Në Serbi po vjen “Artileria e rëndë” e diplomacisë amerikane

0
879
Christopher Hill

Në vend të lajmit

Kristofer Hil është nominuar ambasador fuqiplotë i SHBA-së në Beograd, që do të përfaqësoj shtetin e tij në Serbi në kohën kur marrëdhëniet në mes të dyja vendeve qysh nga viti 1948 nuk kanë qenë më të tendosura, shkaku i luftës në ish-Jugosllavi dhe çështja e shqiptarëve dhe e Kosovës.

Ambasadori Hil është një diplomat i karierës dhe një nga njohësit më të mirë të historisë së popujve dhe shqiptarëve në Ballkan. Ardhja e tij në detyrën e diplomatit (ambasadorit) në Beograd do të bëj vijat e qarta dhe me kompetecë pa asnjë lëshim (subjektiv) karshi Serbisë dhe përfundimi i zgjidhjes së marrëdhënieve në mes të dyja shteteve sovrane Serbi-Kosovë dhe për paqen në Ballkan dhe Evropë.

Qarqe të caktuara politike, universitare, akademike dhe të botës së shypit në Beograd, për diplomatin e njohur amerikan Kristofer Hil theksojnë se, në Serbi po vjen “Artileria e rëndë” e diplomacisë amerikane!

Çikago, 31 mars 2022


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.