UNË SHERBËTORJA JOTE NË ENDËRRA

0
414
Valentina Mrijaj - Skënderbeut

Valentina Mrijaj

UNË SHERBËTORJA JOTE NË ENDËRRA
(SKËNDERBEUT)

Gjergji im
Përnatë i laj këmbët e tua
Me ujin e bekuar
Sa një det sytë e tu
Mbytem në dashuri
Unë shërbëtorja
Pa gojë e fjalë
Me emër në zemër
Për ty dhe në ëndërr
Unë shërbëtorja
Kaq vonë e lindur
Gjithë jetën vrapova
Me kuajt e bardhë
Drejt frymës tënde
Pa asnjë pendesë
Unë shërbëtorja jote o Mbret
I vetmi zot ndër shekuj
Plot jetë në shpirtin tim
I gjallë si tani
Në çdo kohë e agoni
Pa pushim o zot pa dyshim
Një jetë që kam për vete
E kam dhe për ty
Gjergji im
Adhurim hyjnor
Je shpresë në epokë
Je etni.

Kosovë 2014

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.