Vjosa Osmani: Vetëm Erdogan e bind Vuçiçin për të njohur pavarësinë e Kosovës

0
279
Osmani - Erdogan

Presidentja Vjosa Osmani dhe Recep Tayip Erdogan

NewsBomb.al, 09/10/2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se beson që presidenti turk Recep Tayp Erdogan mund ta bindë Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Gjatë një interviste për TRT World, Osmani i ka kërkuar homologut turk që ta vizitojë Kosovën.

Unë besoj që presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiçi që rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka theksuar më tej se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe që Serbia nuk po i respekton një mori marrëveshjes.Presidentja është shprehur se Kosova dhe Turqia kanë një bashkëpunim të mirë dhe kjo gjë pritet të thellohet më tej.

Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim në mes vete dhe kjo duhet të vazhdojë”, tha Osmani.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.