Gani I. Mehmeti
Hill ke deklaruar se pala serbe i është qasur me konstruktivitet planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Mirëpo, njohjen reciproke e larguan nga Marrëveshja Franko-gjermane me kërkesën e Vuçiqit, njeriut “konstruktiv”!
Nga ne kërkojnë Asociacionin!!!…
Vetë kjo deklaratë, arsyeton titullin e këtij shkrimi të shkurtër. Ne mbajmë mend Hillin e dikurshëm, Hillin e kohës së Millosheviqit, i cili po bisedonte me të shpesh, kur shkonte në Beograd nga Shkupi.
Ndërsa, edhe vetëm kjo deklaratë e tij, tregon se ai tani është miqësuar me Vuçiqin, njeriun e Millosheviqit, i cili edhe ashtu, nuk ka ndryshuar asgjë nga koha e luftës, përveç afrimit të BE-së me të, përkundër që, ai nuk e sanksionoi Rusinë në luftën me Ukrainën.
Pra, deri sa Hill thot se Vuçiqi po i afrohet Perëndimit e po i largohet Rusisë, nuk është një realitet. Ai ende përkrah Rusinë në luftën kundër Ukrainës, ndërsa sa i përket Kosovës, vërtet ai është “konstruktiv”, pse atë që kërkon nga bashjkëbiseduesit, Lajçak e Borell, ia plotësojnë kërkesat, prandaj përse të mops duket “konstruktiv” edhe ne do ishim konstruktivë, sikur të na i plotësonin kërkesat, dhe kërkesat tona janë të drejta, pse nuk janë kundër askujt. Serbët e Kosovës kanë të drejtat më të mëdha në botë, tani ata në vend se të integrohen, me bekimin e ndërkombëtarëve, u jepet mundësia të ç’integrohen, pse ata, po u bë asociacioni, do të enklavizohen dhe më nuk do të bisedojnë me shqiptarët.
Kërkesat e ndërkombëtarëve për njohjen e Kosovës nga Vuçiqi kanë marrë përgjigje me kohë, i cili sa here ka thënë: Kurrë, kurrë, kurrë! Dhe tani quhet konstruktiv!
Nëse thuhet se ujku qimen e ndërron, por zakonin s’ e harron, Vuçiqi nuk ka ndërruar as qimen e as zakonin. Ai është tipi ai që ishte gjatë luftërave të viteve të 90-ta.
Hill eshte DIPLOMAT dhe DIPLOMACIA eshte nje veprimtari qe çifti i juaj nuk e kupton, sepse je ANAL FABET.
Hilli ishte, është dhe mbetet mik i joni. Kosova ishte dhe mbetet suksës i politikës së Tij. Mos ta harrojmë kontributin e tij për ne dhe vëndin gjatë viteve 1998 e 1999.