10 Qershori – Një datë, tri kujtesa

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Milazim Zeqiraj

Më 10 qershor 1878,
në Prizren,
fjala u mboll.
Ajo lëshoi rrënjë.

Tridhjetë e katër vjet më vonë,
më 28 Nëntor 1912,
në Vlorë,
nga duart tona
u ngrit flamuri kuqezi,
zemër për të gjithë.

Më 10 qershor 1999,
pas një shekulli e dy dekadash,
në Kumanovë,
stuhia që përgjaku tokën
u dorëzua.

Iku nga kishte ardhur.
Te ne mbetën
plagët,
dhimbja,
kujtesa
dhe emrat që nuk harrohen.

Agimi zbardhi
me lirinë e shumëpritur.

Në pragun e shtëpive të djegura,
jehona kishte vetëm një emër:
Liri

Më 10 qershor 2007,
në Tiranë,
Presidenti Bush,
me një fjali të vetme,
e kthjelloi qiellin:
“ Kosova do të jetë e pavarur.”

Më 17 shkurt 2008,
në Prishtinë
ajo fjalë u bë realitet.
Kosova u shpall shtet i pavarur.

Emra.
Vende.
Rrënjë.
Stuhi.
Frymë.
Liri.
Pavarësi.

10 Qershori:
një datë,
tri kujtesa,
një rrugëtim,
një komb.

Në pritje
të një 10 Qershori
që na bashkon.

Nëse harrojmë të kaluarën,
humbim edhe të ardhmen.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit