KUR E KEQJA E MUND NJERËZOREN NË NJË QYTET TË LASHTË TË DARDANISË

0
257
Vlera Ejupi - në liqenin e Ohrit - Maqedoni e Veriut

Brahim (Ibish) AVDYLI:

(Studim lidhur me veprën e rrallë dhe me ese të Vlera Ejupit, pedagoge ne Univesitetin e Europës Juglindore- UEJT, „Pakti me djallin“, Konica Press, Shkup, 2011 si dhe për çështjen kombëtare gjithëshqiptare)

I.

( Disa fjalë në vend të hyrjes )

Vlera Ejupi është një pedagoge e Uejt-it, por nuk e kam pasur rastin që ta njoh apo të kem nëpër duar vepra të tjera të kësaj autore.

Këtë dhuratë ma ka dhënë në Stuttgard të Gjermanisë, në shtëpinë e tij, Muhamet Hoxha, me Web-faqen e internetit http://www.KosovariMedia.com, sa isha mysafir te ai, me rekomandimin e tij se duhet që t‘a lexoja patjetër këtë vepër. Gjithnjë e kisha në mendje këtë vepër, se duhet të nxjerri kohë për t‘a studiuar. Kanë kaluar disa vite me këtë detyrë, të cilën e përmbusha ndër dy studime, dhe me shkrimin e një recensioni, herë i merzitur pa masë, e herë-herë duke e qëndisur edhe me ndonjë pikë loti. Niveli i autores është aq i lartë, sa të bënë për vete kjo vepër gjatë leximit. Ishte i parevokueshëm një studim i tillë, sepse e zë tërë çështjen tonë për të studiuar.

Mendimet e kësaj autore, si pedagoge në këtë Universitet të Europës Juglindore-Uejt, në Tetovë, janë më të goditura, edhe për pjesën dërmuese të kësaj Republike të Maqedonisë Veriore, sepse ajo lidhet pikërisht me plagët e mia të vjetra dhe për Shkupin. Aty i kishin historitë e tyre të luftimeve edhe Stërgjyshi im dhe dy djemtë e tij, Avdyl Ali Veseli, i thirur „Vula“, Sejd (Zogi) Avdyl Veseli dhe Ali Avdyl Veseli, të cilët qenë dy herë në këto luftime, për ta mbrojtur e çliruar atë vend nga okuptarët, më 1910-1911, para të cilës, më 1909, në Shkup, nuk ka pasur asnjë bullgarë e as sllavë.[1]

Atëherë Shkupi ka qenë një vatër e denjë e shqiptarizmit, Kryeqyteti i Mbretërisë së Dardanisë, e cila, në kuadër të gjuhës së folur e të shkruar shqipe ka dhenë një kontribut të veçantë, që e quajnë „Alfabeti Diellor“ apo „Alfabeti Kozmik“. Unë e quaj „ALFABETI ARBAN-ALBAN“, i cili qe krijuar në trekëndëshin e famshëm „NISH-SOFJE-SHKUP“. Ajo ka qenë e para formë e shkrimit të gjuhës së vjetër shqipe, para „shkrimeve pellazge“ apo Alfabetit Sumerik.[2] Alfabeti ynë, të cilin e quaj „Alfabeti ARBAN-ALBAN“ është disa shekuj më parë se të tjerët alfabete.

Historia që mësohet sot në të gjitha nivelet e arsimit zyrtar, në EU dhe në Botë, duke i përfshirë edhe „Botën e Tretë“, veçanërisht shtetet që përherë na sulmojnë, u përshtatet shteteve të prirura me politikë antishqiptare. Ajo nuk është rrëfim i vërtetë i atyre që përpiqen për një vijë të drejtë të shkencës në tërë botën, e edhe të shqiptarëve, që duke përfshirë në një farë forme vetvetiu Vlera Ejupin, e cila ka dhënë ligjërime për Letërisinë Angleze Moderne e Postmoderne, duke e përfshirë edhe ate amerikane, që tregon një dhunti të mirëfilltë për shkrimin krijues të lëmisë eseistikës, por që kanë bartur një përvojë jetësore, që është mbledhur qoftë në jetën e kaluar nëpër Turqi, qoftë gjatë studimeve të larta në Angli, qoftë në rijetën e përjetuar të vendlindjes.

Historia e sotme Europiane dhe Botërore është në kundërshti energjike të forcave të mëdha e të pasur të kësaj jete, jetë i thënshin, sepse kjo është botë e përkohshme, që jetën e shohin ata nga interesat e tyre të pasura, i thonë asaj „e vërteta“, por e vërteta është tjetër. Ajo i synon ata që kanë pasur origjinën e botës. Origjina e botës e fsheh simbolifikimin e gjuhës. Ajo na është dokumtuar nga pak shkencëtarë e shkrimtarë, ndërsa gjuhët e tjera janë gjuhë konvertuale e konceptuale, pos gjuhës shqipe.

E kanë futur gabimisht dhe me qëllim familjen e gjuhëve indo-gjermane apo indo-europiane, për t’ia rritur vetes autoritetin shkencor, kjo nuk mund të jetë „teori shkencore“. Në Indi, ka shkuar fisi arian dhe prej Indisë e deri në Europë ka shumë popuj, por populli më i madh përveç indianëve ka qenë kombi Yllor, kozmik, prej yjeve, Yllit të dyfishtë, SIRI.

Duhet të këndellen „shkencëtarët“ e Europës së Bashkuar dhe t’i dërgojnë vetëm në këtë drejtim të vërtetë të atyre që kanë qenë të kyqur në kulturën e vet botërore, me gjuhën KOPTE, „Nephillim“, Rea-n, Thot-in. Të marrim një shembull. Folja e gjuhës shqipe, them, në vetën e tretë, njëjës, zhvillohet edhe sot, madje që prej fillimit të gjuhës: ai (ajo) thotë. Tani, duke përfshirë edhe anglezët e amerikanët, nuk mund të nënkuptojnë THOT-i prej foljes shqipe, sepse ka dalur prej gjuhës së pare, me të cilën duhet të barazohen ato gjuhë për gjetur origjinën e vet (con, vert, nënkupton se ato gjuhë duhet të konvertohen!); janë gjuhë konceptuale, themelohen nga konceptet marruara nga gjuha e vjetër shqipe. Ende nuk është deshifruar gjuha Kopte.

E cila gjuhë e ruan foljen „them“, tregon se është gjuha e parë. Anasjelltas. Gjuha shqipe madje i deshifron morfemat e të gjitha fjalëve dhe e dëshmon gjuhën prej të cilës rrjedhë ajo morfemë. Kështu futet edhe arkeologjia dhe dëshmon se yllorët, arbanët (arbërit) e iliro-shqiptarët e kanë më të vjetrën gjuhë, të folur e të shkruar herën e parë, gjuhën shqipe.

Historia ndërtohet gabimisht dhe nuk e njeh shtrihjen e gjuhës së vjetër shqipe. E lënë si gjuhë sekondarë me nënçmimin e varur se „ajo është krijuar në vitin 1908, në Kongresin e Manastirit“, kur është shpëtuar nga prishja e fundit greko-latino-turke e ruse, që kanë bazë politikën denigruese antilire dhe antishqiptare. Nuk shkojnë më tej se mesjeta dhe fundi i Perandorisë Bizantine, kur plaçkitën prej ilirëve shqiponjën dhe fenë ortodokse.

Kjo është gënjeshtër e shteteve sllave dhe të Lindjes, të prirë nga Rusia dhe bota Lindore, duke e përfshirë edhe Greqinë. Ata thonë se gjuha shqipe duhet të jetë nga gjuhët Karpatiane dhe kjo nuk është „me sllavët“, por është që përpara këtyre, nga gjeneza e popujve të vjetër dhe gege.

Të thëna më shkurt e me terma fetare, këto shtete, që priren në shpërfillje të kombit të vërtetë, në Europën e Bashkuar, në Serbo-Jugo-Sllavi, në Malin e Zi, në Shqipëri, në Greqi, në Bullgaro-Maqedoni, e nuk po i themi origjinal „Makedonia“, sepse maket janë alge të liqenit të Ohrit dhe të Prespës, prandaj populli i parë i botës është iliro-shqiptari, i gjetur me vendbanim, te Pogradeci, më të vjetrin në Europë[3], të cilët, kanë banuar rreth dy liqeneve, të Ohrit e të Prespës, e cila për herë të parë është quajtur „Make-do-nia“. Ata i shtrijnë thellë duart e tyre, me thonjë të djallit, të pështjellojnë rrëfimet e tyre deri në fillim, deri në gjenezë: jo, ne jemi të parët; jo, na kanë quajtur kështu e ashtu, jashtë dhe largë të vërtetës shkencore. Në këto luftëra, përzihen edhe „shkencëtarët“ tanë e shqipfolës. Një njeri që paguhet nga „të tjerët“, nuk i llogarit luftërat mijëvjeçare[4], si „të vërtetë“ të së kaluarës.

Ndonjëherë, është i robëruar njeriu ndaj të ligës, të cilën e ka në vetvete. Luftojnë në gjoksin e tij e Liga me të Mirën. Mirëfilli e di çka është e Liga (e Keqja) dhe e Mira, në jetë. Më së pari, më ka mësuar edhe babai im, nipi i stërgjyshit tim, prej të cilit e mbajmë si mbiemër; pastaj prej leximeve, studimeve e jetës, në të cilat kam dashur t’ia përtërij veprimtarinë kombëtare dhe të jem zëdhënës i ardhshëm i këtij bashkimi. Ate çka nuk e dëshiron (nuk t‘a do zemra yte) që ta bëjë dikush ty, mos e mendo dhe mos ia bëjë ti dikujt tjetër dhe askujt, nëse do të ecësh rrugës së engjullit, e jo të djallit! Përndryshe, të përpinë e Liga, të udhëheqin demonianët.

Kjo është premisa e jetës, të cilën e kam mësuar dhe e kam praktikuar nga „zoti im i vogël“-Babai. Këtë gjë e kam lexuar edhe te libri i rikrijuar nga Alfred Häsler, „Zwischen Gut und Böse/Në mes të Mirës e të Ligës“, [5] dhe e dimë kush ishte Kaini, kush ishte Abeli dhe kush ishte Musaja (Moses), në historinë biblike. Secili e ka një rol të veçantë. Musa (Musaja) është babai i tyre. Abeli është në dhunti të Zotit të Madh. Kaini, është e kundërta e tij, me dhuntinë e djallit. Kaini e ka mbytur vëllain e tij, Abelin dhe duhej që ta zhdukte edhe babain e vet, sepse e pau çka ndodhi me likuidimin e djalit, Abelit. Ishte një likuidim me plot idhnim, dëshprim, zemrim e urrejtje të madhe, sepse ishte një hakmarrje e vërtetë. Këto janë ndjenja të liga të qenieve që duken si njeriu, por janë të udhëhequra prej djajve. Po të ishte aktiv „syri i tretë“, si te Polifemi, do t‘i dallonin qeniet. Polifemi ishte i pari ynë, siç është gjetur në Shpellën e Spiles, te Vlora. Këtë gjë nuk e përsëritë askush, nuk e zë në gojë askush. Mendojnë se është „thjeshtë mitologji“

Zoti i Madh ia dha edhe Kainit si të gjithë të lindurve të tjerë në këtë botë detyrat e veta, por Kaini ishte përfishirë nga Djalli dhe bënte si dëshironte Kryedemoni-kundërshari i Zotit të Madh (Kryezoti). Mallkimi i Zotit të Madh ishte pikërisht aty, përgjithmonë! Njeriu i ligë nuk mund të durojë këtë jetë të përkohshme, e më gjitha të Ligat. Jeta e përkohshme është purgatori. Kur njeriu bëhet objekt i djajve (i demonëve), ata e udhëheqin që të bëjë mëkate.[6]

Herën e parë janë dhënë prej perëndeshës MAT, gruas së THOT-it, që janë arbanë/shqiptar, edhe nga domethënia e emrave, 42 rregulla të drejtesisë së madhe.[7] Ato janë ligjet e moralit të njerëzimit, por nuk përfillen as sot në botën tonë. Ngapak janë të kopjuara e të ndryshuara prej feve të ndryshme. Jo vetëm që e luftojnë Thotin, ligjet e Zotit të Madh, por edhe njerëzimin dhe e ngrehin për veshi; përpiqen t´a përvetësojnë ose t´a shpërfillin, sa më shumë që të jetë e mundur. Rreth e rrotull na lëshohen neve të Ligat, në radhë të parë prej pofetëve të rrejshëm apo të ashtuquajturve „popuj“, sepse nuk janë kombe, por konglomerate. Në të vërtetë, konglomerate të tilla janë serbët, me dhunë e gjenocid, duke paçkitur të gjitha gjërat jetësore që u nevojiten prej kombit më të madh e të dytin më të madhin në botë, iliro-shqiptarëve, pas indianëve të Indisë; sepse janë një fis turk i Iranit, të sjellur gabimisht si rojtar i kufirit të epërme të Persandorisë Bitzantine, pa i njohur mirë prirjet e tyre. Më parë na kanë sulmuar bullgarët, fis turk, prej Thrakisë, të okupuar prej tyre, e të tjerëve, që të mos e zgjatim.

Secili popull për rreth nesh, ka ardhur me luftëra të njëpasnjëshme, për të mos e thënë me gjenocide. Urdhëresa e Zoti të Madh „Ti, nuk mund të vrasësh“, e cila nënkuptonte se nuk mund të zhdukesh dikend nga jeta; nuk mund ta mbytësh; nuk mund të shkelësh me dhunë, deri sa e jep jetën, pa e thënë Zoti i Madh; me urrejtje e zëmërim ose të prirë nga inati, të nxitur prej djallit apo demonit, kjo është kundështia vendimtare e predispozitës apo e qëndrimit shpirtëror kundër vdekjes, sepse shpirtat ua jep Zoti i Madh, e asnjë laborator mjekësor nuk mund ta prodhojë këtë „shpirt“.

