33 vjet nga martirizimi i Ylfete Humollit

0
142
Ylfete Humolli

Ylfete Humolli

Prof. Dr. Sadri Rexhepi

Sot 33 vjet mw parw, më 1 shkurt 2023, njësitit të heronjëve shqiptar në Llap e Kosovë iu shtue edhe një heroinë. Ra Ylfete Humolli, nxënëse 17 vjeçare. Ra si shqiponjë dykrenare, e përgjakur me gjakun që rrodhi në damarët e saj 17 vjet. E ulur në gjakun qe kurrë nuk do të thahet. Ra para syve të të gjithë demonstruesve me të cilët kishte dal në demonstrate për të shprehur tërë mllefin dhe urrejtjen ndaj pushtuesit srbosllav e antishqiptar.

Ra në vijën e parë të frontit të moshatarëve të saj, të cilët kishin dalur buzë rrugës në Teneshdoll për ti bërë sfidë agimit të pushtetërisë së demokracisë në lindje, erërat e së cilës kishin nisur të frynin edhe mbi Malet tona, edhe ne Grykën e Llapit – për t’i shkrirë akullnajat në zemrat tona të ngrira në zemrat tona të përvëluara, por të mëdha. Ra Ylfete Humolli, nxënse e klasës së tretë të shkollës së mesme, ra mbi fytyrën e tokës mëmë para syve të moshatarëve, para syve të botës.

Ra nga breshëri i plumbave që i vjelli automatiku i ushtarakut jugosllav, i cili doli si hajn i lig nga automjeti i blinduar dhe shtiu pa mëshirshëm mbi fëmijë tanë, në ardhmërinë tonë, të cilët kishin dalur buzë rrugës për të përshëndetur agimin e demokracisë, për ti bërë jehonë frymës demokratike që po vinte nga Evropa shtrigë shekullore për popullin shqiptar, e asaj shtrige e cila në vitet 90-ta ka filluar të kërkojë falje për fajet që i ka ndaj popullit shqiptar të pa fajshëm e të martirizuar nga viti 1808 e deri në vitin 1999.

E ushtaraku jugosllav doli si vrasës me moh nga kështjella e tij prej krimineli dhe me nguti e pamëshirshëm, si tiran gjakatar shtiu, shtiu në fëmijtë tanë të cilët për armë kundër dhunës kishin ngritur dy gishtrinjë në formë të germës V –(Viktoria) fitore. E, ai, ushtaraku jugosllav, që njohu forcën vrasëse të kësaj arme, të dy gishtrinjëve të ngritur në formë të shkronjës V, u tmerrua dhe u qart.

Nuk pati forcë prej krimineli të shtinte drejtë në diellin e këtyre fatosëve, para se, para tyre të mos bënte një perde të trashë me gazë hëlmues, me atë gazin me të cilin i shkretëruan edhe shpezët e trojeve tona, me atë gazin që vranë edhe mijëra fëmijë të pa lindur në anin e mëmave tona, e tani shtiu, e shtiu katili nga pusia në mjegullën që kishte në zemrën prej shovenit dhe armikut të përbetuar të popullit shqiptar.

Shtiu në drejtim të fëmjëve tanë, në ardhmërinë tonë dhe kur dëgjoi thërritjet tmerruse; “Ooo e vranë një, e vranë ….!”- me nguti hyri në gëzhojën e hekurit me shumë rota dhe iku, iku si hajn, iku për ti humbur gjurmët e kriminëlit, për t’u fshehur në dendësinë e mjegullës së shovinizmit serbomadh antishqipëtarë shekullor .

Ishte Ylfete Humolli, ajo shqiponja krah hapur midis shumë zogjëve të shqipes. Ishte ajo nxënësja e shkëlqyshme, hareja e kalasës dhe e gjenaratës. Ishte ajo Nora Kelmendi e ditëve tona , e cila gjeneratës së vet i ishte prijëse. Kishte rënë Ylfetja, por nuk i kishte mbyllur sytë .

Dy sytë e saj si dy kokërra biljuri i qeshnin, i qeshnin dhe thërrisnin :”Përpara vëllëzer …!”

