19.9 C
Tirana
E hënë, 28 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj DOM FROK ZEFI – DRITË NË UDHËT E HISTORISË

DOM FROK ZEFI – DRITË NË UDHËT E HISTORISË

0
Lekë Mrijaj - Dom Frrok Zefi

VITRINA E LIBRIT

Nga: Isak A H M E T I

I. Hyrje

Shkrimtari, studiuesi dhe publicisti i njohur, Lekë MRIJAJ, në kuadër të SHB Hieronymus, Klinë, 2025, (fq. 186), ka nxjerrë në dritë librin me titull:

DOM FROK ZEFI-DRITË NË UDHËT E HISTORISË

(Jetëshkrim, bashkëbisedim dhe mesazhe nga veprat e tij)
*Redaktor: Dom Fran Sopi
Recensues: Vilson Culaj & Loreta L.Mrijaj
Lektor: Mikel Gojani

Ky libër, të cilin po ju paraqes tek Vitrina e librit, ka vlera të shumifishta edhe për faktin se, siç ka vlerësuar edhe Vilson Culaj, tashmë i njohur si poet, shkrimtar dhe studiues, përfshin në substancën dhe gamën e tij, një projeksion ideor shumë joshës, të konceptuar sipas modelit pyetje-përgjigje.

Përmes këtij libri, autori Lekë Mrijaj ka nxjerrë në pah vlerat e punës studimore e shkencore të një personaliteti të shquar të dijes dhe shkëncës siç është Frok Zefi (dikur ish nxënës i imi në Gjimnazin e Vitisë), i cili me punën e tij shkencore hyn në lagjen e studiuesve më serioz në arealin mbarëshqiptar (fq. 11).

II. Konceptimi i librit

Në këtë libër, të cilin po ju paraqesim këtu, është konceptuar në atë mënyrë që, përmes 50 pyetjeve-përgjigjeve, është ndriçuar Odiseja shpirtërore e autorit:duke filluar nga fëmijëria e hershme, thirrja meshtarake, shërbesa kishtare në vende të ndryshme, kontributi i tij human e shkencor deri tek lënja e gjurmëve në arkivat më prestigjioze të botës.

III. Përmbajtja e librit

Parathënia nga Dom Fran Sopi
Libër studimor për labirintet shkencore e studimore të Dom Frok Zefit nga Vilson Culaj
Një Recension: Një vepër e rrallë me vlera monumentale shkencore dhe historike nga Loreta L. Mrijaj.
Prolog
Kapitulli i parë: Jetëshkrimi eseistik,
Kapitulli i dytë: Bashkëbisedim rreth veprimtarisë shpirtërore, studimore e kulturore e Dom Frok Zefit,
Kapitulli i tretë: Bashkëbisedim rreth librit shkencor të Imzot Pal Engjëllit, Kapitulli i katërt:Reflektime studimore mbi veprat e Dom Frok Zefit

IV. Në përmbyllje

Libri, të cilin iu paraqitem këtu, tek Vitrina e librit, është një kontribut i çmueshëm jo vetëm për ndriçimin e figurës të Dom Frok Zefit si klerik, si historian dhe studiues tashmë i njohur jo vetëm në rrafshin kombëtar.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.