Njeriun artifizial, si ROBOT, do të mund ta prodhojë njeriu më i pasur me industri, e ROBOTI nuk është njeri e nuk posedon SHPIRT. Një vdekje apo të mbyturit e njerëzve, e asgjësimet, edhe të një kombi, edhe për çështje fetare (si p.sh. islamizmi), nuk ka mundësi që ta zhvillojë askush e asnjë njeri, pa e ditur dikush këtë fakt. Vdekja, asgjësimi apo zhdukja e të qenurit njeri me gjuhën e vet dhe me territorin e tij të Atit, për të këmbyer marrëdhënie të doemosdoshme jetësore me njëri-tjetrin, është një akt i rëndë njerëzor i njeriut të gllabëruar prej demonëve. Luftërat këtu e kanë origjinën e tyre dhe për këtë gjë nuk ka askush arësye që t’i udhëheqë e t’i zhvillojë ato, pos luftërave mbrojtëse. Kush nuk del nga territori i tij për bërë apo për të zhvilluar ate çka nuk i takon, janë dëshmi e të vërtetes. [8]

Kombi iliro-shqiptar asnjëherë nuk ka dalur nga territori i lënë prej Atit, që quhet atdheu, i lënë nga etërit. Nuk do mend: akti vrastar është akti i djallëzuar nga demonët dhe është kulmi i së Ligës!…

Shkupi, qytet i lashtë i Maqedonisë Veriore, ka qenë qytet i veçantë për gjuhën simbolike shqipe, para të tjerave, dhe një qytet vërtetë i bukur e pitoresk. Mbretëria e Dardanisë e kishte këtë qytet, si kryeqytet.

JU, lexone dhe pritni vazhdimet e mëtutjeshme, që të dini çka është tokë e etërve, tokë e Atit, tokë e atdheut-mëmëdheut…

 

II.

( Gjaku ynë nuk mund të bëhet ujë )

Në pamjen e parë ky libër është i vogël për kah volumi, por është i madh përkah trajtimi i çështjes së saj, siç na pohojnë dy recensionistët e kësaj vepre: i pari, Avni Halimi, na e shpreh prej shiqimit të veprës, si shkrimtar, ku autorja „sjellë një stil të ri të shkrimit“, në „një sintezë të pamohueshme“ (faqe 7); „reflektimi dhe trajtimi të fakteve social-kulturor të bashkëkohësisë së saj dhe të brezit të cilit i takon“ (faqe 9), konkludon recensionisti i dytë, Nijazi Muhamedi, si publicist. Nëpër këto shkrime të veta për një çështje të madhe shqiptare të Vlera Ejupit, janë një zë i qartë i femrës më të ditur të kësaj gjenerate dhe gjithëshqiptare, e cila me diapazonin e saj socio-kulturor na e sjellë ndër pak faqe (140 faqe) zërin e saj, sipas traditës së vjetër familjare dhe shqiptare e formimit të saj intelektual, sipas të kulturës anglosaksone.

Fenomenet socialo-kulturore të shoqërisë shqiptare na vijnë në shprehje nëpër shqetësimet krijuese përmes stilit eseistik nga ndikimet e vokacionit të saj nëpër universitetet europiane, të cilat na reflektojnë visionin e saj sipas traditës së bartur nga paraardhësit dardan. Ato bluhen në mullirin filozofik dhe eseist të kësaj autoreje, për të gatuar edhe njëherë qenien e vërtetë të saj e të gjeneratave të tëra të Mbretësisë së Dardanisë. Janë shiqimet me fjalë të zgjedhura e me vetëdijen aktuale intelektuale nga pakoha sunduese.

Kjo kohë, koha e Ligë, sundon në truallin e vjetër të qenësisë sonë, e cila ishte dikur qendra më e madhe e thënieve të veta e të vërteta të kësaj treve, në vetëdijen europiane. Siç na e thotë autorja, Vlera Ejupi, në faqen 13, „shpejtësia maramendëse“ na e sjellë nëpër situata të cilat nuk mund t’i kapërdijmë, e as „nuk mund të bëjmë gara me teknologjinë bashkëkohore, e cila ka tendenca të bëhet dirigjente e kohës sonë“ (po aty), dhe këto janë situata reciproke apo e momenteve të dhjetëvjeçareve apo të çorientuara krejtësisht të përditshmërisë. Të gjithë e duan jetën e tyre të kompletuar e të plotësuar (po aty), thotë deri diku ajo, por kjo gjë për ate, si intelektuale, është ta plotësoj jetën njerëzore parësisht, dhe e dyta, të mbjell dijen e vërtetë të qenies së ngritur, siç ka qenë dikur. Tani, nuk është më ajo jetë!

Në njëfarë forme, kjo është rruga e posaçme e plotësimit të përgjithshëm intelektual e njerëzor. Ka një vullnet shumë të fortë, për të ngadhnjyer në vetvete, si intelektual/e. Vlera Ejupi ka si devotshmëri t’ia japë lexuesve dhe opinionit të gjërë një vepër të denjë e krejtësisht tjetër nga ato që prisnin ata t’ua shtronte para tyre. Duhet të jetë zemra si taban, nëpër të cilën do të dilte më parë autorja apo shpirti i saj dhe të këshillonte mendjen, sepse vetëm mendja mund t‘a nxjerrte edhe në të Ligën. Ajo qe intelektuale dhe mendonte të sigurojë vetveten, në rastin e nxjerrjes në opinionin publik.

„Fjala ‘ese’ rrjedh nga fjala frënge ‘essai’, e cila do të thotë ‘prozë e përbërë nga disa qindra fjalë, ose të gjatësisë së një libri, në të cilën diskutohet në mënyrë formale ose jo formale një temë ose laramani temash… Eseja si dukuri letrare, nuk është se gati e pranishme në letërsinë shqipe (këtu bëjnë përjashtim ese të veçanta apo edhe vepra të veçanta!), në hapësirën gjeografike ku jetojmë. Prandaj, këtu unë personalisht kam gjetur horizontet ku mund të ndjej mendimet e mia nëpërmjet një gamë temash, të cilat janë shumë intime, pra emotive për mua, herë e shpalosin fëmijën e vogël të fshehur diku thellë tek unë dhe të cilën do të mundohem ta mbaj në veten time me një egoizëm, por natyrisht edhe me një dashuri të jashtëzakonshme, herë revoltën ndaj dukurive të shëmtuar, të cilat duke goditur thellë krenarinë e popullit tim, si një nga popujt më të vjetër të këtij nënqielli, vetëm e vetëm duke u munduar të jem mbrojtëse e denjë e së vërtetes, ashtu siç do të dua të përsëris prapë, jam e edukuar ta mbroj atë, pra të drejtën me çdo kusht. Eseja mundëson të zhytesh thellë në fjalët që përdoren, për t’i përdorur ata siç duhet dhe në momentin e duhur.“ – thotë tekstualisht autorja. [9]

Jo vetëm që e mësojmë çka është eseja, çka mundëson ajo, prej nga vjen ajo në gjenezë dhe pse duhet të shkruaj autorja një vepër të denjë, konform të vërtetës së origjinës së saj iliro-shqiptare, por edhe e ngritjes së lartë të saj si intelektuale e denjë dhe profesoreshë në universitetin e saj në Tetovë, ndër të cilat e përqëndroj vëmendjen te konkluza e parë e tekstit, se kombi i saj është një nga kombet më të vjetra të këtij nënqielli dhe del në shesh pikërisht në revoltën e saj për të gjitha dukuritë e shëmtuara në vendlindjen tonë. Autorja i trajton këto tema me dhembjen intelektuale dhe krenarinë e thellë të vetëdijes. Ajo e thotë tektualisht një fjalë të vërtetë, e cila bëhet edhe titulli i pjesës së parë të shkrimeve të saj: „gjaku nuk bëhet ujë“.

Përveç këtij cikli, i kemi edhe disa cikle të tjera, si p.sh.: „Pakti me djallin“, „Injoratët e veshur me rroba universitare“, „Sibeli nga Kumae“, e për të cilat do të flasim. Edhe kësaj radhe ky studim është studim objektiv dhe analitik, jo i përshtypjeve të para apo rezultat i njohjes. Asnjëherë nuk e kam takuar autoren, por ajo i përkushtohet një çështje të madhe, përkundër të gjitha forcave shoqërore e gjeopolitike të botës, të cilat përpiqen të na e humbin farën e një kombi shumë të vjetër dhe para të gjitha religjioneve. Ata duan të na shpërfillin; të na humbin toruan; të mos e njohim vetveten dhe të drejtën.

Esetë e Vlera Ejupit kanë filluar me përpjekjet mbinjerëzore, që atëherë kur nuk kanë qenë donimuesit e të ligës, serbo-bullgaro-sllavët e të tjerë, në Çarshinë e Vjetër, në Shkup, siç e quante gjyshja e saj, në qenien e vet iliro-shqiptare, kafenë e zezë, „kafe shqiptare“, e cila jo vetëm se disave ua dhanë rrugët e botës që të mbijetojnë, edhe autores e një pjese të familjes së saj që nuk e duronte skllavërimin e shpërfilljen e tyre si pjesë e një kombi të madh, që shkuan në Turqi, për të shpëtuar jetën e saj, si familje aristokrate, mjaft e kultivuar e këtij Kryeqyteti të Mbretërisë së Dardanisë, në të cilën, gjatë luftërave të viteve 1910-1911 dha kontribut edhe stërgjyshi im me dy djemtë e tij, për të shpëtuar nga okupimet serbo-bullgaro-rusëve, nga „dominimi i miut të madh ndaj minjëve të tjerë, në malet e fushat në të cilat jetojmë“ (në faqen 19), siç e përmbyll simbolikisht e logjikisht këtë poshtërim, sepse edhe jeta kombetare dhe vet kafja shqiptare u shitën pa pikë të ndërgjegjes!

„Nga gjyshi dhe gjyshja e ime shpesh kam dëgjuar se kur çohen njerëzit peshë, vjen fundi i jetës në këtë botë.“ – thotë në faqen 21, autorja.

Shkupi çdo herë ishte djepi i aristokracisë shqiptare, konkludon ajo në faqen 23. Së bashku me aristokracisë e tij, u godit edhe kombi shqiptarë, pa pikë mëshire. Një herë pushkë, e dy të vrarë! Me një goditje, dy kufoma!

“Na e bastarduan harmoninë dhe traditën tipike shqiptare, na e bastarduan gjuhën e pastërt shqiptare aq të dashur me deformitetet e tyre gjuhësore, duke folur një gjuhë në të cilën janë të reduktuara një pjesë e madhe e zanoreve dhe bashkëtingëlloreve shqipe… E shitën gjuhën më të bukur në botë, pra shitën veten“. [10]

Dinjiteti i formuar për origjinën e gjuhën e tij, kishte mbetur i paprekur, vetëm te autorja e disa që mendonin si ajo, kudo qofshin ata, të vetëdijshëm e të shkepur nëpër botë. Kafen shqiptare nuk e kishin harruar.

Në Stamboll, në disa vizita pune, kërkoja kudo një kafe turke, e shërbyesit i ngritshin krihet përpjetë e nuk më flitshin asgjë, pos se nuk ka kafe turke. Sikur nuk e kuptonin çfarë po i porositja. E zura njërin në krah, derisa e shërbente një kafe të tillë, duke i folur rreptë, se pikërisht një kafe të tillë po e porositja unë. I njëjti mu përgjegj, se kjo është kafe arnaute (shqiptare), dhe të thashë se nuk ka kafe turke. Kafeja e zezë me gotë të vogël uji, është kafja jonë, jo e turqve. Edhe gjuhën e bukur shqipe, duke e shitur vetveten, ua falën të huajve! Prandaj, Vlera Ejupi ka plotësisht të drejtë!

„Në shoqërinë shqiptare, të vetëquajturit intelektualë të mirëfilltë, janë futur në rrethin e tyre i cili e ka vijëzuar diametrin e tyre të të shprehurit e veprimit dhe kështu ata heshin të tanishmën, duke e vijëzuar kështu kënaqësitë e të kaluarës së mrekullueshme dhe nuk prodhojnë asgjë tjetër pos heshtjes. E ajo që mua më habit, është heshtja e pothuajse të gjithëve…“ [11]

Çdo gjë të shenjtë e kanë deformuar dhe povincializmi është në Shkup, që ishte Kryeqytet dhe mjaft i mrekullueshëm. Na vie në shprehje kudo me shërbimet sekrete ruse edhe majtizmi, të cilët tallen me të gjithë shqiptarët, sidomos të atyre që janë atdhetarë të vërtetë dhe që janë të nxjerrur jashtë pune, por janë të ushqyer nga çështja e pazgjidhur kombëtare e shqiptarëve. Përkundër vetë autores, po e themi se është pak a shumë edhe rryma tjetër e djathtiste, duke larguar ata që janë më atdhetarë se të tjerët.

Nuk e kam fjalën për rrymat ekstereme djathtiste. Ekstremizmi nuk ka pasur kurrë fole ndër shqiptarë. Rrymat e kultivuara djathtiste kanë pasë jetë më të gjatë ndër gjallërimet partiake te shqiptarët.

Njëra ndër këto ishte edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit (LSH), e cila kishte si program themelor formimin e shtetit shqiptar nëpër kufinjtë e sa saj etnik, dhe kjo i përbënte të gjitha trojet tona ku ujit i thonë uj dhe bukës i thonë bukë, nga Preveza në Greqi, e deri te Molla e Kuqe, afër Nishit, në Serbi.

Si rezultat i këtyre, dhe ndërhyrja e rrebtë e Turqisë, Rusisë, Francës, Gjermanisë, etj., ku u mbajt Konferenca zyrtare e Berlinit (1978)[12] u mbajt qëndrimi i padrejtë ndaj çështjes gjithëshqiptare dhe e tërë jetën normale të këtij kombi, që ishte nën Perandorinë Osmane, për 550 vite, e robëruar dhe e sakatuar, e vrarë dhe e denigruar, erdhi te Kryengritja e Kosovës, me 1912 (në të cilën dha kontibut Stërgjyshi im, me dy djemtë vet, nga të cilët më vonë do të vritej komiti „anëtar i Komitetit…“ Sejd Avdyli dhe kundër Xhavit Pashës, i fortifikuar te barrikadat e Kodrës së Pllanikut, Ali Avdyli), e cila do realizonte aspirata shekullore të atdhetarëve, për Shqipërinë e lirë etnike.

„Kryengritja e Kosovës në 1912, do të realizonte aspiratat shekullore të patriotëve shqiptarë për të shpallur në Shkup pavarësinë e Shqipërisë me katër vilajetet, vetëm të mos kishte qenë ndërhyrja e shteteve ballkanike ( deri në Konferencën e Berlinit, më 1978, quhej Gadishulli Ilirik!) të ndihmuara nga Rusia cariste për të grabitur tokat shqiptare“.[13]

Vlera Ejupi flet edhe për bashkimin dhe veprimtarinë e Organizatës „Balli Kombëtar“, duke i vlerësuar themeluesit e saj.