Nga dita në ditë ky zë fuqizohej në secilën shtëpi të Llapit e të Kosovës, nw Iliridws, Kosovws Lindore e mw gjerw.

Ai zë vazhdimisht jehonte deri me 10 qershor të vitit 1999 në radhet e ushtarëve të UCK-së nw Kosovw. Ai zw jehoi edhe  nw radhet e ushtarwve tw UCK-sw nw Iliridw dhe tw UCPMB-sw nw Kosovwn Lindore. Ai zë do të jehoj edhe në të ardhmen pwr çlirimin e Camerisw. Dëgjone:”Përpara vëllëzer ..!”zëri i Ylfetës ishte. Ajo nuk i mbylli sytë deri sa mori vesh se ka shpëtuar Mentori vëllai i vetëm në familje.

Ajo nuk i mbylli sytë, sepse shikimin e vet prej heroine të kombit paskajshëm dhe përjetshëm ua fali breznive të reja ardhmërisë shqipëtare demokratike. Ajo nuk i mbylli sytë se deshti të mbetet roje e përhershme, e zgjuar, shqiponjë vrojtore këtu, në të hyrë të Llapit dhe në të dalë të Llapit. Rojë besnike mbi malet tona, prijëse e shenjëtruar e rinisë shqiptare në beteja te reja për ardhmërinë qe i ka hije njeriut, që meriton shqiptari i martizuar!

U vra Ylfetja, më 1 shkurt 1990. Por, ajo nuk vdiq. Populli shqiptar e ballsamosi në kujtimin e tij historik. Askush , Ylfeten, nuk ka mundësi ta vret , më . Ajo do të jetojë në njësitin luftarak të heronjëve të kombit shqiptar nga Llapi e Kosova. Ajo me të rënë fizikisht, u bë dëshmore , u bë luftëtare, që më nuk mund të vritet dhe do të prijë në te gjitha betejat e rinisë Llapjane e shqiptare për liri e demokraci.

Kjo heroinë e re nuk ishte lindje e rastit në Llap. Jo,jo, ajo u lind në truallin ku u lindën mijëra heronjë të njohur e të panjohur. Ylfetja u lind dhe u vra në truallin e flijimeve shqiptare historike. Llapi, shekuj me radhë ishte pararojë më benike e Kosovës, treva më luftarake e truallit shqiptar. Po a nuk ishte llapjan Musë Kesexhia që u bëri rezistencë sundiesve turq-osman e serb vazalë të turqve. Po Millosh Nikollë Kopiliqin nuk do ta kishte varrosur tradita në Sallabajë, në ”Varrrin e kreshnikut”,sikur Llapi të mos ishte kështjellë shqiptare edhe në kohën e përforcimit të pushtetit turk-osman në Kosovë. Po a nuk u vra Sulltan Murati I “ në një pjesë të Shqipërisë”- siç shkroi Filip Mezjere më 1389.

Pra, pikërisht aty ku kalonte lumi Llab, i cili sipas Evlie Celebiut,”buron në Shqipëri, pra në Maje Llabi.Po Llapi a nuk ishte treva e cila i dha ushtarët më trima të Shqipërisë në luftën austro-turke, më 1690,siç konstatonin shumë oficerë austro-hungarez dhe Toma Raspasari, zëvendësi i Pjetër Bogdanit. Po në fillim të sheikullit XIX Llapi a nuk ishte pararojë e Shqipërisë kundër çetave shkretëruese të Serbisë. Ta kujtojmë Dem Ahmetin nga viti 1808. Po Llapi a nuk ishte vatra e kryengritjeve kundër Tanzimatit, në vitet 40 të shek.XIX:

Mbldh dovleti veqilanë-Kush po del me shkel dynjanë? Kush po del me shkel Shqipërinë? Zinma rob Rrustem Alinë? Urdhëronte Sulltani, me 1844.

Llapjan ishin edhe bashkëluftëtarët e Rrustem Alisë, Ahmet Lluga i Përvetices e Hajdar Deda mjekërrzi/ Dogri topave jav ka msy/Bini Llap he djem të ri,/Bini Llap se s’kem ku shkojmë.Dhetë për njo do t’i çojmë.

