Njeriu më zemër të madhe

0
170
Çun Lajqi

Çun Lajqi

Milazim Zeqiraj

Njeriut më zemër të madhe

( Kushtuar artistit të madh shqiptar )

Ishte korriku,
Në Sheshin e Prishtinës po kaloja,
Aty në qoshe ulur afër një lokalit artisti i madh,
Më çantë plot libra dhe një qifteli.

Pranë lokalit në karrikë ishte ulur,
Në pishë të diellit në atë vapë vere
Mbi çantë i kishte vendosë
disa libra të veta për ti shitur.

2.
Artisti në akordimin e telave të qiftelisë
një këngë të lehtë nga buzët nxirrte.

Nga larg nuk kuptoja ishte këngë a vajë,
Por telat e qiftelisë në lehtës e përcillnin
këngën vajë n´heshtje.

Fjala e popullit thot:
” Kënga është vaji i burrit“.

3.
Në lokal shumë qytëtarë pushonin,
Në atë vapë më pije etjën e shuanin,
Ai në pishë të Diellit fare nuk mërzitej
Këngën në heshtje e këndonte,
e më fetyra kah Deilli më sy gjysëm të mbyllur.

4.
E pys veten, Çun Lajçi është ky
Artist i madh i trojeve tona.

Kur unë student,
Shpesh spektator në teatër që isha.
Artisti Çuni më prezentimet e veta
Më bënte të qeshë e të qajë.

Sot unë po qëndroj ketu,
Jo në Teatër por në Shesh.
Artisti si më parë po më argton,
Por tani s´më bën të qeshi por të qajë,
për vetën tonë.

5.
Në heshtjë pyta?
Si është e mundur,
që një artist i madh
i popullit të vujtur
në moshë të shtyar,
jetën vet ta siguroj
më këngë, recitime, prezentime
dhe libra të veta duke i shitur.

Në rini në teatër na bënte të qeshim e të qajmë,
E sot të qajmë sebashku për fatin tonë.

6.
Ngadal i afrohem e u ula cuc afër ti,
Fillova të bisedoj më te si të ishim shokë.

U prezentova, por nuk më nifte
e arsyeshme ishte.

I tregova emrin se kush jamë,
Pastaj emocionët e mija
Për prezentimet dhe përsonalitetin e Ti
që unë kisha kur isha student edhe sot që kam.

7.
Ai nuk folte por më shiqonte drejt në sy
Mirë i erdhi ashtu kisha një ndjesi.

E pyta si je dhe si po kalon?
Paj mirë, kështu më halle,
pa pritësë më tregon.

8.
Unë i përgjigjem
E more artist, halle kemi të gjithë,
Më to jemi lind, e rrit e do të vdesim,
Por askush nuk na i vajton.

Ne vet duhet hallet tona ti vajtojmë
Që gjeneratat e ardhshme
Këngët dhe vajin tonë të vlersojnë.
Për punën tonë të pa lodhëshme
Që e bëmë dhe po bëjmë sot.

9.
Nuk foli, por buzëqeshi lehtësisht.
Kështu e ka artisti i madh
Në teater, rrugë e kudo
Artist është dhe artist mbetët.

I thash: Po kam knaqësi që më artistin
e qeshjeve dhe lotve të mija si student,
më kaq lehtësi mund të bisedojë.

Kët mundësi e kam vetem këtu në Prishtinë
Më artist takohen në rrugë, shesh, kafene
Në teaterin e jetës tonë.

10.
Kështu e ka artisti i popullit më halle shumë
Por artisti më zemër të madh është kudo.

II.

Kur e shiqova drejt ne sy,
Aty verejta dhimbje dhe vuajtje.

Rrudhat e ballit mi kujtuan
të qarat e kullave të Dukagjinit,
Lugjet e koderat e Rugovës
Luftat e përgjakëshme dëri sot.

2.
Plisi dhe shalli bardhë rreth qafe
Modë dhe qefin i jonë.

3.
O Zot pys, pse ky artist këtu,
Pse po i lamë anesh njërzit e mëdhenjë
në mëshirën e kohës.

Çun artisti, këngtari e autori i librave të veta
në rrugë bynën e vet tani e ka.

4.
A duhet të qajmë atëhere kur nuk i kemi,
Ti thurim fjalë miradije në ledinën e pushimit
Bësa ti ndajmë edhe dekorata
E sa ishtë gjallë nuk donim ta shofim.

III.

Për artistin Çun në kafene e qajtore
flitet mbar e mbrapsht,vlersime jep çdo kush.

Çuni është shqiptar dhe artist i madh
Më zemër të madhe e talent që rrall kush e ka.
Nuk qanë kokën për fjalë
Është patriot, nuk është politikan.
Përkrahë shtetarët së nuk don
të ndahet nga populli që e voton.

IV.

Duke bisedu më te,
Fjolla na fotografoj.
Kur e pyta Fjollën
vajzë e rritur në mërgim ,
A po e njef artistin e madh?
Po, si nuk e njoh
Çun Lajqi artisti i jonë.

Filloj të bisedojë më të,
Ai një libër ja dhuroj
Ja nëshkrujti që kujtim ta këtë.

V.

Artistin e pyta, ky libri sa kushton,
Ai ma tha një një çmim
për at libër më vlerë,
që mund i madh është bër të shkruar.

Ai në kopertinë ma shkrujti falimindërimin,
Që unë e vlersojë shumë
Nga një artist i madh shqiptarë.

Më përqafim u përshëndetëm
Duke i uruar njëri tjetrit shëndetë të mirë
dëri në takimin tjetër.

Korrik 2023, Prishtinë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.