„Është kjo koha e formimit të pushteteve të egra komunsite, siç ishte për shembull qeveria serbo-jugo-sllave“.[14]

Prandaj në këtë kohë të përplasjeve, të papajtimit të shqiptarëve ndaj regjimeve antishqiptare e ndërkombëtare, duke e llogaritur edhe Rusinë, që është babai i madh i Mbretërisë dhe qeverisë „socialiste“, pra majtiste e të Lindjes, të thirrur „serbo-jugo-sllavi“, në të cilën mbështillej hegjemonizmi serb, për t’u larguar vrasjeve të mëtutjeshme të shqiptarëve nga komunistët (ka qenë udhëheqja komuniste dhe rakoviqiste që e udhëheqte këtë pis-shtet), me 1945, marrin vendim të kalonin male të tëra deri në Greqi, Idriz (Sllovijë) Bytyqi, Hasan Gadimja, Ukë Majaci, Rexhep Shullova, nga të cilët, i pari është gjyshi i Vlera Ejupit,[15] i cili gjatë kësaj përpjekje ishte vrarë, si axha i babës sim, që ishte vrarë më herët, nga serbo-malazezët.[16]

Me mburrje e thekson autorja, se kjo vepër i ishte përkushtuar gjyshit të vet, Idriz Sllovijë Bytyqit, me mallin e të gjithë familjes së saj për t’ia gjetur trupin e vrarë. „Gjaku nuk bëhet ujë“– thotë autorja e këtyre eseve, në këtë cikull. ADN-në e ruajmë gjithmonë për identifikimin e Ilirëve e Shqiptarëve…

 

III.

( Deri atje ku nuk guxon të flitet shqipja më e kulluar )

 

A jemi ne me të vërtetë një komb aq i madh sa kemi qenë dikur dhe aq i kulluar sa keni qenë përherë apo jemi vërtetë një llum i bërë nga llumishtat e reja të gjeografisë së të ashtuquajturave „popuj dhe shtete“, të cilat janë krijuar në gjithë tokën? Dihet, toka popullohet me raca.

Ka teori shkencore çka është popull dhe çka është komb; ka edhe forma tjera të shpjegimit klasik e postmodern të shpjegimit shtetit, por ne nuk po merremi me këto forma të shpjegimit të këtyre nocioneve dhe mundësive të përdorimit praktik në konsituimin e një shteti. Në kohën moderne lëviz kjo çështje nga teoria në mundësi tjera të konstituimimit të tyre në një shtet. Shteti krijohet nga baza fetare dhe i shkrinë kombet në territorin e vet, në gjuhë dhe në idetë e tjera për një ideologji, qoftë edhe fetare. Blloku i Lindjes udhëheqet nga ideologjia fetare e krishterë ortodokse; Blloku Perëndimor udhëheqet nga ideologjia fetare krishterë katolike, izraelito-hebreiste dhe pak hinduizmus e budizmus, ndërsa Shtetet e Bashkuara Arabe udhëhiqen nga ideologjia e tyre e tretë fetare dhe islamike. Blloku i Lindjes, me ortodoksimin e tyre, dhe Blloku i Tretë, me fenë më të ultë e më luftarake, si të „shenjtë“, janë fundi i errësirës mesjetare. Gënjeshtrat dhe gënjimin si metodë globale të punës së tyre, që përdorin për të futur ngadalë në dorë të vet një shteti, blloku i tyrë bënë çmos për të përfituar territore të tjera, të cilat dorëzohen e futen aty ku nuk duhet të ishin, as nuk janë në gjendje që të mbrohen. Aty, zhduket eksitenca e tyre, pra asimilohen gradualisht.

Autorja jonë e sheh në kontekstin e vet. Mendohet se kombi ynë është sindrom moderm, sa i përket xhelozisë së përhershme të këtij kombi, sepse 2 vetë janë në 3 parti, do të thotë se tadhëtija është mbjellur nga dhuna e të tjerëve, me ne, gjatë mileniumeve dhe nga demoni i tyre, që i udhëheq.

„Po t’i përmbahemi proceseve të lartpërmendura biologjike (p.sh.: me ADN-në), ky sindom as që do të ekzistonte, por ja që edhe proceseve biologjike- realiteti shqiptar po ju shmanget. Një nga terrenet, në të cilat po na kaplojnë janë padyshim vlerësime të njeriut shqiptar me veten, me realitetin i cili e rrethon, në momente të caktuara historike, në veçanti kur duhet të mbisundojë logjika e bashkimit kombëtar zinxhir, kur duhen flakur pa mëshirë ato copat e kalbura të këtij zingjiri, të cilat janë bërë kohëve të fundit të padrueshme. Por për fat të keq, është duke u zmadhuar numri i këtyre kalbësirave, të cilat nuk po i nënshtrohen proceseve të lartëpërmendura biologjike, nga të cilat janë shndërruar në vështrues tepër të shkathët, nga ata që duan të cilët kinse janë duke e mbrehë misteriozitetin e tyre. Qëllimi i tyre në kalbje totale të trungut kombëtar dhe zëvendësimin e tij me trung, të cilin po na e sjellin erërat e thata dhe shterpe të shkretëtirave të largëta, aty ku njerëzit jetojnë ndër tokë dhe të cilët janë gjeografikisht dhe mentalisht tepër larg nga ne.“[17]

Ne po u kthehemi analizave tona të mëparshme, të cilat i kemi bërë, qoftë nga gjeneza e parë e Thot-it, pas rrotullimit të meridianeve me paralelet të globit TOKË, ku ka filluar linja xheloze antiylliriane, pra anti-shqiptare, nga Veriu e Jugu. Midis tyre ende mbisundon linja ariane e mesme, prej Lindjes e deri në Perëndim, horizontalisht e shtrirë.

Në të vërtetë, jo vetëm besimi i Thot-it (se çka na ka diktuar Zoti i Madh), krijimi i feve të tjera, nga Lindja në Perëndim e nga Veriu deri në Jug, vlenë të përmendet zvetënimi i rolit „mësues“, që ka qenë me të vërtetë prej njeriut të parë tokësor dhe bota na e ka pshtjelluar mija herë, e nuk e dimë se kemi qenë ne, veçanërisht të futjes së shkencave, madje të „të gjuhës së parë indo-gjermane apo europiane“, dhe kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse e vetmja gjuhë është shqipja e vjetër e symbolike, e quajtur KOPTE, që ka filluar të shkruhet në anën e djathtë (sepse krahi djathtë është krahu i Zotit të Madh dhe engjujve!) e vazhdohet deri në të majtë. Origjina e parë është që më parë, p.sh.: mbi 8000 vite, që është gjurmuar.

Gjeneza jonë vjen prej GIGËS, GEGËVE, njëra pjesë e racës së bardhë ariane, bijtë e tokës; ndërsa pjesa tjetër janë TOSKËT.

Prandaj, nuk po merremi me këtë çështje. Po merremi me studimin tonë. Është futur demoni në shpirtërat tanë, e nuk mundemi aspak të jemi me realizimin e bashkimit kombëtar. Bota sundohet nga ata që nuk na lejojnë.

Kryedemoni, shprehet përmes feve, të cilat bëjnë përpjekje të luftojnë njëra tjetrën (të krishterë katolike, të krishterë ortodokse, të islamizmit sunit e sheit, dhe të feve të tjera, si p.sh.: Judizmi, Hinduizmi dhe Budizmi), në mënyrë të tërthortë, që vie mbi tokë e nga nëntoka. Shpirtat na i falë Kryezoti, d.m.th. pajtohet dhe i lejon. Në radhë të parë i lindë me dashuri për të jetuar e për të përtrirë jetën, por edhe për të kundështuar të Ligën, të Padrejtën, ato që nuk dëshiron t’ia bëjë asnjë njeriu. Kryedemoni e demonët e tjerë, bëjnë çmos për kthyer njerëzimin në kundërshti të parimeve të Zotit të Madh, pra Kryezotit. Luftërat, që i zhvillon njerëzimi, ndahen në luftëra mbrojtëse dhe në luftëra pushtuese. Luftërat mbrojtëse i lejon dhe i pranon Zoti i Madh, por luftërat pushtuese janë pjellë e Kryedemonit dhe ato janë të dënueshme.

Ideologjitë i kanë shpikur njerëzit, jo Zoti i Madh apo Kryezoti. Renditen „zotrat e feve“, sipas artikullimit të gjuhëve. Njeriu është krijuar në botën e përkohshme me shembëllimin e Zotit të Madh, që më së shumti e do njeriu, por kthehen në luftëra kundër njëri-tjetrit, e nuk e dinë se nuk kanë ardhur në këtë botë për të luftuar, por për përmirësuar jetën.

Nuk është aspak e saktë dhe as e drejtë të kalosh nga jeta në vdekje për „zotin e feve“, as t’ia marrë jetën një njeriu tjetër, grua apo burrë, fëmijë apo i rritur, sepse këtë gjë nuk e ke në dorën tënde. Në këtë pikë është mjegull e dendur e njerëzimit dhe metodë për ta zëvendësuar kombin e parë, i cili ka folur për Zotin e Madh. Forca galaktike që na mbanë të gjallë në këtë planet është centifuga e globit, positiv e negativ, dhe nuk është një njëri i madh, që e thërrasin si zot, as nuk është „hyjnor“, por është mbrojtësi i tokës, me njerëzit dhe bijë të tokës, të parët yllor, me rrotullime magnetike.

Ky është definicioni shkencor për Zotin e Madh, të cilin e kam nxjerrë në publicitet, edhe nëpërmes të Prof. Muhamet D. Rogovës, në librin e tretë të tregimeve. Ka qenë me veprime në globusin e tokës para ardhjes së njeriut.

Ideologjizmat e fetë janë krijuar nga njerëzit e globit, poashtu ndasitë dhe spekullimet. Prandaj „greqizmi“ është një gënjeshtër e kulluar, sikurse „hellenizmi“ dhe „pellazgizmi“, apo ndarja e „kombit“ nëpër Greqi, përmes të shtuquajturve „arvanitas“, të cilët na flitkam „greqisht“, e kjo është dhunë e përhapur për ta shpërfillur kombin e madh yllirian/ilirian. Emri „arvanitas“ është një emër kyeput injorues për arbanet/arbërit e vërtetë, siç e thotë At Antonio Belushi. „Arvanitasit“ janë pjellë e „grekërve“, të cilët duan të na ulin nën vete, ne, iliro-shqiptarët apo yllorët. Kur t‘a tradhëtosh gjuhën, e ke tradhëtuar veten, e ke tradhëtuar origjinën tënde, kombin ilir/yllor.

„… edhe kafsha e di se po të ndahet nga trungu i saj e ha djalli.“[18] – thotë autorja, Vlera Ejupi.

Ndër shumë gjëra që zhyten e ndonjëherë i lëmon në sipërfaqe, eseistja shqiptare, profesoresha e nderuar dhe pasardhja e familjes së munduar edhe mërgim nëpër Turqi, e cila ballafaqohej me lloj-lloj çfaqje të përditshme, por e shkolluara lartë në Angli, Vlera Ejupi, duke i përshkruar vizitat e shumta të viseve etnike iliro-shqiptare, madje edhe në Greqi, në dramën e thellë të shpopullimit shumëvjeçar, që prej botimit të veprave të Homerit, 850 vite p.e.s. na i përshkruan të tretën herë pushimet verore në Çamëri, në Pargë, me një fjalorë magjik e me ndjenja të vërteta shqiptareje. Duke e përcjellur tërë këtë rrugë, përmi 12 orë, me përshkrime simbolike, arritën aty:

„Vetëm një gjë ishim shumë të sigurtë – para se të më zinte gjumi, harta e Çamërisë të cilën e kishim para vetes, tregonte se Parga e bukur, aty ku flitet gjuha shqipe e kulluar, ishte aty diku para nesh, më së shumti pesëdhjetë kilometra para nesh, edhe pse ne as që e vërejtëm gjer në atë moment ndonjë gjurmë deti, i cili do të na kishte treguar se detin e kemi aty para nesh…“. [19]

Në Parga, flitej gjuha shqipe e kulluar dhe me pastërti të theksuar nga kalkat serbe, sllave, turke, greke e latine. Përshkrimet aq të bukura për Pargën, të ndërtuar mbi një kodër, të vërshuar nga vegjetacioni i saj i bukur dhe krenar, përmbushej veçanërisht nga lulet më të bukura dhe më të mahnitshme, që mund t’i zë fjala mbi letër. Biseda e papritur me një gjuhë të rrjedhshme ishte begatia më e re e saj, po që flitej fshehurazi.

„Na falni, – i thanë pritësit e konakut, duke folur brenda shtëpisë, – që lafosemi me zë kaq të ulët, se këta helenët na fusin nëpër burgje menjëherë po të na dëgjojnë të flasim gjuhën shqipe, se edhe ata e kuptojnë shqipen, se edhe ata janë shqiptarë, por janë të shitur, prandaj i kanë shtëpitë më të bukura në Pargë. Por ju lutem, shkoni tani, mos t’ju shohin që keni hyrë tek ne se menjëherë na arrestojnë“. [20]

Njeriu ngul këmbë në të vërtetat e tij. „E vërteta“ ndonjëherë është labile, e ndërron nëpër njerëz, nëpër kasta, nëpër popuj, nëpër mediume dhe kohë. E pavërteta duket si e vërtetë. E vërteta tabanin e saj duhet ta ketë mbi faktet shkencore dhe të bazohet në të drejtën e saj. Nëpër historinë shqiptare dhe nëpër ate ndërkombëtare është përhapur jo e vërteta, me dhunë e dinakëri, për t’ia zënë terrenin të vërtetës. Kur shtetet bazohen në të padrejtën dhe e kanë forcën shtetërore, madje të dhunës, ato e përhapin kudo „të vërtetën jo-shkecore“, pra të pavërtetën, dhe flet i pari, siç i thotë mendja. Ne, e kemi të vështirë t’a gjëjmë „të vërtetën shkencore“. Çka thuhet si „shkencë“, ajo nuk është e tëra shkencë e vërtetë dhe kalon e shitet nëpër duar.

