Vala shqetësuese e largimeve nga Kosova!

0
248
Emigrantët

Skënder MULLIQI

Më e dashtë vendin në të cilin jeton, qytetin është ndjenjë e mirë, është ndjenjë që na i lehtëson problemet të cilat i sjellë jeta. Nga vendi nga i ke rrënjët, zor është të shkëputesh, më së shumti kur shkëptuesh nga zori. Nuk ka askund tokë të premtueme. Kurrë njeriu nuk e gjenë rehatin si në vendin e vet, si në tokën ku kë lindur dhe je rritur. Vala e largimeve nga Kosova është shqetësuese aq më shumë është brengosese për të ardhme e shtetit të Kosovës. Nuk dua të flasë së a është në modë largimi.

Dua të flas për simbolikën, e cila e tregon gjendjen e shtetit dhe të kombit. Shqiptarët e duan vendin dhe më të janë krenarë. Por, gjendja e pashpresë të cilën ju krijuan njerëzit e politikës atyre, ka bërë qe nga demoralizmi iI madh, të marrin rrugën e migrimeve. Atdheu është vendi ku kemi lindur, është vendi i të parëve tanë, është kultura dhe tradita…

”E bukura” jonë meriton shumë më shumë të kemi ndjenja dhe afri, si individuale po ashtu edhe kolektive. Është veshtirë të jetohet në vendin të cilin nuk ke jetuar kurrë më parë. Edhe më tutje po jetojmë të izoluar nga bota demokratike më fajin tonë dhë të burokratëve të Evropës. Po jetojmë ende më probleme të theksuara ekonomike dhe sociale, të cilat bota e përparuar i ka tejkaluar. Qytetarët tanë meritojnë një jetë më të mirë në vendin e tyre. Ndoshta edhe kemi misionarë të cilët po punojnë që Kosova të zbrazët.

Ky është thëmëunë qëllim kryekëput antikombëtar. Misonarët e tillë duhet të stopohen. Sintagma për Atdheun e bukur nuk ndërtohet më kulufe të thata, nuk ndërtohet më njerëz hileqar dhe zullumaqarë të shtetit dhe popullit të vet. Atdheut i duhen atdhetarë të vërtetë, njerëzi pa hile, njerëz të cilët nuk e vjedhin popullin e vet. Për Atheun dhe Kombin duhet të ekzistojë bashkëndijësia në të mirën dhe të keqën.

Duhet tju mundësojmë të rinjëve tanë një jetë më të lumtur. Duhet t’ju mundësojmë të gjithëve kalimin pa pengesa të mallarve dhe të kufijeve. Edhe Kosovës i takon hapësira e shengenit, e jo e izolimit që shumë vite nga Evropa. Ky pushtet duhet të punojnë shumë, që mos të dështon, siq dështuan pushtetet e kaluara…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.