Nga FËRGIM DEMIRI
Me lëvdata e ka ky popull, që veten ka quajtur SHQIPTAR,
Po i dhe pak pushtet, vjen e fryhet si K. – AR.
Një Milet i katranosur, me Katran i përdhosur,
Armik ka veten, e armiqtë i kërkon tek tjerët?!
Gazep për ta është “liria”, në robëri, e trusin bythën.
A, e meritojnë vërtetë lirinë? Do thoja, jo! E, kanë shkelë Historinë.
E shajnë KryeZotin e tyre që ngriti Arbëninë. Kastriotin e quajnë Qafir,
Nisin një punë ta bëjnë për veti. E shkatrrojnë nga inati, e ka bë tjetri.
Shqiptarzija! Faqezija, s’do mbretëri, ai do Pashallëqe dhe robëri,
Nga inati, shkatrrojnë Shtëpinë, pse ata s’janë tek pushteti.
E kur i lëvdon dikush ashtu për hajgare, marrin pamjen si një K. -ar,
Sa herë i lëvdon për budallaki, vijnë e fryhen si një K. -ar Gomar.
Hajninë e kanë gjë normale, të sharat i kanë si sille e darke.
Si K. -ari me, që shërben për shurrë më shumë, sesa për shtratin,
Budallenj plotë i ke, si kërpurdha lindin çdo ditë, të mençurit i kanë burgosur,
Prandaj, ata s’janë si K. -ari, marrin valixhet dhe nisen drejt malit. Botë.
Larg e më larg të daktisen, Shqiptarinë e mjerë të zbrazur duke e “hujdisur”…
E përcolli për publikim: Kalosh Çeliku, shkrimtar