Duke e marrë parasysh se në Çamëri e kanë mësuar shqipen nga të parët e tyre dhe autorja do ta ketë mësuar edhe gjuhën e re, si gjuhë letrare, në cilën toskërishtja i ka bërë ligjet e saja, pa e dituar se gegërishtja është e para si dialekt i shkruar dhe e folur, edhe në qoftë se në Epir e kishin teritorin e vet të parë, ndonëse disa e quajnë „tokë pellazge“, të cilën nuk e dinë se është emër teknokratik (edhe pse teknika është nga baza e zhvillimit të teknikës dhe pak veta i kanë sytë e stërvitur që të shohin gjërat para errësirave shkatërruese mijëvjeçare dhe e dinë se farkatari është ilir/yllor dhe nguliten në fjalët e Homerit, që lavdëronte mbi qiell e tokë pellazgët hyjnor, dhe e përdorë këtë emër artificialisht për të ngritur më lartë atë shtresë të lartë shoqërore, sepse pjesa e dytë e saj „kratik“ nga „kracia“ është udhëheqja e saj, sikuse „aristo-kracia“ ), është territori i Polifemit, të gjetur në shpellën e Spiles, në Vlorë. Ky është babai i parë i racës së bardhë, europiane dhe shqiptare. Po deshët, ju shikoni veprat e Sazan Gurit, veçanërisht shkimin publik në profilin e tij të Facebook-ut, „Gegënishtja, fidanishtja e gjuhës Europiane“, nga vëllimi i dytë i trilogjisë „Si të rrokim Greqishten, Latinishten, Anglishten… me Gegënishten“; të Mëhill Elezit, „Gegënishtja dhe prejardhja e shqiptarëve/Kundrojë historike dhe gjuhësore“; [21] apo të fundit, prej Albert V. Nikolla, „Etimologjia dhe semantika strukturakle/Keltiku prehistorike/ Gegënishtja, gjuha amtare e botës“, [22] shqip e frengjisht, të cilën ende nuk e kam studiuar në tërësi, e do të dini se baza e vërtetë e gjuhës së vjetër shqipe ishte dialekti gegë, që sundonte tërë botë në kohën e Thot-it.

„Bisedat e shumta me këta shqiptarë, na bënë të kuptojmë se shpirti i djallit, i cili kishte tentuar të ndrydhë e të shtrydhë nderin shqiptar më të lashtë se vet historia, me focë shpërthyese, e cila kishte mundur të sjellë vdekjen, por edhe forcën shkatërruese,  e cila ishte mundur të zhdukë paparashikueshmërinë e valëve herë më të mëdha e herë më të vockëla…“[23] – thotë në fund të ciklit, „Gjaku nuk bëhete ujë“, Vlera Ejupi.

Pragë, në të cilën dhuna greke është më e madhje ndaj shqiptarëve, me „hellenizmin“ e tyre të pa denjë, ne e ruajnë thelbin e kombit.

„Të këtilla ishin Florina, Konica, Arta, Preveza, Igumenica, Janina krenare, Korfuzi, të zhytura në idhtësi jo më shumë se shqiptarët e të gjitha hapësirave ku ata jetojnë, por të gjithëve na bashkon ideja, të cilën e ushqejmë – mos të harrojmë lashtësinë e t’i flakim marrësirat e papara të budallenjve, sidomos ca budallenjve ( kërkoj ndjesë nga lexuesi për këto shprehje ), të cilët po mundohen të bëjnë atev që është bërë me hijen e denjë të tyre.“ [24]

E vërteta del vetë në shesh, pas qindra vuajtjeve të mëdha!…

 

IV.

( Imitorët demonianë e përfshijnë tërë kombin shqiptar, aq sa nuk ka mundësi që të njohë vetveten )

Tani, kombi i vjetër dhe më madhi në tërë botën, pas Indianëve të Indisë, sa e ka edhe Argjentinën dhe Çilin mbi gjashtëdhjetë përqind yllir/Ilir, madje edhe Alaskën e Amerikës, në të cilën e ka „Radio Alaska“ në gjuhën shqipe, të cilën e dëgjoja me lot në sy, sikurse në Filipine, që e dëgjoja kaherë „Ju flet Radio Filipine-në gjuhën shqipe“, e lere të mos themi se Maqedonia Lindore e Veriore duhej të ishte mbi gjashtëdhjetë përqind shqiptare, pa e futur këtu Shqipërinë e Kosovën, Malin e Zi e Sanxhakun e saj, edhe në Serbi, e pa e lënë Çamërinë, në Greqi, etj., këto janë traumat tona, të marrura ditën e natën, në veten tonë, edhe pse prej gjuhës së vjetër shqipe janë krijuar 2500 gjuhë të tjera konvertuale e konceptuale. Ne, e llapërqitim gjuhësinë e përsëritur, se „e keni origjinën hyjnore e pellazge“, për të cilën na paska „shpikur“ „gjuha botërore“. Dihet mirëfilli një gjë nga historia: është botuar vepra „Odiseu“ e Homerit në shekullin e VI p.e.s. prej tiranit Peisistratos, që ishte me qëllim të shpërfilljes së yllorëve tanë apo ilirëve me alfabetin e parë shpërfillës ndaj shqipes së vjetër për t’i shpërfillur tërësisht, e në këtë vepër përmenden apo edhe në veprën e parë „Iliada“ „pellazgët hyjnorë“, e atëherë duhet të kuptohet pse ashtu i ka dhënë botuesi me urdhërin e tiranit. Përndryshe, pellazgët do t‘i lënë pa tyre „pëllazgët e rinj“, po të qenë „komb“, e nuk do të ishin sot iliro-shqiptarët. Ai emërtim është emër teknokratik apo „emër falls“ për yllorët apo ilirët. Të gjitha librat e dy-tre shekujve të fundit janë me këto të meta, edhe pse i kanë disa pjesë shkencore. Do të marrin një më të mirin, që nuk e përmendin shkencëtarët, e ky është Sulejman Mato, prej ku e nxjerrë Çlirim Xhungën në sipërfaqe, sepse ne do të kishim kaluar në përjetësi, pa e njohur ate:

“Si greqishtja e vjetër ashtu dhe latinishtja nuk janë gjë tjetër veçse vazhdime të deformuara të shqipes, në dy alfabete të ndryshme”. [25]

Kush e vrau papritmas Çlirim Xhungën, madje në Shqipëri, që e thoshte të vërtetën shkencore e gjuhësore, sikurse Petro Zheji? Dora e zgjatur ruse e greke! Leksiku i shqipes është shumë më i vjetër se sa dora e zgjatur e kriminelëve ruso-grekë. Më së pari e ka shpikur „greqishtja“ , pastaj na ka dënuar e tërë bota. Tani, po dalin edhe shqiptarët të kuptojnë armull këtë futje të rotacionit botëror të demonëve, që të ngjallin „gjuhën pellazge“, sepse „është më e vjetra se 6000 vjet“,[26] kur dihet se gjuha shqipe është shumë më e vjetër nga gjuhët që e „shpikin ndërkombëtarët“, të cilët i kanë shpikur edhe gjuhët „indo-europiane“ apo „indo- gjermane“ dhe se kjo është e vetmja gjuhë, e cila flitet 25‘000 vjet p.e.s. Të themi shkencërisht, siç thotë etimologu shqiptar Agron Dalipaj, gjuha e vjetër shqipe dhe gegërishte është „gjuhë e shqyer“, pra gjuhë e shkoqur, prandaj quhet gjuha shkype, gjuha shqipe, gjuha e veçantë dhe e para në botë, gjuha e egër, gjuha që flet sikur njerëzit e parë, me nga një rrokje një fjali të tërë, si dialekti gegë, është gjuhë analitike e tërë botës njerëzore. P.sh.: „Nephilim“ është e pa përkthyer nga gjuha shqipe, madje edhe në disa gjuhë të tjera, për të mos i mumëruar ato, e kështu, ky fakt është edhe në „Testamentin e vjetër“, në Biblën e vjetër.

Alfabeti është forma për të shkruar një gjuhë, e gjuha duhet të kuptohet si gjuhë, e jo nga alfabeti të quhet „gjuha“ tjetër. Gjuha ka qenë e njëjta, gjuha e vjetër shqipe, por alfabeti pellazgian dhe alfabeti fenikas janë alfabetet që i kanë përdorur atëherë për ndikim të dhunës shoqërore apo sociale kundrejt iliro-shqiptarëve, të cilët i kanë quajtur edhe „barbarë“, mbi të njëjtën gjuhë, gjuhën shqipe, të shkruar me alfabete të ndryshme.

Kuptohet, greqishtja dhe latinishtja kanë qenë vazhdime të deformuara të shqipes, siç thotë Çlirim Xhunga. Gjuha është gjuhë, ndërsa alfabeti është formë e të shkruarit të saj, është kaligrafia e saj!

Nuk guxon të thuhet „gjuha pellazge“, apo „gjuha fenikase e Kadmit“, a ka qenë apo nuk ka qenë iliro-shqiptar. Ato janë vetëm alfabete të tjera, të cilat janë përdorur për ta shkuar të njëjtën gjuhë, në forma të ndryshme.

Në të vërtetë, ajo që e përsëritë në shkrimet e veta Elena Koçaci, ka qenë e thënë në formë tjetër para ndërkombëtarëve nga shkencëtari botëror, por jo vetëm shqiptar, Petro Zheji, i llogaritur si i çmendur nga vetë shqiptarët, të cilët nuk donin ta thonin këtë fakt të pamohuar „premordiale“,[27] të cilën e kam përsëritur në shkrimet shkencore dhe FB (Facebook), e gjithashtu i kam publikuar ca fotografi, të marrë nga libri shkencor i Luigji Luca Cavalli-Sforca, „Gjenet, popujt e gjuhët“, [28] të publikuar në artikujt e mi shkencor, të botuar në gazeta elektronike dhe në Web-faqe.[29]

Këtu nuk kemi mundësi që merremi më tutje me gjuhë, por i kthehemi prapë analizës së mirëfilltë të studimit të eseve të Vlera Ejupit.

Thënë sikur autorja, padyshim se është mbjellur kaherë, që prej paraqitjes së të ashtuquajturve „të inatlinjëve të parë“ ndaj Gegëve, Gigantëve, të lidhur me Titanët, të parët popuj që kanë zbritur mbi tokë, për të demantuar ate që e kanë bërë dhe e kanë thënë ata në tërë botën. Prej demonëve vie sindromi i imitimit, jo prirja e kreacionit, që duhej të jetë në gjitha lëmitë e veprimtarisë së njeriut. Është pikërisht ajo, e cila pa dije e udhëheqë shqiptarin sot, në jetën e tij të përditshme. Shpërfillja i ka rrënjët më të thella në vetëdijen dhe ndërdijen tonë, në trunin që udhëheq demoni, pa zemër e pa shpirtë.

„Na mungon urtësi për t’u ballafaquar me të vërtetën, lejojmë imponime të huaja të cilat tek jo të formuarit krijojnë dëshira për t’i bërë gjërat degjeneruese. Po e pranojmë paktin me djallin , i cili një kohë po na e torturon mendjen  dhe trupin pa pikë arsye, por do të vijë momenti kur kreatorët-demonët e uritur do ta gjëjnë atë të cilën e meritojnë“,[30] – thotë autorja, në krye te cilklit „Pakti me djallin“. Të gjitha ciklet e kanë në kokë nga një shkëputje të brendisë, e cila është më e thukta.

„Defektet janë rezultat i një vistri deformimesh shpirtërore“, – thotë ajo, në vazhdim të shqyrtimit të imitimit, selektimit dhe orientimit të njeriut tonë, këtu të defomuar nga shtytja e përhershme e demonianëve, që prej Kainit, në pjesën tonë parë, „të cilat po të përsëriten disa herë, ashtu siç po ndodhë në përditshmërinë tonë, nuk krijojnë asgjë tjetër përveçse një përsëritje ciklike të tyre dhe shdërrimin e këtyre rretheve në monstër të shkëlqyeshme të imitimit… Në Shkup është i pranishëm qarku tepër i ngushtë i asaj që quhet pandryshim, si rezultat i përvojave dhe ndjenjave të përsëritshme dhe rregullta të një grupi njerëzish“. [31]

Këto imitime, në vend të gjërave origjinale e të bazuara në dhuntinë kreative njerëzore, në bazë të shëmbullimit të Krijuesit të Madh në tërë rrullin, që ne e identifikojmë me Zotin e Madh, e shkencorisht është rryma më e madhe magnetike që e mbanë tërë globin tonë në jetë, mund t’i gjëjmë kudo, edhe nëpër tregun e Shkupit, që quhet Çair. Aty, mund t’i gjëjmë gjëra jetësore, mjaft të lira, por edhe parolla të shkruara sllavo-maqedonisht, megjithëse ky qytet ende është mbi nëntëdhjetë përqind e banorëve të tij shqiptarë. Në radhë të parë, na janë këto qenie ata të cilët na „shesim mend“ në television, se „jeta jonë është më e mirë“, sado që në këtë shtet është përdhunuar maksimalisht, nga sllavo-bullgarët e Maqedonisë. Ata që quhen „burra shqiptarë“, gratë e tyre, si islamiste, janë të mbështjellura, e shkojnë pas burrave, me kokë të ulur poshtë, ani se ato e kanë detyrën më humane e njerëzore të zhvillojnë regjenerimin e kombit:

„… automatikisht shndërrohemi në peng të luftës tonë të humbur kombëtare, me ideologji e cila me një inat vëllavrasës na largon nga bërthama kombëtare, me vokabular i cili me kënaqësi vëllavrasëse na bën të harrojmë gjuhën, me aq viktima të ruajtura që nga fillimi i ekzistencës njerëzore…“ [32]

Në vijë të këtyre gjërave nga jeta abnormale e shqiptarëve të Shkupit, të cilët në radhë të parë ia lejojnë kryeqytetit të Dadanisë, Shkupit, të humb përgjegjësinë ndaj gjeneratave të reja të përtrirjes së kombit dhe u vardiset ndikimeve shoqërore të shoqërisë së pasaktë e jo-kombëtare.

„Ky është efekti i ndikimit shoqëror i shoqërisë në të cilën jeton Shkupi shqiptar.“ [33] – na shprehet me dhembje Vlera Ejupi.

Me analizat eseistike të shkrimitarit anglez, Oscar Wilde, „Porteti i Dorian Grejit“ (emri i kryepersonazhit ka origjinë shqiptare, prej emrit: dora. Madje edhe filmat për fëmijë të vegjël, te Nickelodeoni: „Dora“. Nuk e dinë as ata që janë në perëndim dhe ua nxjerr veshët me analizat e emrave të tyre), ajo vjen te përfundimi, se dinjiteti njerëzor i shkupianëve është thyer patjetër thellë dhe ajo është një dhembje më madhe, sa nuk mund t‘a marrin aq fuqishëm me vetëdije. Janë shndërruar në „pacientë“, të cilëve iu është ngjeshur pas kurrizit thika e prehtë e tradhëtisë për të gjithë shqiptarët.[34]

Ate që më së shumti e do popullin e vet, të cilit i takon, pra autores, në meditimet mjaft serioze filozofike e nxjerr pyetja sublime ku ajo e ka trupin, dhe ky është misteri lakonik që e shkakton vdekjen.

