Sulm i Hamasit në Izrael dhe Rusia e Putinit

0
251
Conflict in Israel

Skënder MULLIQI

Lexues të nderuar shkrimi në vazhdim është një analizë e shkurtër së kush e nxiti pershkallëzimin e luftës në Rripin e Gazës, pa hyrë në detale të konfliktit shumë vjeqarë ndërmjet Palestinezve dhe Izraeliteve. Sulmi brutal i Hamasit në Izrael mund të jetë rastësi, apo edhe jo, përputhet më ditëlindjën e diktatorit rus, Vladimr Putin. Ishte shokuese për botën demokratike shpërthimi i luftës në Lindjën e Afertë, por e mirëseardhur për regjimin criminal të Vladimir Putinit.

Lufta ndërmjet Hamasit dhe Izraelit edhe mund ti krijon prioritete strategjike Putinit, sepse vemendja e botës Perëndimore dhe Amerikës do të përqendrohet në këtë pjesë të botës, duke harruar pakëz sa Ukrainën. Eskalimi brutal i kësaj lufte ka filluar befasishem nga Hamasi më aktët terroriste në vijen ndarëse me Izraelin, të cilët vranë dhe masakruar shumë civilë, madje gra dhe fëmijë izraelitë. Mund të jetë pikëpyetje apo mos të jetë fare implikimi i Kremlinit në krizën në Izrael, në Kosovë, në Kavkaz dhe në Afrikë, më qëllim që të shton presionin në Evropë dhe në Amerikë. Ka mendime të ndryshme, por një shumicë të ekspertëve ushtarakë e shohin Putinin si të implikuar në këto vatra të krizave.

Edhe nese Putin nuk ka gisht në të gjitha këto ngjarje, që është pak e besueshme, ai sigurisht së po qetë benzinë në zjarr, dhe po i shfrytëzon për ta fituar luftën në Ukrainë së pari, e pastaj për të vazhduar më ndonjë invazion të radhës. Diktatorët jetojnë më situata kaotike. Propaganduesit e Kremlinit situatën e krijuar në Lindjën e Afertë, e shohin si mundësi të fitorës mbi Ukrainën sovrane. Kjo mund të mos jetë vendimtare por, gjithësesi zgjatja e luftës e ndihmon agresionin ushtarak të Rusisë.

Këto dy lufta sigurishte së do të ndikojnë që te kemi një situatë më ndryshe gjeopolitike në Evropë. Ka mendime që lufta ndërmjet Hamasit dhe Izraelit të zvoglon fokusin e Ëashingtonit zyrtar në Ukrainë. Në atë vend ku ka dorë Rusia, sigurishte së ndodhë një e keqe e madhe. Dallimi i këtyre dy luftërave qëndron, së kemi një organizatë terroriste siq po quhet nga shumica e cila ka sulmuar Izraelin, dhe kemi një shtet terrorist, i cili e ka sulmuar Ukrainën. Të kahmotshme janë lidhjet e Rusisë më Iranin dhe më ekstremistet tjerë islamik të botës arabe.

Se Rusia mund të qendron pas luftës të Hamasit më Izraelin flasin edhe dëklarimet e Ministrit të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrovit dhe të Dimitar Medvejev, të cilët zhvillimet më të reja i cilësuan si detyrim, duke akuzuar Amerikën si gjithmonë, për “politika destructive”. Edhe agresiviteti i shtetit terrorist serb në veri për ndarje të Kosovës, është sponzorizuar nga Kremlini, që të hapët edhe një front i ri i luftës në Ballkanin Perëndimor.

Se Rusia është e interesuar që ti realizon planet strategjike, ku Izraeli sipas tyre duhet të tërhiqet mbrapa në kufijtë e vitit 1967. Koketimi më Hamasin dhe përkrahja e Palestinëzve është strategji e Putinit, për ta profilizuar ate si lojtarë të rëndësishem në planin global, kunder Perëndimit së bashku më Kinën dhe Iranin.Edhe diqka për fund.

Vëtem katër ditë pasi që Azerbejgjani kishte marrë Nagorni Karabahun, në rend erdhi Ballkani, pikërisht më agresionin shtetëror terrorist serb në Banjskë. Dhe, ishte shumë e natyrshme që Kosova pas këtij akti makabër kishte akuzar pushetin criminal të Vuqiqit, por edhe Mosken. Edhe ky është një argument më shumë, së Rusia është faktori primar i zhvendojës të luftës edhe në Ballkan.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.