK-ja humbi pas përçarjes së madhe të vitit 2021, largimit të Vjosa Osmanit. Askush deri sot nuk e konteston angazhimin e tij në parti, punoj sa diti e mundi.

Kriza aktuale në LDK dhe krijimi i institucioneve të vendit.

Sipas profesorit Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, çdo vendim i marrë pas kalimit të afatit për konstituimin e Kuvendit, më 7 korrik 2026, mund të jetë jokushtetues.

Ky interpretim ngre pikëpyetje edhe për bisedimet ndërmjet LVV-së dhe LDK-së për zgjedhjen e presidentit, të zhvilluara pas kësaj date. Megjithatë, vlerësimi përfundimtar mbi kushtetutshmërinë u takon institucioneve kompetente.

Bisedimet me LVV-në dhe kundërshtimi i gjashtë deputetëve

Pas zgjedhjeve, LVV-ja dhe LDK-ja nisën bisedimet për bashkëqeverisje.

LDK e pakënaqur me mënyrën se si u trajtua u tërhoq nga bisedimet dhe deklaroi se do të qëndronte në opozitë. Ajo kërkoi që LVV-ja ta formonte Kuvendin dhe qeverinë, ndërsa çështja e presidentit të diskutohej më vonë për të shmangur zgjedhjet e reja.

Megjithatë, LVV-ja këmbënguli që bisedimet për presidentin të vazhdonin. Është e paqartë përse kryetari i LDK-ja pranoi të vazhdonte negociatat pasi si parti ishtë tërhjek nga bisedimet me LVV dhe ka shpreh se do të qëndron në opozitë.

Si duket kryetari i LDK ra në taktikat e Z. Kurti dhe vazhdoj bisedimet për president.

Pas disa takimeve, pa i siguruar paraprakisht votat e deputetëve të tij, krytari Abdixhiku në konferencë para mëdiave raporton se u dakorduan për presiden me kandidatin me emer z. Bekim Sejdiu.

Kur emri iu prezantua Grupit Parlamentar të LDK-së, aty gjashtë deputetë kundërshtuan marrëveshjen ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut.

Përse e kundërshtuan gjashtë deputetët të LDKs kandidatin për president të propozuar nga z Albin Kurti dhe Z. Lumir Abdixhiku

Askush nuk e konteston traditën demokratike të LDK-së. Por është gjithashtu fakt se partia prej vitesh nuk ka arritur rezultatin e synuar në zgjedhjet parlamentare dhe nuk është rikthyer në qeverisje.

Gjashtë deputetët deklaruan se nuk do ta mbështesnin marrëveshjen për kandidaturën z.Bekim Sejdiut. Sipas tyre, personi nuk i ka kritere për presiden konsesual por edhe pse kryetari Abdixhiku nuk ishte konsultuar paraprakisht me Grupin Parlamentar para se të parqite emrin e tij para mediave, por i vendosi deputetët para një vendimi të kryer.

Nga deklarimet e tyre kuptohet se kundërshtimi nuk lidhet domosdoshmërisht shumë me figurën e Bekim Sejdiut. Ata e kundërshtojnë mënyrën e vendimmarrjës dhe ndikimin që, sipas tyre, politika e Albin Kurtit po ushtron presion mbi LDK-në.

Kontëstohet nga disa edhe figura e tij unifikuse e ti si president i vendit.

Këta deputetë mbështesin njëzëri zgjedhjen e një presidenti nga radhët e LDK-së, si mënyrë për të siguruar një ekuilibër më të madh ndërmjet institucioneve.

Qëndrimi i tyre lidhet edhe me deklaratat e bëra gjatë fushatës zgjedhore. Ata e kishin cilësuar qeverisjen e Albin Kurtit si të dëmshme për vendin. Prandaj lind pyetja: përse duhet ta mbështesin tani një marrëveshje që mund t’ia zgjasë pushtetin kësaj qeverisjeje?

Nga këndvështrimi i shumë votuesve të LDK, deputetët po përpiqen të mbeten besnikë ndaj qëndrimeve të shprehura gjatë fushatës.

Një argument tjetër është se ata synojnë ta mbrojnë LDK-në nga përfshirja në një proces që mund të kontestohet për kushtetutshmërinë e tij. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për një parti që pretendon respektimin e institucioneve dhe të rendit kushtetues.

Kundërshtimi mund të lidhet edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2020, përmes të cilit u shpall e pavlefshme vota vendimtare për Qeverinë Hoti(LDK). Ky vendim i Z. Bekim Sejdiu e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme gjatë pandemisë. Për shkak të rolit të ti atëhere brenda LDK-ekziston jnë pakënaqësi morale.