Nuk ka dyshim se ky kapitull, “Ku e keni trupin”, por edhe ai pas tij, “Metamorfozis”, dhe “Sindromi i Stokholmit”, që e përmbyll këtë kapitull, i cili quhet “Pakti me djallin”, fillohet me shqyrtimet e mendimeve të filozofisë jetësore, e ajo, si intelektuale, mundohet të mos i lëshohet ironisë apo frikës nga demoni, nga ato që të zbehin e të lëshojnë në mendime të thella, ndër të cilat e gjënë zgjidhjen alegorike, të vdekjes vertikale:

“Këtë vertikale, kujtoj që mund ta ndërpresë vetëm ajo që quhet turp. Realiteti e ngërthen këtë turp dhe anasjelltas, ky turp po e ngërthen realitetin”.[35]

Vdekja vertikale është produkt i filozofisë, sepse askush nuk e thotë kur mendon për vdekjen dhe ajo është horizontale, i shtrirë, i goditur, i fshehur, por jo vetikalisht. Merret me një çështje kryesore, të cilën askush nuk e nxjerr në shesh, edhe po të krijohet kaosi kombëtar, të cilën e do demoni:

“Demaskuesit kanë turp. Turpi manifestohet në vepra. Kombi shkatërohet nga mungesa e veprave.” [36]

Ky është mesi i qështjes filozofike jetësore, kur ne na ka kapluar e Liga. “Besimi” i njerëzve tanë, thotë autorja në të njëjten faqe (67), i takon “tradhëtisë kombëtare” e cila “rezulton në paturpësi”, dhe kjo është një “shkatërrim dhe vdekje kolektive.” (faqe 69). Duhet ta shkatërojmë ndjenjën e imitimit të prodhimeve, si populli i parë në botë; ta përzëmë shkatërrimin në veten tonë; të ndjejmë turp e të mos ndjehemi me patrupësi, me kokën lartë apo hundën e ngritur mbi plehërina; të jemi pjesë pjese e identitetit i cili prodhon diçka të mirë nga vetja, sepse të tillë ishim në fillim (“Nephillim”); të mos jemi pjesë e shpërfilljes sonë kombëtare dhe të mos besojmë në ato që i nxjerrin fetë nga jeta e falsifikuar, me dogma, por nga realiteti ynë; e të mos jemi as të përbirë nëpër ideologjinë shkatërruese të shpërbërjes në vogëlsi, në ndarje, në shpërdarje, nëpër ndarjet administrative të ndryshme, pra të humbjes totale, të vdekjes vertikale.

“Bëhu pjesë këmbëngulëse e asaj që quhet luftë kundër të keqes, dhe pikë.” – thotë në pjesën “Metamorfosis”. ”Vetëm kështu mund të glorifikohet forca e të qenurit, frymëmarrja e jote, e cila po rrymon në gënjeshtra aq keq të kompenzuara, por edhe shumë keq të realizuara.” [37]

Këtu autorja i kthehet prap Shkupit, ku është e lindur, ku janë njerëzit më të përfshirë në shkatërrim, si jo-qenie, që kanë nevojë sa asnje tjetër për metamofozën të bërë me vetveten, që të rikthehet prap i vetëdijshëm, sepse është shndërruar në “thanatopsis”, me gënjeshtra të thëna prej dikujt te dikush tjetër, duke u munduar të shpëtojnë nga kërcënimet e atyre që janë mbjellur me padrejtësi në jetën e vendit, pra dhunuesit kombëtar, për t’ua shkatërruar atyre rehatinë, dhe ata nga pasivizimi i vendasve, të gjëjnë vetë rehatinë e tyre, në vendin e huaj, të marrur me luftë.

“Populli im nuk është falls, populli im nuk ka nevojë për uniformitetet në profesion, pra shkupjanët as që po mund të vijnë në pozitë, se populli im ka nevojë për këpucëtar, për rrobaqepës, për artarë, për mekanikë… brenda natës dikush ofroi lirinë për t’u bërë ajo që nuk je. Nderi, rrespekti, dija, morali, profesioni janë gjëra të lidhura shumë ngushtë me gjënë e cila shërben si ushqimi i tyre, e kjo quhet KOHË.” [38]

Ndër të gjitha këto, e të tjera, që numrohen, madje edhe shpejtësia e reformave dhe paraja që do t’i kishte tronditur edhe të ardhurit e tjerë, të një përkatsije okupuese, (lexo në faqen 74), theksohet elementi KOHË. Koha është ajo që i nevojitet njeriut, që i nevojitet një procesi të këmbimit, të metomorfozës, të shndërrimit të një qenie nga ajo që nuk duhet të jetë, që është i përmbushur me viktima të turpit. Elementin kohë, në shkencën filozofike, në fizikë, në metafizikë apo sociologji, dhe mjaft mendimtarë e majft analistë shkencorë apo religjiozë, nuk e kanë ditur aspak rolin e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, në zgjidhje e kësaj çështje. Dhjetra mija vite ruhet kjo gjë në gjuhën e vjetër e të re shqipe:

“… mbanë brenda vehtes të gjitha kodet e të vërtetes, që vetëm një i lidur gjenetikisht shqiptar, mund t’i kuptojë dhe thjeshtësisht t’i deshifrojë ato për të treguar vërtetësinë e atyre në të gjitha fushat e shkencës që, shencëtarët, për mungesë të njohjes së gjuhës” [për mendimin tim edhe të atyre që nuk e dinë këtë të vërtetë se yllirët/illirët, jo latine, si “illyrianët”, sepse edhe ata e bëjnë këtë rrotullim të ndërdijes sonë, se ne nuk e kemi fillimin prej egjyptianëve, por prej “djalit të Harmonisë e Kadmit”, e kjo nuk është e vertetë, por e kemi origjinën prej Atlantës, jo Atlantidës, që është midis tri shteteve: Anglisë, Islandës dhe SHBA-ve. Atlanta është futur nën tokë, misdis Algjerisë e Marokut dhe është krijuar Deti Atlantik!], “me ose pa dashur, në përpjekje për t’i zbuluar, i kanë mbuluar këto të vërteta.”[39]

Kohën duhet njohur shkencorisht. Kush ka studiuar historinë e vjetër e p.e.s., e di kur dhe çka është mbyllur nga fetë, nga demonianët, nga Kaini që ka mbytur vëllain e tij Abelin dhe babanë e vet, sepse do të ngadhnjente përsëri e vërteta, e drejta, krijimi, kreativiteti, shkencat, filozofija, “me-tâ-fizika”, pra metafizika, mësuesi dhe njeriu i ynë.

Shkupianët i mbullon e pavërteta, e pa drejta, shpërfillja, mosnjohja, shpifja, trillimi i gjërave të pavërteta për t’u dukur ai që nuk është, për të coptuar veten duke i mbrojtur kriminelët dhe okupuesit e lirisë së tyre. Shkupi nuk është sot kryeqytet i Mbretërisë së Dardanisë, krijuesit të denjë të alfabetit të parë të gjuhës së vjetër shqipe (por nga të dhunuesit të parë, të ashtuquajturit “grekë”, ne gjëjmë “alfabete” të tjera, që kanë hyrë me dhunë në dëmtimin e gjuhës shqipe [40]), e sot është kthyer në pavërtetësi (në gënjeshtër) dhe është zhytur në fenë patriarkale e të rreptë, edhe të robërisë sllavo-bullgaro-maqedonase, i cili as për veten e tij nuk e di çka bënë për zhdukjen e vet si komb.

“Shkupi u shndërrua në hapësirën më të madhe të paedukatës, të humbjes së lirisë së të shprehurit, e ku më të vepruarit. Jeni të kapluar nga momentet e njëpasnjëshme të të dorëzuarit, momente këto të cilat historia kurrë nuk do t’ua falë”. [41]

Thënë më shkurt, me thëniet e autores, të kthyera pak më ndryshe, shkupjanët nuk e ndien erën e vdekjes nga do që të sillen, “erën momentale dhe shpirtërore të shqiparëve” (në filim të faqes 79), por vdekja shpirtërore është e para që u shtrohet në tryezën e ditëve, e cila kur vdes në shpirt, ka vdekur i gjallë dhe është gllabëruar nga demonët.

“Ky është sindromi i Stokholmit, i quajtur kështu në psikologjinë bashkëkohore. Kuptimi i kësaj shprehje, në formë të simplifikuar do të thotë kur viktimat i mbrojnë kriminelet. Dhe jo rastësisht ky sindrom ka marrë emrin e këtillë meqë rrjedhë nga një ngjarje e vërtetë”. [42]

Është ky epilogu i atyre që na ndodhin me elementet e huaja serbo-sllave dhe bullgaro-turke, të cilat na e rrrotullojnë krejtësisht mendjen tonë duke vepruar në të gjitha trojet e okopuara jashtë Shqipërisë, edhe në Greqi, ku sundon tmerrshëm elementi greko-ortodoks, barabarësisht me ate serbe.

“Nuk janë të rastësishme gjendjet fare të rehatshme, lemeritëse do të thosha në të gjitha hapësirat ilire.” [43] – thotë Vlera Ejupi.

Me fjalët e saja, këto janë imponim i stilit alogjik të jetës dhe tendenca patologjike e njeriut tonë, për t’u marrë me fenomene trishtuese (faqe 80).

Është e vetja intelektuale shqiptare, që vështron jeten e rëndomtë jetësore, në një formë të posaçme saj dhe të eseve të ngjeshura…

V.

( Prej injorantëve te rrobat universitare, perënditë e rrejshëm dhe vdekja e Ciklopit )

Ne, jemi të shndërruar në një klasë të vuajtur shumë, siç na thotë autorja me përbuzjen e ardhësve “minjë të nëntokës”, të krijuar për nevojat e tyre, si të dalur nga thellësia e saj e të paqenë asgjëkundi. Kundërshtarët janë hipur mbi piedestal të tokës se rrëmbyer dhe kanë krijuar një territor të lirë, nga faktet në antifakte, të pamudshmes në të mundur, për rrotullimin e gjërave ashtu sç duan ata, që nga antika. Emërtohen edhe hëna dhe toka, si çdo gjë tjetër, të cilat na dalin si “pronë e tyre”! Autorja thotë se “mençuria… ( e shqiptarëve, e tyre!) … është ankandi i mendjes së shëndoshë” (faqe 84).

(Okuptarët) E gënjejnë veten se janë popull, kurse janë shqiptarë të cilët shitën fenë dhe gjuhën. E këta minjë të nëntokës, pjesëmarrës të denjë të establishmentit diktatorial, nuk kërkojnë asgjë kombëtare, por vetëm pak mëshirë nga ta për ndonjë euro të larë me gjak shqiptari.” [44]

Duke u endur nëpër dijetarë të huaj, si Hegeli; por edhe shqiptarë nga Shkupi, Nëna Terezë, tani Shën Tereza; Uiliam Batler Jejts (Wiliam Butler Yeats), i cili është i shpërblyer me çmimin Nobel; dhe proverbin latin, që i përkthyer në gjuhën shqipe do të thoshte: “shumica e respekton famën, vetëm disa vetëdijen” (faqe 91), që janë mendime të autores eseiste, në seli të preokupimeve të saj për çështjen e shqiptare dhe çështjen e Shkupit, siç është sot e siç nuk duhet të jetë. Është rrotullimi i madh me pozitën të saj, si “qytet i defilimeve të çoroditura” (faqe 91).

Më duhet të marr këtu një mesazh të denjë të mendimeve të shumta për këtë “ish-Kryeqytet” të Mbretërisë së Dardanisë, tani të rrënuar e të kthyer së prapthi në një Kryeqytet fallso të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prej ish-Republikën Socialiste të Meqedonisë, në ish-Jugo-sllave, i zënë tërësisht nga bullgarët dhe ish komunistët serbo-sllavë:

“Shkupi është shndërruar në pasarelën e cila ka nisur të bëhet e vetëdijshme për shkatërrimin, i cili i është bërë asaj me tendencë që të shembet, se janë duke defiluar në të ‘carpet temtpus non habet moribus> (“personat injorant të cilët kanë veshur rrobat universitare”). Pikërisht këta të cilët kurrë nuk ia prishnin qejfin vetes, ku në mozaikun e tyre pervers e kanë edhe dëshirën e papërshkrueshme për të kaluar ndonjë ditë jave në shoping këtu, duke mos harruar për t’i reklamuar mjetet e tyre të trasportimit, të fituara me të hollat e popullit, duke menduar se janë trasferuar në ndonjë Beverli Hills ose gjetiu. Dhe natyrisht duke mos harruar të kryejnë të ashtuquajturën detyre të tyre “të shenjtë këtu”, e cila i solli në këtë qytet të lashtë, duke lëshuar ndonjë margaritarë nga thesari i tyre i quajtur “fjalor i absurdit” dhe nga pozita e tyre e pushtetmbajtëse, se ata jetojnë dhe ate mbi shpinën e tjetrit i cili vepron për ta, duke harruar se edhe ai tjetri do të jetojë, por duke vepruar për vetveten.”[45]

Në të vërtetë është kthyer Shkupi në “turmë falsiteti” (faqe 92), i cili ka qenë më parë si qytet i lashtë i njerëzve të mirë të dijes ndërkombëtare, si p.sh. të nipit të Justinit nga Nishi, Justinianit të Madh, që ishte Perandor i tërë Perandorisë Bizantine, nga Taurisiana, pranë Shkupit, që ia dha edhe emrin Prishtinës, nga “prishi”, kur u prish Justina (Jus-tina=Prish-tina) dhe u bë qendër e mësimit të jurispodencës nga vepra e tij; më parë, sikur e tëra Perandoria Romake; tani, e mbarë bota,[46] të cilat na përmblidhen në libra, sikur në Kosovë, “E drejta romake”. [47]

Në fakt, e tërë kjo është “lojë-tentim për t’i ndarë ata nga fundameti i tyre kombëtar, duke i shëndruar atë në lojë pasionesh të juaja” (faqe 95), shënon ajo, duke folur për komeditë e shkurtëra, të cilat janë shndërruar në tragjedi të pa fund për spektatorët shkupjanë.

“Shkupi duhet të jetë bastioni i kërkesave dhe realizimit të tyre.” [48]

Shqiptarët e kanë degraduar kudo qenien e tyre, madje edhe në Shqipëri, i të cilës është kryetar i padëshiruar nga intelektualët europian e botëror, por i përfillur nga shumica e atij që quhet “populli i tij”, të cilit ia hedhin kur do t’i nevojitet votën për të qenë sundimtar i social-komunistëve, Edi Rama, që duhet quajtur më mirë “Edi Ram-koviçi i Shqipërisë”, që puthet gojë më gojë me “harambashin” e Millosheviqit, Aleksander Vuçiq, dhe nuk pushon të leh kundër pavarësisë së Kosovës. Profesoresha e nderuar e UEJT-it, në Tetovë, e jep pasqyrën mediale të të gjitha komunave shqiptare dhe kuptohet edhe të kombit shqiptar të Shqipërisë.

