Skender MULLIQI
Nese shikojmë realitetin e krijuar të pas luftës, do të shohim së nuk u larguam shumë nga e kaluara. Po vazhdonë dhuna serbe në rajon, në një forme tjetër, dhunë në kohë paqeje, e cila po lë mbresa shkatërruese dhe tronditëse. Në këtë mes shtrohet pyetja, ku ishte Kosova pas lirisë të fituar më sakrifica të mëdha? Pak kronologji. Gjithëçka ishte e brisht nga ata që e drejtuan Kosovën. Zhvillimi ekonomik si bazë e mirëqenjës as për afër nuk ishte në nivelin të kërkuar.
U krijuan dallime të mëdha shoqërore, duke i varfëruar shumicën dhe po ashtu duke i detyruar të largohën nga vatrat e tyre shekullore. Si pasojë e mos punës, neglizhencës dhe apetiteve për pasurim të pafund të klasës politike grabitqare, u krijua një publik servil, kulturë e provincializuar, breza gjysem analfabet, pse arsimit nuk ju kushtua as kujdesi minimal sikur edhe shumë sistemeve të tjera, siç është shendetësia dhe drejtësia.
Në të gjitha këto mos përgjegjesia mbizotëroj për një kohë shumë të gjatë, e cila u tregua mbytëse e proceseve. Mbizotërojë korrupcioni dhe krimi i organizuar të cilat fenomene u bënë struktura e qatisë se gjithqkaje që bazohet në këtë vend përmes sferave të politikës dhe nomenklaturës së saj. Politika në Kosovë deri më ardhjën në pushtet të klasës se re politike, ishte largë përmbushjës së detyrimeve ndaj qytetarëve, duke mos i lejuar ata të shohin atë qka në thelb është e mirë dhe e rëndësishme.
U krijua një realitet paralel, i ndarë nga realiteti dhe nga jeta. Dy dekada pas përfundimit të luftës mbetem shoqëri thellësisht e ndarë më shumë probleme të grumbulluara shoqërore dhe politike. Kosova mbeti hapësirë e zbrazur nga thelbi dhe përmbajtja, pa një përpjekje të duhur që të gjëjmë rrugë tjetër. Ne piramidën e shtetit më të ri në Evropë koha ka treguar së më shumë patem në krye njerez, të cilët nuk ditën të bëjnë dallimin midis asaj që është shtet dhe çfarë nuk është shtet. Edhe klasa e re politike duhet të punojë shumë më shumë sa deri më tash në zgjedhjen e problemeve jetike të qytetarëve, sidomos të kategorive sociale, por edhe problemet të natyrave të tjera zhvillimore.
Nuk thëm që nuk është punuar, por nevoitet angazhim më i madh që të arrihet mirëqënja e duhur shoqërore, kur dihet për koston e lartë të jetës. U ndalen këqperdorimet e shumta product i klasës se kaluar, sodomos u punua shumë dhe në mënyre të dinjitetshme nga Qeveria e Albin Kurtit në planin e jashtëm politik, veqmas kur bëhët fjalë për bisedimet më Serbinë, të futura në qorrsokak nga ish pushtetet e shantazhuara, të cilat edhe prunë në pyetje sovranitetin dhe integritetin territorial, më marrveshjët e dëmshme të nënshkruara në Bruksel.
Për t’i mos përseritur ato, së tashmë shumë herë është folur dhe shkruar për to, e që na sollën në pozitë nënshtruese ndaj Serbisë të Vuçiqit, më hipotekë të gjenocidit, e cili edhe i dominojë bisedimet duke e faktorizuar një shtet të parefomuar dhe më apetite gllabëruese ndaj tokave shqiptare. Arriti që të faktorizohet një kriminel lufte, i cili po dëshiron të kthen krimet ndaj shqiptarëve të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, pjesë e të cilave ishte edhe ai vet. Retorika serbe është e njëjtë, synimet dhe veprimet janë gjithashtu të njëjta. Ujqërit kthehen sërish në vampirë sapo krijohen kushte të favorshme.
Dhe ne e dimë se ka gjithmonë mundësi të tilla. Ikja nga ballafaqimi me të dhënat dhe faktet e së shkuarës, shmangia e një vështrimi të ndershëm në sytë e asaj që na lanë si trashëgimi kolektive vitet nëntëdhjetë të shekullit të 20-të, sot, kur gjërat në rajon, nën presionin e tendencave ruso-serbe,po radikalizohen sërish. Jo pa fajin edhe të BE-së e cila po bën kompromise më forcat antidemokratike dhe më logjikë pushtuese. Duhet të merren parasysh të gjitha krimet serbe në ish-Jugosllavi, dhe tëndenca për krime të reja. Krimet që po i kryen Putin në Ukrainë, po bëhën gurë i rëndë në qafën e kontinentit.
Mos të lejohet rikthimi i epokës së Luftës se Ftoftë, që po pretendon Rusia më aleatin e saj natyror, Serbinë.Ngërqi në arenën politike ndërkombëtare për tu ballafaquar më shumë më këto probleme të prodhuara nga shekulli i kaluar, të përfundojnë për të mirën e njerëzimit dhe proceseve dermokratike në Evropë. Narrativat e shovenizmir ruso-serbomadh po ushqejnë krime të reja dhe hapin mundësi që historia të përsëritet vazhdimisht, në mënyrë ciklike, në kuptimin e saj më të neveritshëm. Me fjalë të tjera, qëllimet e luftës po maskohen me petkun e paqes, që sapo të krijoheshin kushte të reja, të riaktivizohen.
Serbia e Vuqiqit po ndërmerr veprime të gjera të cilët synojnë të sjellin trazira më mundësitë dhe zhvendosjes së re territoriale, për Serbi të Madhe, apo të një Mini Jugosllavie. Kosova nuk është në mëshirën e armiqëve të përhershëm serb, të cilët po dëshirojnë jo vetëm ndarjën e Kosovës, por të asgjësojnë gjithëçka që është shqiptare. Regjimi i Vuqiqit mori grushtin e rënd nga Policia e Kosovës, në tentimin terrorist në Banjskë që më luftë të ndan veriun e Mitrovicës. Dhe, grushtin tjetër vijues e mori nga Qeveria të cilën po e drejton më sukses Albin Kurti, i cili bëri shtrijen e plotë të pushtetit ne veri.