Ekspertët juridikë brenda partive

Partitë politike kanë ekspertë juridikë me grada shkencore. Megjithatë, në debatet televizive ata japin interpretime të ndryshme për të njëjtat dispozita kushtetuese, duke krijuar paqartësi të qytetarët.

Nëse konstatohet se Kuvendi nuk është konstituar brenda afatit kushtetues, atëherë ligjshmëria e marrëveshjeve dhe vendimeve të marra pas 7 korrikut 2026 duhet të shqyrtohet nga institucionet kompetente.

Kritikat e kryetarit të LDK ndaj deputetëve të LDK-së

Gjashtë deputetët gjat opozitës së kaluar, kanë qenë ndër zërat më kritikë ndaj qeverisjes së Albin Kurtit. Ata kanë ngritur shqetësime për korrupsion, nepotizëm, keqmenaxhim në sektorin e energjisë dhe çështje të tjera. Kritika të ngjashme kishte shprehur edhe vetë z Lumir Abdixhiku dhe Znj. Vjosa Osmani.

A ishte gabim paraqitja e Z. Abdixhiku para gazetarve

Pas takimit me Grupin Parlamentar, Abdixhiku para nediave e kritikoi publikisht gjashtë deputetët e vet dhe përmendi mundësinë e shkarkimit të tyre nga posti i deputetit ose kërkesën për dorëzimin e mandateve. Një qasje e tillë nuk u pa mirë nga shumica e votusve të LDK. Qasja e tillë nuk ndihmon në ruajtjen e kulturës demokratike brenda partisë.

Prandaj shtrohet pyetja: përse lideri i LDK-së po e zhvendos përgjegjësinë e LVV për mos krijimin e institucioneve tek LDK, kryesisht të gjashtë deputetët e partisë së vet?

Është e padrejtë që përgjegjësia për zgjedhjet e mundshme t’i ngarkohet vetëm LDK-së ose gjashtë deputetëve të saj.

LDK-ja ka vetëm 18 deputetë dhe si parti e tretë, nuk mund ta zgjidhë ose bllokojë e vetme procesin institucional.

z.Albin Kurti me 53 deputetë, mund ta zgjedhë kuvendin dhe qeverin, por edhe presidentin më një marrveshje normale. Z. Kurti më partin e vet mban përgjegjësinë kryesore për krijimin e institucioneve dhe sigurimin e votave të nevojshëm për president. Nese ka deshtu LDK, në kuvend janë edhe 102 deputet tjerë, që mund ti krijojnë institucionet.

Qëllimi i opozitës

Qëllimi i çdo opozite është të fitojë bësimin e qytetarëve dhe të vijë në pushtet. Për këtë arsye, opozita duhet të jetë e përgatitur për zgjedhje dhe të ndërtojë alternativa bindëse mbi dështimet e qeverisë dhe të bind qytetarin së është e gatëshme të qëveris vendin.

Nuk mjafton vetëm kundërshtimi. Duhet një program i qartë, një kauzë dhe një ekip i besueshëm dhe prani e vazhdueshme në terren. Në kontakt me votusin duke i kuptu hallet e elektoratit.

Çfarë mendon votuesi i ri?

Në bisedat me të rinjtë më është bërë shpesh pyetja: përse duhet të votohet LDK-ja dhe jo LVV-ja?

Lidershipi aktual ende nuk e ka kuptuar plotësisht votuesin tradicional të LDK-së. Në të njëjtën kohë, nuk po arrin ta bindë as votuesin e ri.

Rritja e numrit të votave është pozitive, por në politikë kërkohet fitore. Në rrethanat aktuale, LDK-ja mbetet larg jo vetëm LVV-së, por edhe PDK-së me vota, jo me alternativë politike dhe program politik.

Reforma duhet të fillojë nga aktivi, sepse aty buron vota. Takimet e lidershipit vetëm me drejtuesit e nëndegëve dhe degëve nuk mjaftojnë. Reforma kërkon një kauzë të qartë politike, komunikim të drejtpërdrejtë dhe takime të vazhdueshme me qytetarët në terren.

Baza tradicionale e LDK-së përbëhet nga rreth 125 mijë votuesit që e mbështetën në vitin 2021. Sfida kryesore është zgjerimi i kësaj baze dhe bindja e të rinjve.

Në zgjedhjet e fundit, LVV-ja humbi mbi 100 mijë vota, por LDK-ja nuk arriti të përfitonte mjaftueshëm nga kjo rënie. Pikërisht këtu duhet të fillojë analiza e sinqertë dhe reforma e vërtetë e partisë.

LDK-ja nuk mund të jetojë vetëm nga historia. Për ta rikthyer bësimin e qytetarëve, asaj i duhen demokraci e brendshme, përgjegjësi politike, vendimmarrje transparente dhe një alternativë bindëse për qeverisjen e vendit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.