“Çdo temë magjistrature ose e doktorature në katedrën e albanologjisë në Shkup, mbrohet vetëm me gjuhën joshqipe, e shkaterruat Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup, asnjëherë nuk kemi dëgjuar të tregoni ndonjë interesim për familjet e dëshmorëve nga konflikti i vitit 2001…”,[49] – thotë Vlera Ejupi.

Kjo është pamja gënjeshtare e Shkupit, e Kosovës, e Shqipërisë, e të tjera, deri në “Marrëveshjen e Ohrit”, që është vazhdimi apo kthimi më i turpshëm i raporteve me Serbo-Bullgaro-Okupatorët e trevave të kahershme shqiptare, që do t’ia zënë pritën edhe njëherë “babait” tonë, ciklopit, që quajnë të huajt, nga tri kodrat e Çikës, Polifemit, gjysmë-zot, babait të tre djemëve të tij, Ilirit, Galit dhe Keltit dhe 12 vajzave, të cilat janë të martuara në Europë.

“Ne, në vend se të kërkojmë heqje dokumentesh në vendkalimet shqiptare me Kosovën dhe Shqipërinë, këta e realizojnë kalimin e lirshëm të kufirit me Serbinë.” [50] – konkludon ndër të tjera, autorja.

Tagjikomedia e përfshin dhe e shpërfill kudo tërë shqiptarinë.

 

VI.

( Sibeli i Kumaes e deri te zhytja në baltë )

Të gjitha problemet aktuale dhe në vazhdimësi që ndodhin në Shkup e për çështjen shqiptare dhe të çështjes së shqiptarëve të Maqedonisë Veriore, nuk mund të përfshihen në këtë studim. Në fillim, Maqedonia Veriore ishte përfshirë në “FYROM”. Nuk ishte caktuar ende kështu emri i saj. Më së pakut e kishin shqiptarët në dorë të veten këtë çështje dhe të emrit të saj, edhe pse Maqedonia Veriore ishte në pjesën e saj dërmuese shqiptare, por në duar të vetat e patën kapur ata që më së paku kishin çka të diskutonin për te, Greqia, Serbia dhe Bashkësia Ndërkombëtare.

Të përcjellësh me shkrim “Marraveshjen e Ohrit” plot me tendenca të anës së kundërt mbizotëruese, por edhe të veglave qorre “të superfuqive” dhe të klikave të tjera pro ruso-greko-serbo-sllavo-bullgare, ishin në realitet më të shpejtat dhe më depërtueset. Nuk u muar parasysh Joe DioGardi, në emër të të gjithë shqiptarëve, që ishte më i njohur në SHBA-të, për çështjen e tërë shqiptarëve, por as më e vogla, që vinte prej meje, për bashkimin e të gjitha territoreve tona së bashku, ku bukës i thonë bukë dhe ujit i thonë ujë. Këto tendenca nuk përfilleshin aspak. Ndahej edhe njëherë toka shqiptare…

Të rrish më largë me ujkun, sipas legjendës irlandeze, që na e përshkruan autorja, të mbretit të moshuar Goll, qentë e mëdhenj, te njerëzit tanë, u bënë vërtetë ujqërit më gjakpirrës të shqiptarëve, të hutuar e të zhytur nëpër fetë, e paraprakisht në fenë islame, e të mospërfilljes së rirobërimit të vet njerëzor nëpërmes të tokave tona. Bota perëndimore e qytetëruar i ngjanë Gollit të çmendur për befasinë shqiptarëve, që në njërën anë dolën në luftëra lokale, pra parcelore, sipas ndarjeve të vogla të armiqve tanë e të riokupuara edhe njëherë rreptësisht e të qeverisura me shkatërrim të tërë të të gjitha pjesëve, si KSA e Kosovës, e Kosovës Lindore dhe të RS të Maqedonisë. Ata që dinë mirë të organizojnë luftërat çlirimtare, këto janë që në start të dështuara.

Ai që është tretur si “mini i nëntokës”, nuk ka gjasa të rrëzojë ariun e Ballkanit, me pelerinën e Ariut më të madh të Rusisë. Prandaj është logjike që bërtasin me të madhe serbofilë e grekofilë në mes të tokave shqiptare, pra ish komunistet, djali apo nipat e ish komunisteve të Lindjes.

Është kthyer kah Perëndimi, por rrënjët i ka të forta të Lindjes. Ata ende i mbajnë lidhjet me armiqtë tanë të Lindjes, sepse çdo herë flasin e veprojnë si kopilët e tyre. Vetë dalin qesharakët me “kule tuke”, por e ëndërrojnë edhe zhangën preverse të serbëve. Një pjesë e mirëfilltë, në Republikën e Kosovës dhe në Maqedoninë e Veriut, na ëndërrojnë robërin turke qindra vjeçare apo shkatërrimit të plotë. “Hamamxhikat” e Turqisë i ruajnë në vetull!

“Në fushën e të çmendurit Goll, nuk ka më vend për të çmendur të tjerë…” [51] – na thotë në fund Vlera Ejupi.

Çështja e madhe shqiptare, që nga lidhja e Prizrenit, më 1877, [52] ka mbetur përfundimisht nëpër ndarjet administrative ndërshqiptare. Po i numërojmë më së pari Çamërinë apo më mirë të themi Epirin Jugor, e cila është ndarë përfundimisht nën Greqinë barbare, në vitin 1911, të sakatuar deri në fund, megjithëse i shpallin dy “popuj”, të pa qenë e të pa ekzistuar më parë, me “historinë” e tyre, e deri në fillim: “arvanitasit”, që qenë arbër/ arban, të ikur nga gjuha e tyre kombëtare; dhe “pellazgët”, të cilët nuk janë një popull tjetër, por vetëm iliro-shqiptarë e jo “grekë”, deri në vitin 1911. [53]

Ne, i përcjellim “pellazgët” nga mitologjia dhe nga letërsia, të cilët e mbiquanin veten “hyjnore”, p.sh.: prej Homerit. Letërsisë i lejohet t’i thërrasin me emrin e tyre teknokratik e simbolik, sepse i tërë Kontinenti Europian dhe Azia e Vogël, prej Babilonisë e deri në Angli, me shtetet Skandinave dhe Islandë, ku u krijua deri-diku Perandoria Romake, quhej me këtë emër, edhe pse një vend i atëhershëm ilir/yllor, në Gadishullin Ilirik, na e thërriste veten “Pellazgia/Pelasgia”. [54]

Në të vërtetë, po dalim njëherë nga lëmia analitike e veprës së shqyrtimit, “Pakti me Djallin”Vlera Ejupit, dhe po futemi edhe njëherë te çështja e madhe arbane/ariane e tërë Kontinentit Europian.

Kastriot Melyshi, para pak ditësh, duke dashur të na rikujtoj edhe njëherë të madhin shkencëtar, Petro Zhejin, nga libri i tij Roli mesianik i Shqipes/Shembja e Kullës së Babelit”, citon:

„Pelegu, Pelagu, prej lagu, prej pellgu apo Pellazgu…?! Në trojet tona jetojnë të dy rracat, ilirë dhe pellazgë, së bashku. Fakti që ata jetojnë së bashku dhe që nga lashtësia flasin të njëjtën gjuhë, flet në favor të monogjenezës së gjuhëve dhe sqaron se përse Shqipja ndërhyn ose qëndron në mes gjuhëve ariane dhe atyre semitike për t’i shpjeguar, motivuar apo për ti dhënë kuptimin e duhur atyre…: “[55]

Po ndalemi këtu. Petro Zheji thotë se dy racat, „ilire dhe pellazgë“, jetonin së bashku, dhe flisnin shqip, por në realitet nuk kanë qenë „dy raca“, por një racë, njëra etni, një komb. Raca europiane është racë e bardhë e raca ariane. Nga gjenealogjia, rrjedh se Pellazgu ka qenë më i pari i pellazgëve në Argos, ku është strehuar Danai, me 50 vajza të tij. Ai është vëllai i Kadmit, hero i ciklit teban, i martuar me iliren Harmonia.[56] Kjo do të thotë se fillimisht është Epiri iliro-shqiptar, më vonë është quajtur „pellazge“, sikurse disa nga njësitë e tjera gjeografike, që sot quhen „Greqi“.

Po e citojmë Arsim Spahiun, nga libri i tij, „Orakulli i Dodonës dhe Epirotët (shek. XX-II p.e.s.), Mitologjija dhe feja epirote“, Vëllimi i parë, në pjesën „Konkluzioni i vëllimit të parë“:

„Në tekstet e mitologjisë greke, emrat e danajve dhe helenëve dalin vonë dhe përdoren rrallë, ndërkohë emri ‘grek>’ nuk figuron askund. Kurse emri dhe mbiemri ‘pellazg’ janë padyshim më të përdorurit, madje jo vetëm në Epir, por në pjesën më të madhe të asaj, që disa historianë e quajnë ‘bota greke’. Mirëpo kundër pellazgëve (për ne, kushtimisht, të quajtur „prej së largu“, e jo thjeshtë nga gjenealogjia mitike, sepse janë kthyer nga Babilonia, të cilët janë de facto arbanë/ilir/shqiptarë!), sikur është marrë ndonjë vendim i heshtur nga disa historian për të mohuar rolin, që kanë luajtur në histori (për veten, po e them se jam gjenerata e tretë e historianëve, që logjikoj nga të dy gjeneratat e historianëve, mbi-pohuese dhe nën-mohuese, pra rryma realiste, duke treguar realisht se si janë quajtur ashtu e nuk kanë qenë me të vërtetë, prej origjinës natyrore. Ata qenë iliro-arbanë, yllir – pa e cekur asnjëherë, edhe në qoftë se janë përtërirë ndër gjenerata, të cilët jetonin disa breza jashtë këtij vendi, e deri në Babiloni {[57]} ).[58]

Duke i shqyrtuar të dy gjeneratat e historianëve, ata nën-mohuese, që thonë „është term konfusionist pellazg“, dhe gjeneratës mbi-pohuese, që tenton të mbivlerësoj pellazgët si të parët tanë, duke ua mveshur termin e qytetërimit të vjetër paragrek, ne themi se duhet të shkruhet iliro-pellazg, e jo vetëm „pellazg“, që nënkutohen se janë kryesisht të etnisë së toskëve, pra prej Epirit. Mbretëria e Dardanisë dhe Mbretëria e Epirit jane dy krahët e shponjës, në flamurin tonë kombëtar, që para Izraelit, në kryqëzimin e Krishtit . Shikone fotografinë e vërtetë, me flamur, e jo vetëm filmat!…

A jemi kundër Arsim Spahiut apo jo, nuk është kjo çështje e tejkalimeve nëpër terma. Por po e shpjegojnë njëherë e përgjithmonë: arbanët, arbërit, arbëreshët, albanët, ilirët apo me emër simbolik yllorët janë kombi i parë në botë dhe pas indianëve të Indisë. Herodoti (I, LVII) ka dëshmuar, siç e pohon Arsim Spahiu, [59] se e tërë Greqia e sotme quhej „Pellazgia“.

„Pellazgët vërtetë kanë histori të lavdishme, por nuk janë grekë.“ [60]

Në të vërtetë, autorët e Greqisë së të ashtuquajtur „të vjetër“, më së pari i kanë quajtur Epirotët „barbarë“, dhe Hekateu i Miletit, rreth 550 vite p.e.s., në librin e tij „Udhëtim rreth botës“ dhe „Libri i Gjenealogjive“, që mbahet si „grek“, i quan iliro-epirotët si „barbarë“, duke theksuar ndryshimin në mes të barbarisë dhe grecitetit, pastaj Herodoti (I, 58), i cili jep mendimin e tij se “… pellazgët, të cilët nuk ishin veçse një popull barbar…”. [61]

Te shkruash historinë e vërtetë dhe të mirëfilltë duhet t’a nxjerrësh nëpër një fill të vogël të thënieve të tjera të zhurmëshe, e të jesh i pastërt nëpër llumishtat e shumta të atyre që i shkarravitin faqe të tëra të asaj që i thonë vetë „histori“, të shkruara prej diktateve të politokracisë së vjetër e të re.

Kur shkruhet historia nga historianë të mirëfilltë, ne po e themi se atëherë duhet të shkruhet „iliro-pellazgë“, jo vetëm „pellazgë“, sepse ashtu e kanë quajtur veten e tyre, por kanë qenë yllor, ilir, arban, arbër, arbëresh, me të gjithë të metat e tyre dhe të mirat historike. Hylli ka qenë një mbret yni, me kokë të kristaltë.[62]

Këtu, po u kthehem edhe njëherë veprave tona të larmishme e zbulimeve më të reja arkeologjike. “Popullata” e parë e Ballkanit, 8000 vjet para sotit, është zbuluar me pjesëmarrje të arkeologut zvicëran dhe atyre shqiptarë, në Juglindje të Shqipërisë, në Lin të Pogradecit. [63] Ishte një fis i kombit iliro-shqiptar, enkellejtë. Deri në vitin 1911, Himara dhe të gjithë epirotët (në Veri e në Jug) qenë shqiptarë dhe pjesa e Shqipërisë. Himariotët kanë qenë Giga apo Gegë, e të mëdhenj, si të gjithë gegët tanë.

Duhet të ndahet me shkencë çështja sociale dhe çështja e origjinës. Nga ana sociale quhet popull ai që banon në një vend, e në popull futen edhe pakicat e origjinës tjetër të atij vendi. Çështja e origjinës është kombi, i cili ndahet në etnitë dhe fiset. Fiset ndahen në farefise, ndërsa kombi ndahet në etnitë. Etnitë në gjuhësi janë dialektet, që i flasin etnitë. P.sh.: kombi iliro-shqiptarë, sot ndahet në dy dialekte: gegë dhe toskë. Kushërijtë tanë si komb na janë dy të tjerë: armaitët dhe armenët. Armaitët nuk kanë themeluar një shtet të veçantë, por e kanë Jezu Krishtin, i fundit prej paganëve dhe të parit të dënuar me kryq. Shikone këtu fotografinë e tij, me flamur…

Origjina e largët e të gjitha kombeve vjen prej planeteve të tjera. Kanë qenë kater raca: e kuqja, e bardha, e verdha dhe e zeza. Raca e kuqe është shkrirë me ne. Jemi raca europiane apo shqiptare. Quhet edhe raca ariane, që është një fis skyt (shkyt, shqyp) e shqiptarë. Në të na lidhet sot Italia, Gjermania, Franca, pjesa më e madhe e botës dhe Anglia. Babai ynë, i zbritur në Tokë, është Polifemi, i cili është gjetur në shpellë të Spiles, mbi Vlorë. I ka lënë tre djemë e dymbëdhjetë vajza. Vajzat janë të martuara në Europë, që janë të gjithë popujt e saj. Tre djemtë kanë qenë këta djemë: më i madhi, Iliri; i dyti, Gali; dhe i treti, Kelti. Në fillim, të gjithë kanë folur SHQIP. Bashkarisht e kanë qeverisur Kontinetin e Europës dhe ka qenë e ndarë prej tyre. Kudo ka qenë SHQIPONJA, edhe në Zvicër, herë me një kokë e herë me dy kokë. Sot, askush nuk na zë në gojë, por fetë. Demonianët e kanë bërë të veten!…

Po e them me një fjalë: harroni gënjeshtarët e Lindjes, grekët e latinët! Ne, e kemi fjalën për gegët dhe prej Atlandës, kur janë rrotulluar paralelet me meridianët e tokës, është zhdukur nën tokë Atlanta, dhe janë mbledhur të parët tanë në Egjypt. Pesëmijë vjet kanë sunduar gegët, atëherë vinë tosket (epirotët). Këto janë periudha të qeverisjes, dhe nuk janë çështje të origjinës.

