Nga kurthët e Serbisë na shpëton vetëm uniteti

0
221
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

Fraksionet politike, qendrimet provinciale e primitive, politikat e tipit autokratik dhe te pavizion, kane bërë që të kemi zhvillim të dobët, jetë jo kualitative së bashku më emancipim, e shtetndërtim jo të mirë.

U veprua më filozofi të mehallave, nga të cilat ende nuk jemi liruar. Më këto qëndrime të ngurta politike, të bartura nga shekulli i kaluar nuk patëm asnjë dobi. U futëm në inkluzivitet gjeneral. Na munguan vlerat e dialogut të mbrendshëm politikë, shumë të rëndësishme për demokracinë liberale. Nuk i ndihmuam vetit të dalim nga balta e krimit dhe e korrupcionit, ku u zhytëm për shumë vite.

Nuk zgjodhëm rrugë të mira, për ecjën tonë përpara. Nuk i zgjodhëm ata që dinë të drejtojnë shtetin e ri të Kosovës. Nuk ishim kritikë dhe as vetëkritikë për gjendjën jo të mirë të fazës të tranzicionit. Nuk ja përcaktuam vetit cakun.

Cilët janë ata më të cilët nuk mund të flasim?Nuk kemi çka të flasim më ata të cilët bartin hipotekën e dyshimit, për gjendjën e krijuar të rrjedhave shoqërore dhe politike. Nuk kemi çka të flasim më ë ata, të cilët në periudhën që e kaluar, nuk punuan mirë për shtet dhe për popull. Qysh?

Vjedhjet, plaqkitjet, ndasitë politike, shumë sherr i bënë Kosovës. Patem më bollëk edhe shumë devijime dhe destrukcione shoqërore dhe politike. Ata të cilët i shkaktuan dëme shtetit dhe popullit duhet të përgjegjën, në veqanti ata që nënshkruan marrveshje të dëmshme më Serbinë. Mendojë së të gjithë tjerët duhet të bisedojnë, të zhvillojnë ide, të gjëjnë vizion që të dalim faqebardhë nga një gjendje gadi para aktit të kryer më Serbinë grabitqare, dhe më Evropën ende hileqare.

Janë ngopur tashmë qytetarët më veprime deklarative, më politika provincialiste e demagogjike. Fuqia e vërtetë duhet dhënë politikave dhe dëshirave monolite, të harmonizuara më politika komplementare të elitës politike.

Ky do të ishte produkt i interesave vitale për mbrojtjën e shtetësisë dhe terësisë territoriale të Kosovës. Botës demokratike duhet më i treguar së kemi përgjigje në çdo pyetje. Eshtë koha e vendimeve koncesuale, si rruga e vetme që i dërgon proceset përpara, edhe kur është në pyetja Serbia, dhe tendenca e hapaur e saj për ndarje të Kosovës.

Dialogu i mbrendshem politik është më i nevojshme së kurrë më parë! Duhet të veprojmë që të kemi rezultate dhe fitore për Shtet dhe për Popull. Para së gjithash, janë në pyetje interesat tona nacionale së ATDHEU sërish nga serbosllavet është vu në rrezik!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.