Andrija Mandiq
Gani I. Memeti
Pas kërkesës së kryetarit të kuvendit të malit të Zi, për lirimin e tre personave të arrestuar nga policia e Kosovës, dhe u është caktuar masa e ndalimit prej 30 ditëve pasi gjatë vizitës në Manastirin e Deçanit kishin të shkruar në targa të veturave “Kosova është Serbi”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” më 28. 11. 2024.
Malit të Zi, faleminderit për njohjen e Republikës së Kosovës!
Tani shihet se kanë ardhur forca të tjera në krye të Kuvendit të Malit të Zi, por gjithherë është mirë të jini gjakftohtë e të arsyeshëm dhe të ju punojë logjika për popujt e lirë, me çka do duhej të ndjeheni edhe ju normal. E them kështu, sepse nuk ka qenë e rastit kur Mali i Zi, shteti ynë fqinj, ka njohur Pavarësinë e Kosovës.
Mandiq, kanë ndryshuar rrethanat, faleminderit të gjithë miqve që ndikuan dhe ndihmuan në çlirimin e Kosovës e më pastaj edhe në njohjen e Pavarësisë së Kosovës, njëri shtet prej të cilëve jeni edhe ju. Nëse ti personalisht ke diçka kundër, nuk do duhej të zgjidheshe në postin ku je, sepse ai post nuk është i parëndësishëm.
Sa u përket tre serbëve të arrestuar me rastin e vizitës së Manastirit të Deçanit në Kosovë, që ti kërkon të lirohen se nuk paskan bërë asgjë, unë të pyes ty:
Si do të veproje ti sikur unë në mes të Podgoricës të vijë me shkrimin Mali i Zi është Kosovë apo Shqipëri në veturën time !
Bëhu real, sa do mund të më duroje, a do thoje se nuk paskam bërë asgjë ? Do arrestohesha apo jo ? Do dënohesha apo jo ?
E them këtë, sepse edhe ne e njohim Republikën e Malit të Zi.
Prandaj them, mos bini në nivelin e atyre që nuk ia duan të mirën të tjerëve. Ne jemi në tokën tonë, nuk ia kemi marrë askujt.
Ju vetë do duhej t’i gjykoni veprimet e tyre, Mandiq.
Edhe gabimi yt është i rëndë, dhe do duhej të kërkoje falje, kur i referohesh Kosovës me “administrata në Prishtinë, me çka tregon se nuk je mik i Kosovës. Është mirë t’i vësh gishtin kokës!
Tre serbët e arrestuar po shihet se për çka janë arrestuar dhe kanë bërë vepër penale dhe duhet të dënohen sipas ligjit.