Popujt e botës janë quajtur në fillin YLLOR, e më vonë vetëm shqiptarët kanë qëndruar besnik me këtë fjalë. E kanë Zotin e Besës. Kombet e tjera nuk e kanë. Ato edhe gjuhët i kanë ndërruar, janë shpërfillur nga SHQIPJA.

Edhe kombin iliro-shqiptar tentojë ta shpërfillin fetë, me demonianët. REA ka qenë zoti i parë i themelimit të njerëzimit. Në gjuhën shqipe i kemi qindra fjalë të gjuhës sonë, që fillojnë me re-an. Janë ata që mundohen me dhunë e me gënjeshtra të rrejshme, me fé e ndarjet administrative të na zvogëlojnë e të na zhdukin nga fytyra e Globit. Rëra (fillon me re-rë) është e imtë dhe nuk ndahet më shumë. Përtej nuk shkohet! Ajo është shpërfillja, përmes ndarjes.

Ndarjet janë përkundër bashkimit. Nga bashkimi krijohet tërësia. Baskët e kanë këtë fjalë në gjuhën e tyre nga skythët (skytët) e shqipja. Ne e keni në gjuhën tonë përherë, por pak e përfillim këtë fjalë e këtë dhunti, sepse jemi të shtyrë më tutje në shpërfillje. Vlera Ejupi thotë në kontekstin e saj eseist. Në vështimin tonë studimor shkencor dhe letrar, në konfrontim të eseut, për gjithëpërfshirësinë e pa bashkimit tonë kombëtar, e themi edhe ne, me vet çmendurinë tonë melankolike, si ajo:

“… mendja e shëndoshë flak çdo gjë e cila është jo substanciale, duke iu shmangur kështu mendimeve diskriminuese dhe me plotë gracka.” [64]

Gracat janë vijë për vijë e shkojnë deri te gjuha. Gjuha jonë letrare shqipe, pas Manastirit, më 1908, quhet me të padrejtë “gjuha standarte”. Akademia e Shkencave të Shqipërisë e quan kështu. Lindja shtyhet me shkencën e dhunshme të provojë se gjuha shqipe është kopje e gjuhëve të tjera. Më i ligu, akademiku i paguar prej të tjerëve, Kolec Topalli, e nxorri shqipen e “standartizuar” me 93% “të huazuar”, që janë një prapavijë greko-ruso-serbëve, sepse përmes dhunës së tyre e përmes pagesave të shqiptarëve duan ate ta zhdukin nga faqja e dheut. Topalli është totalisht antishqiptar!…

Për çështje të fesë islame bashkohen në një vijë serbët me turqit, indirekt me arabët. Fenë islame e kanë në dorën e tyre dhe si nëntokë të mafies shqiptare, për shkombëtarizimin e tij. Këtë gjë ajo e provon thellë edhe me shqiptarët e Serbisë dhe të Sanxhakut, sikurse me shqiptarët e Maqedonisë Veriore dhe të Malit të Zi. Marrë në përgjithësi, jo vetëm ku jeton Serbia apo edhe autorja jonë, nëpër territorret tjera të sakatuara, nëntëdhjetë për qind luten pesë herë në një ditë e natë, në gjuhën arabe, për ate që e marrin për ZOT, e nuk i përvishen menjëherë e me një mendje zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare gjithëshqiptare. Thonë, këtë çështje e kanë në dorë vetë Bashkësia Ndërkombëtare, NATO-ja dhe SHBA, por na i krijojnë akoma më të thella “kornizat e vetëshkatërrimit” (faqe 124):

“Qenka kjo valë përvëluese e cila të përcëllon kokën, valë e cila  fut frikën e gjallë në palcë dhe e kthen shikimin kah toka për të të shlyer edhe shkëlqimin e fundit të nderit njerëzor dhe atij kombëtar.” [65]

Të gjithë shqiptarët e mirëfilltë me ndjenja të zgjedhura kombëtare duhet të shtrojnë pyetjen e parevokuar kombëtare gjithëshqiptare: “ku po jetojmë?”, siç pyet edhe autorja në kontekst tjetër, në faqen 124.

Shtrohet pyetja: a e kemi zgjidhur drejtë çështjen tonë dhe a dënohen armiqtë tanë, në vend se t’i marrësh përqafe; a dënohen sahanlëpirët e tyre, bijtë e armiqëve tanë, edhe në qoftë se e flasin deri diku gjuhën tonë? Sa janë të pasur në Perëndim dhe sa janë të vuajturit e Lindjes, sidomos ata që i lutem “Al’lahut” arabik? Ne, po i lutemi atij pesë herë në njëzetë e katër orë, e ai, fare nuk flet dhe nuk na e zgjidhë çështjen kombëtare!

Edhe po t’i lutemi 50 herë në njëzet e katër orë, atij, lutjet tona “nuk bien në numër” dhe nuk prodhojnë asgjë të mirë për rritjen e lirë të fëmijve tanë. Pra, në vend se ta zgjidhim çështjen e madhe kombëtare, e kemi lidhur paktin me djallin, e drejtohemi gabimisht!

Vala gjithëpërfshirëse ndër iliro-shqiptarët, prej gjenezës sonë të madhe e deri në ditët tona, njëherë e ka komplikuar për moszgjidhje këtë çështje për ata që u drejtohen demonëve. Kjo çështje nuk ka si të zgjidhet, sepse ai nuk ka fare “shtet kombëtar”, por e ka një pakicë të mirëfilltë shqiptarësh, e te tjerët janë të shitur te greku e te serbi, por as serbo-bullgaro-sllavët nuk janë “komb”, por një konglomerat i pakicave kombëtare: të vlehëve, të një fisi iranian dhe shqiptarët e lënë pas dore, që nuk flasin shqip, por serbisht-serp/ishtë! [66] Ështe jo vlerë dhe një subjekt i parëndësishëm, siç e thotë Vlera Ejupi, në të njëjtën faqe, por as për zgjidhjen e çështjes së madhe kombëtare. Prapë zgjohemi me një ëndërr të pa përfunduar e të parë armull. Përfundojmë me mitologjinë “greke”, por të shkruar me një alfabet tjetër, të Kadmit, alfabeti fenikas. [67] Nuk ka fare “Greqi”, por ajo “ekziston” për njerëzit e pasur të Botës dhe Faktorit Ndërkombëtar. Ata nuk e njohin gjuhën e vjetër shqipe, gjuhën të cilën e kanë quajtur “gjuhë barbare”.

Është Sibeli nga Kumae, e ka qenë “provincë greke”, në afërsi të Napolit, në Itali (faqe 128), ndonëse shkruhet me mbaresën, me diftongje:“ae”.

Një diftongj i tillë është diftongj i gjuhës së vjetër dhe e shkruar prej alfabetit pellazgjik. Në fillin, na është shkruar ky alfabet, e pastaj është futur Kadmi dhe alfabeti fenikas. Kur e kanë përdorur alfabetin pellazgjik, ka kaluar edhe në Itali. Ata e kanë njohur vetveten si iliro-pellazg dhe e kanë përdorur shqipen e vjetër, por të shkruar me një alfabet të tillë. Kumae është e nëndialektit iliro-arbëresh, prej nga janë të ndjekurit në Itali, nga Morea. Është mitologji jo “greke”, por italo-arbëreshe.

Sibeli, ka harruar të kërkojë nga ZOTI i Madh rininë e përhershme, i cili është shkencorisht Centrifuga Magnetike e Globit, por rinia filloi të zhytet në baltë, prandaj edhe autoritet i tij po zhdukej.

Këtë mit e përdorë Vlera Ejupi për një përmbyllje logjike të së vërtetës. Sindromi Sibelian jo vetëm se i zhytë shkupjanët drejt shkatërrimit, por logjikisht të gjithë iliro-shqiptarët. Mos të harrojmë kryeqytetin e Mbretërisë së Dardanisë, që edhe në lashtësi ka dhënë prova të shkruarit të alfabetit diellor, apo të alfabetit kozmik, siç e quaj unë alfabetin Arban/Alban, në tri qendrat më të mëdha të saj: Nish-Sofje-Shkup. Ky alfabet është zhdukur nga alfabeti pellazgian dhe nga alfabeti fenikas. Vlera Ejupi thotë:

“… në mënyrë të përkryer e kanë shndërruar injoracën në virtyt dhe kështu thotë një poet irlandez aty ku injoranca shndërrohet në virtyt është marrëzi ta flasësh të vërtetën (mashtruesit).”[68]

Jemi zhytur kryesisht në baltë (Deti Baltik është te shtetet skandinave!), e pastaj balta e madhe e kombit, që e bartë gjenezën e Europës së Bashkuar, e ajo nuk na përfill, sa të flasim gabimisht ose të na shpërfill tërësisht.

Ta marrim shtetin e Suedisë. Ajo e ka shpërblyer me shpërblimin NOBEL antishqiptarin serb, Ivo Andriç, hartuesin e Memorandumit ultrafashist, dhe Kryetarin e Serbisë, Dobrica Qosiq, apo një tjetër, shovinistë të njohur serb. Dobrica Qosiç di të gënjëjë sikur të gjithë serbët. Gënjeshtrën e kanë interes kombëtar. Tre nobelistët më të mëdhenj të Serbisë janë shovinista të urryer serb e antishqiptar. Dhe, Suedia i ka shpërblyer, por jo Ismail Kadarenë!

E shihni: ne, jemi fëmijë, te njerka-nënë! Po t’a kishim nënën e madhe dhe të qanim para saj, ajo do të kishte na dhënë që të pijmë. Njerkën e kemi mbi kokë, e qajmë me të madhe, por ajo na bjen përherë mbi kokë, e jo për të na dhënë qumësht. Do të duhet që të na e zgjidhë çështjen shqiptare, për të gjitha trevat që flasin shqip. I ashtuquajturi “Ballkan” apo Gadishulli ILIRIK kurrë nuk do të ketë QETËSI, pa e zgjidhur këtë çështje. Le ta dinë se asnjëherë nuk do të kenë përparim si shtet i bashkuar në Europën e Bashkuar, me armiqtë tanë të mëdhenj, të bashkuar para nesh, ndonëse kemi qindra argumente dhe fakte që kemi bërë çmos për të bërë Kontinetin e Europës, siç do të duhej të ishte, në të gjitha skajet e saj; i kemi ndërtuar me dorën tonë të gjitha metropolet e saj; qenien e saj, pa folur dhe pa u mburrur; por nuk e kemi menduar asnjëherë të flasim për veten dhe koha na shkelë e na harron! Duhet që ta thirrim ndërgjegjen tonë, e duhet ta thirrë edhe Europa ndërgjegjen e saj, sa borgje i ka kombit shqiptar!

Ajo e mendon se do ta mbulojë përgjithmonë këtë fakt të pa shlyer, por të mos e harroj se ky fakt është mbulesa e turpit edhe për te! Ajo duhet të kuptojë njëherë e përgjithmonë se trevat avrene në Francë, por edhe rajonin e tri qytetet e Gjermaninë, sikurse trojet e vjetra ilire kudo, asnjëherë nuk do t’i harrojnë! Kombi i madh shqiptar, sa ka vuajtur në kaluarën e largët e në të kaluarën e afërm, përherë do t’i kujtojë me dhembje të mëdha, e do të qajë para Zotit të Madh, pa i falur humbjet e tyre të mëdha! Ka djem që e folin të vërtetën dhe e thonë këtë gjë, por unë jam njëri nga ata!…

“Asnjë njeri nuk ka vdekur në rrugën e tij për gjetur të vërtetën.” [69] – thotë autorja e kësaj vepre me ese.

A jemi me të vërtetë para shpërfilljes apo jo, nuk e dimë saktësisht. Nëse nuk e ngrisin zërin e ndërgjegjes sonë dhe të botës edhe njëherë, me forcën e vetëdijes demokratike, ditët, vitet, deceniet do t’i numërojmë, por, në fund, nuk jemi këta që duhet të ishim…

“… janë imazhet të cilat formulojnë…” – thotë Vlera Ejupi. “ Eliksiri i jetës është forca lëvizëse e këtij progresi. Komponentet e tjerë janë ngjitja e fuqishme nëpër diagonalen e cila quhet jetë normale. Kësaj jete i përshkruhet qëllimi shumë bukur, ai që e siguron popullin e vet nga korrupsioni dhe shkatërrimi, marrëzia, papunësia, keqinterpretimi, keq kujtesa… “ [70]

Të tjerat, mund të jenë përparim i vërtetë dhe njohja komplete jona.

Çështja kombëtare gjithëshqiptare duhet të mbahet gjallë dhe të thuhet kudo dhe në çdo kohë para ndërkombëtarëve dhe para popujve, të cilët e popullojnë Europën e Bashkuar, deri sa të njihemi kompletisht si një shtet i bashkuar kombëtar e pjesë e EU-së.

 

VII.

( Si përfundim )

Ne jemi ndjekësit e kësaj çështje, të pronës sonë, nga Ati i Ynë, derisa të zgjidhet me të drejtë e përfundimisht. Jemi stërnipa të djemëve e vajzave të Polifemit, me seli në Vlorë, Shqipëri, i mbytur nga Odiseu, Udhësi, Uliksi, apo si do ta quani JU. Djemtë e vajzat kanë qenë të martuara këtu, nëpër Europë, sikurse djemtë e Polifemit, që e ndanë territorin e Europës nga Azia e Vogël deri në Angli dhe Shtetet Skandinave, etj.

Vlera Ejupi na ka shkruar një vepër eseistike të mrekullushme. Por shtjellimet i ka kufizuar më pari për vendlidjen e saj plot me dhembje, Shkupin, Kryeqytetin e Mbretërisë së Dardanisë, të cilën e sheh si dhembje edhe të gjyshit të vet, të vrarë aty, pa lënë asnjë gjurmë.