Bajraktari kish pas thanë:”Ne nizam nuk mujmë me dhanë”.

Llapi dhe llapjanët janë tmerri i vrasëve nga Serbia. Llapjan ishin shumica e atyre që i bënë sfidë Shqipërisë më 1912 në Merdar. Llapi ishte Shqipëri për gjeneral Jankon, Shqipëri që duhej të shtrohej me dinakëri dhe me dhunë, me para dhe me top. Por kot,se koti,Llapi mund të grihej por jo edhe të shitej.

Llapjan ishte edhe Sheh Mehmet Sezai,ideologu i të gjitha rezistencave në Kosovë në vitet 1912-1941. Po a nuk ishte llapjan Hoxhë Breznica, i cili i bëri sfidë lirisë kundër pushtetit robërues të ish Jugosllavisë. Bir llapjani ishte edhe heroi i Kosovës Shaban Shala,mësuesi nga Letanci, të cilin UDB-ja e masakroi midis viteve të 50-ta. Eh sa intelektualë llapjanë, u burgosen dhe u martirizuan në vitet e Jugosllavisë së Titos? Po a nuk e lindi amazona llapjane Mandelen shqiptar, Adem Demaçin. Po,po edhe Adem Demaçi u lind, u rrit dhe u edukua në gjirin historik e aktual të llapjanëve kreshnikë.

Zërit të rezistencës i bashkohet me tërë qenien edhe djali i axhes së Ylfetes,Fatmir Humolli(së bashku me babë e me motër), i cili qëndronte në aksionet e guximshme të njësiteve të UCK-së kundër paramilitarëve e policëve serbë, të cilët me synimet e tyre pushtuese nuk kursenin as gjakun e fëmijëve shqiptarë. Ai pas angazhimeve të mëdha dhe kontributit të madh që dha në radhet e UCK-së

kundër forcave paramilitare serbe u ngrit në strukturat e larta udhëheqse të UCK-së në ZOLL. Filimisht ishte caktuar komandant për moral e politikë kurse më vonë komandant për administrim civil(…).

Me rastin e paraqitjes publike të forcave të armatosura të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në fund të nëntorit të vitit 1997,vëllau i Ylfetes Mentori e mirëpriti me një kënaqësi të veçtë,duke u dhënë përkrahje morale. Ai u vra në përleshje me kriminelët e bandave serboçetnike gjatë një ofensive ndëshkuese ne njëren nga betejat që u zhvillua në Koshare me 25 maj të vitit 1999(…).

E Ylfete Humolli, ajo pionerja e shkëlqyeshme, ajo shpresa e ardhëmerisë sonë, është njëra prej nxënëseve të mësimeve të bac Ademit. Por ajo pati fatin të bëhet më shumë se bac Ademit, sepse ajo me 17 pranverat e saj u bë kurorë e përpjekjeve 29 vjeçare të bac Ademit.

A ka mësues më të madh se Ademi? A ka vdekje më fatlume se të Ylfetes? Dhe, sikurse idetë e mësuesit të madh që nuk munden të mbahen për jetë nën dry, edhe vdekjet fatlume nuk u ndalen, deri sa fituan idetë e mësues Ademit, deri sa mbi varrin e Ylfetes të mos ngritet mauzoleu i demokracisë.

Eh, Ylfete, flejë qetë, qetë! Pusho oj motër jona heroike se ardhmëria është jona! Prehu në varrin buzë rruge, para syve të kombit dhe të botës, se ti nuk je e vdekur-Je lindur heroinë për të jetuar pavdekshëm, deri sa të këtë shqiptarë mbi rruzullin e tokës e shqiptarë do të ketë për jetë të jetëve!

Lum prindërit që të linden oj shqiponjë e përgjakur ! Gjaku ytë kurra e kurrës nuk do të thahet, krisantemat mbi varrin tend gjithmonë, në të gjitha stinët e motit, do të lulzojnë.Ti kurrë nuk do të vyshkesh o Lulëkuqe e Kosovës.

E bukura e Dheut tonë, jeto!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.