Poashtu, edhe unë, e kam dhënë dhembjen time të kudo, ku e ka kërkuar ajo gjyshin e saj, barabartë me mua, që kërkoja axhën e babait tim, Komitit të Kosovës, Zog (Sejd) Avdylit dhe vëllain e tij, Ali Avdyli.

Ajo, kishte lindur aty, në Shkup, dhe ishte rritur në mërgatë, sikuse unë, që jetoi prap në mërgatë; ajo në Turqi e unë në Zvicër; kudo jemi ndjekur nga fati i zi; sikurse jeten tonë të prishtë e të mbuluar me përpjekjet tona të pafundme. Ajo, në fund punon në UEJT-in e Tetovës, ndërsa unë prej burgut e izolimit shumëvjeçar nëpër Zvicër, ku shtatë vite (e nëntë vite zgjatën ato atëherë!) isha i dënuar me internim të pashpalur për veprimtari politike. As ajo e as mbarë kombi i nemitur shqiptar nuk e marrin me mend se me këto trajata të kundërta mund të përballemi ne, me dëshirën e vetme të bashkimit kombëtar gjithëshqiptar. Se ka jeta një jetë të tillë, jetë i thënshin, sikur e kishte edhe për mua, të varfër e kryesisht të izoluar, ashtu, 44 vite me radhë, nuk e merr as një njeri në spikamë.

Vlera Ejupi e shikon jetën e ndrydhur të Maqedonisë Veriore, ndonjëherë të Shqipërisë e Serbinë, plotë me dhunë e me gënjeshtra, e unë po i plotësoj me të gjitha trevat shqiptare, në Kosovë, në Çamëri e tutje. Këtu na vie që nga Azia e Vogël e deri në Babiloni, e veriun e Afrikës e kemi së bashku, por ate e ka gllabëruar pothuajse tërësisht edhe feja islame…

Vlera Ejupit i dëshirojmë shumë suksese të tjera, edhe shumë më të mëdha, se sa ky libër i vetëm me ese. Por, mos të harrojmë se kam bërë një studim shkencor, edhe për çështjen e madhe iliro-shqiptare, jo vetëm një studim të gjërë e të mirëfilltë kritik për veprën në fjalë.

Këto gjera mi mundësoi dhe mi nxiti vetëm libri i saj, „Pakti me Djallin“. Pëfundimisht jemi në ferr, te Djalli, Lanet paçtë!

Zgjohuni, e mos fleni! Po krijohet prapë Europa e Bashkuar me armiqtë tanë![71] Po na gërryen Djalli, demonianët, udhëheqësit e Botës, aspak pa na i kthyer borgjet tona e të fëmijve tanë!

ZOTI I MADH DO T’I SHOHË EDHE ATA E DO T’UA JAPË PËRGJIGJEN!


[1] Këtë mund ta lexoni edhe në gazeta elektronike, sidomos për Shkupin origjinal, por kjo ndoshta është pamundësuar lehtë që ta gjëni. Ua rekomandoj shkrimet e mia shkencore me disa mangësi apo tejkalime. Përpiqem që të krijoj të vërtetën historike për Maqedoninë Veriore e Jugore, „Maqedonia në vorbullën e fqinjëve antishqiptarë, I-XII“, të dhëna edhe në Web-faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch/maqedonia-shqiptare-1 deri në http//www.brahimavdyli/maqedonia-shqiptare-12 . Por po e jap se si shkruhej atëherë artikulli i saktë për Shkupin: http://www.shkupi24.com/shkupi-para-100-viteve-me-shumice-shqiptare-maqedonasit-nuk-permenden-askund/ . Ju, gjëne dhe lexone! Gabimisht thuhet „maqedonë“, për bullgarët…

[2] Shikoni po deshët veprën time „Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj“, Lena Graphic, Prishtinë, 2019, faqe 30, e nëse doni tërë artikullin „Parafjalë shkencore për Dardaninë e vjetër dhe Kosovën“, faqet 27-39, që ka një gabim në vitet e shkruara për gjuhën sumerike, i cili shënohet 5300-5200 p.e.s., në vend se të qenë zbritur vitet e e.s., 2000 e sa vite, d.m.th. do të thotë se janë 3300-3200 p.e.s.

[3] Shikoni po deshët për këtë ngjarje të arkologëve zvicran e shqiptar, „Gjurmë 8500 vjeçare në Lin, arkeologët: vendbanimi i Palafit, më i vjetri në Europë“, http://historiashqiptare.net/gjurme-8500-vjecare-ne-lin-arkeologet-vendbanimi-palafit-me-i-vjetri-ne-europe/ .

[4] Sipas punimeve të mia shkencore janë llogaritur prej botimit të veprave të Homerit, 850 vite para erës sonë e deri më sot, më të bindurat 2873 vite të kaluara, me këto luftëra, por nuk dihet se deri ku shkon ky mundim!…

[5] Alfred Häsler, „Zwischen Gut und Böse“, Ex Libris Verlag AG, Zürich, 1971.

[6] Librin e cituar më parë, faqe 13.

[7] Studione po deshët artikullin e parë shkencor „Simbolika e shkrimeve të Thotit dhe krijimi i feve të tjera-I“, edhe në Web-faqen e përkohshme dhe provizore, http://www.brahimavdyli.ch/gjuha-simbolike-e-thotit-1/ .

[8] Shikoni po deshët nga ky libër, për luftën, p.sh.: faqe 24, prej të cilës po i shpjegoj, dhe moralit tim familjar.

[9] Vlera Ejupi, „Pakti me Djallin“, Konica Press, Shkup, 2011, faqe 14.

[10] Po aty, faqe 23.

[11] Po aty, faqja 25-26.

[12] Shikoni për rolin regresiv të kësaj Konference në Gjermani, të shkruar me 15 qershor 2022, me titull „NJË RRËFIM I GJALLË PËR HISTORINË E GJERMANISË DHE TONËN“, në profilin tim të FB (Facebook-ut), si para-artikul, e cila do të përmirësohet dhe zgjerohet më vonë, ashtu siç e shohim ne Europën e Bashkuar.

[13] Nga e njëjta vepër që po e studioj, faqe 27.

[14] Po aty, e njëjta faqe.

[15] Shikoni faqen 29.

[16] E kam edhe një fusnotë për vrasjen e tyre, të dhënë në përbledhjen e dytë të tregimeve, „Lëvozhga e vdekjes“, Faik Konica, Prishtinë, 2007, faqe 80.

[17] Po aty, faqet 30-31.

[18] Po aty, faqe 32.

[19] Po aty, faqe 41-42.

[20] Po aty, faqe 47.

[21] Prof. Sazan Guri, „Si të rrokim Greqishten, Latinishten, Anglishten… me Gegënishten“, Trilogji, Vëllimi i dytë, Tiranë, 2017; apo Mëhill Elezi, „Gegënishtja dhe prejardhja e shqiptarëve“, IHPVKA, Tiranë, 2012.

[22] Albert V. Nikolla, „Etimologjia dhe semantika strukturakle/Keltiku prehistorike/Gegënishtja, gjuha amtare e botës“, shqip e frengjisht, të cilën ende nuk e kam studiuar mirë.

[23] Në të njëjtën vepër që po e analizojmë, faqe 48.

[24] Po aty, faqet 48-49.

[25] Shikoni po deshët artikullin tim të papërfunduar Edhe njëherë për shqiponjën dhe shqiptarët-Pjesa V”, e dhënë në Web-faqe, e cila do të prishet në janar 2024: http://www.brahimavdyli.ch/shqiponja-dhe-shqiptarët-5/

[26] Po deshët, sikoni paraqitjet e fundit të Elena Kocaqit, edhe në internet, http://historiashqiptare.net/shqipja-mbi-6000-vjecare-sipas-studimit-nderkombetar-ca-kane-per-te-thene-keta-specialistet-shqiptar-te-gjuhesise/ .

[27] Shikoni edhe njëherë kush e ka thënë i pari, dhe ky është Petro Zheji: https://usalbanianmediagroup.com/6-mije-vjecare-atekohe-e-shpallen-te-cmendur-ky-eshte-studiuesi-qe-zbuloi-ne-mesin-e-viteve-70-ate-qe-u-konfirmua-keto-dite-per-gjuhen-shqipe/ .

[28] Shikoni edhe njëherë në tërësi veprën shkencore të Luigji Luca Cavalli-Sforca, „Gjenet, popujt e gjuhët“, BESA, Tiranë, 2012, sidomos faqen 119 dhe 207.

[29] Sa të keni mundësi, shikoni artikujt në Web-faqen provizore, e cila prej janarit 2024 do të hiqet në pamundësi pagese dhe punimet janë korigjuar edhe njëherë, p.sh.: https://www.brahimavdyli.ch/shqiponja-dhe-shqiptarët-1/ deri në https://www.brahimavdyli.ch/shqiponja-dhe-shqiptarët-5/ dhe artikujt e tjerë, sidomos http://www.brahimavdyli.ch/gjuha-simbolike-shqipe-3/ .

[30] Vlera Ejupi, në veprën e saj analizuese, faqe 53.

[31] Po aty, faqe 54.

[32] Po aty, faqet 55-56.

[33] Po aty, faqe 59.

[34] Shikone faqen 62.

[35] E njëjta vepër, faqe 66.

[36] Po aty, faqe 67.

[37] Po aty, faqet 71-72.

[38] Faqe 73, e njëjta vepër.

[39] Dr. Kastriot Melyshi, „Shqipja-çelësi i zgjidhjes së enigmës KOHË“, Magus, Tiranë, 2019, faqe 9.

[40] Nëse do të dini më shumë, lexoni shkrimet e mia të vendosura në Web-faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch , posaçërisht „Simolika e shkrimeve të Thotit dhe krijimi i feve të tjera, VI“ dhe pastaj „Europa e Bashkuar dhe shqiptarët, I/Shpalime për Europën e Bashkuar dhe Shqiptarët prej gjenezës e deri më sot“, sepse këto janë zgjerruar në dorëshkrim dhe janë të korigjuara.

[41] Vepra që po e analizoj, faqe 78.

[42] Po aty, faqe 79.

[43] Po në të njëjten faqe, në fund të saj.

[44] Kjo vepër, faqe 87.

[45] Po aty, faqe 91.

[46] Shikoni shkrimet e mija shkencore, Brahim AVDYLI, „Kombi shqiptar dhe serbët e Serbia, 2, „Justiniani ka folur në jetën e përditshme gjuhën që flasin edhe sot shqiptarët“, gazeta „Bota Sot“, e Mërkurë, 14 dhjetor 2011.

[47]  Lëndë vendimtare e Fakultetit Juridik, në UNI Prishtina.

[48] E njëjta vepër, që po e shqyrtojmë, faqe 100.

[49] Po aty, faqe 105.

[50] Po aty, faqe 107.

[51] Po aty, faqe 117.

[52] Shikoni veprën e Prof. Dr. Skender Rizajt, „Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877-1885)“, ShRTKHGJ-Prizren, në Prizren, 1998, faqe 101.

[53] Shikoni po deshët të gjitha hartat e Epirit, të mbledhura nga Συνδεσμος Αρβανιτων & Αλβανων, në FB (Facebook), deri në vitin 1911. Himara ka qenë shqiptare dhe flitshin shqip. Por „Avranitasit“ nuk kanë qenë të shpallura si „popull“. Kështu e thirrnin vetëm „grekët“, natyrisht me helenizmin (antishqiptarizmin) e tyre.

[54] Hartën e këtushme e keni me të madhe të shkruar: Pelasgia.

[55] Shikoni në profilin e tij të FB, Kastriot Melyshi, të datës 25.08.2023, sepse e kam marrë këtë citat, pa e pyetur ate se nga cila faqe e veprës së Petro Zhejit është nxjerrë citati i cekur. Unë, të dy i nderoj, sidomos shkencëtarin e mirfëfilltë, të ndjerin Petro Zhejin. Është nga vepra e tij pavdekshme „Roli mesanik i shqipes/Shembja e Kullës së Babelit“, ribotuar, UET, Tiranë, 2015.

[56] Shikoni po deshët faqet e librit të Arsim Spahiut, „Orakulli i Dodonës dhe Epirotët/Mitologjia dhe feja Epirote“, Vëllimi i parë, Geer, Tiranë, 2008, faqet 55-62.

[57] Babilonia e ka prejardhjen origjinale shqiptare (shqipe-skype thonë të huajt, e shqype thonë arbanët, njëra etni, nga dy etni, të dialektit gegë, prej formës një rrokëshe të fjalëve në etimologji, thënë më shqip, „gjuhë e shqyer“!). Ajo do të thotë: „Babi na e ka lënë“ këtë tokë qyteti, pra Bab-i-lon-i-a=Babilonia.

[58] Arsim Spahiun, vepra e caktuar, shek. XX-II p.e.s., në pjesën „Konkluzioni i vëllimit të parë“, faqe 158.

[59] Arsim Spahiu, vepra e tij e cituar më lartë, faqe 29.

[60] Më tutje, në atë vepër të Arsim Spahiut, e njëjta faqe.

[61] Po aty, faqe 131.

[62] Shikone po deshët faqen time provizore, deri sa të zhduket, artikullin „A ekziston kombi ‘grek’ dhe kush e ka krijuar këtë shtet“, me disa korigjime, të bëra jashtë kësaj Web-faqe: http://www.brahimavdyli.ch/a-ekziston-kombi-grek-2/ .

[63] Edhe njëherë shikoni po deshët gazetën elektronike, Katror Info, në http://katror.info/radio-televizioni-zviceran-raporton-per-zbulimin-me-te-madh-arkeologjik-ne-shqiperi/ .

[64] Në këtë vepër të studimit tone, në faqet 119-120.

[65] Po aty, faqe 125.

[66] Shikone edhe njëherë veprën time analitike „Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj“.

[67] Shikone edhe njëherë këtë fotografi të alfabeteve, te dhënë në internet. E para është gjuha angleze, që është gjuha më e re, e dalur nga shqipja. Alfabetet ndryshojnë nga njëri tjetri, p.sh.: alfabeti pellazgian dhe alfabeti fenikas. Alfabeti pellazgian ka ngjajshmëri me alfabetin e gjuhës shqipe.

[68] Në veprën e njëjtë të Vlera Ejupit, faqe 132.

[69] E njëta vepër, faqe 134.

[70] Po aty, faqet 136-137.

[71] Shikoni edhe pak ditë, Web-faqen time, me të gjithë artikujt, si përshebull, „Armiqtë më të rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine“, 2a-2gj, http://www.brahimavdyli.ch/armiqtë-tanë-2a/ .

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.